Grupet e shpellave budiste në Xhunagadh
Grupet e shpellave budiste në Junagadh janë të vendosura në distriktin Junagadh të shtetit indian të Guxharatit. Të ashtuquajturat “Shpellat Budiste” nuk janë shpella të mirë-fillta, por tre vende të ndara dhomash të skalitura në shkëmb për tu përdorur si bujtina murgjish. Këto shpella u skalitën nga Periudha e Perandorit Ashoka dhe në periudhën midis shekujve I-IV të e.s.
Shpellat Khapra Kodiya
RedaktoMë të vjetrat prej tyre, Shpellat Khapara Kodia, mbi bazën e shkrimeve dhe gërmave të shkurtra kursive në mur, janë datuar midis shekujve të III dhe të IV p.e.s. gjatë sundimit të Perandorisë Maurjane dhe janë më të thjeshtat nga grupet e shpellave. [1] Këto shpella janë të njohura gjithashtu si Khangar Mahal.[2] Ato u skalitën në shkëmb gjatë sundimit të perandorit Ashoka dhe konsiderohen si vendbanimi më i hershëm murgëror në zonë. Ato janë vendosur përgjatë bregut të Liqenit të lashtë Sudarshan (që nuk ekziston më) dhe pak më tutje fortesës së Uparkotit, në veri. Ato janë skalitur në shpatin gjatësor lindje-perëndim. Shpellat kanë sipërfaqe të vogël, por kanë një arkitekturë unike të dizajnit të ujëmbledhësve në faqen perëndimore dhe bujtina në formë ‘L-je’. Shpellat u përdorën nga bhikkut gjatë periudhës Vassa. Pas shumë viteve të përdorimit, ato u braktisën për shkak të krisjeve të brendshme që bënë që uji të rridhte brenda tyre, duke i bërë të pabanueshme. Shumë dëshmi tregojnë se pas kësaj, murgjit u nisën për në Maharashtra, ku vazhduan të skalisin shumë struktura të ngjashme dhe më të rafinuara. Khapara Kodia u dëmtua nga nxjerrja e gurëve të mëvonshme dhe tani ka mbetur vetëm kati më i lartë.[3]
Shpellat Baba Pyare
RedaktoGrupi i Shpellave Bava Pyara gjendet pranë Modhimathit, pak më në jug të kompleksit të fortesës së Uperkotit. Ato janë shumë më të paprekura se Shpellat Khapara Kodia. Shpellat u ndërtuan gjatë sundimit Satavahana në shekujt e I-II të e.s.[1] Sipas ditarit të udhëtimit të Xuanzangut ato u ndërtuan në shekullin e I të e.s.[2] Grupi verior ka katër shpella. Grupi jug-lindor ka chaitya dhe oborr të gjerë.[1] Grupi ka 13 shpella të modeluara në tre kate, të skalitura në 45 m. gjatësi, të ndikuara nga Arkitektura Budiste.[3]
Shpellat Uperkot
RedaktoKëto shpella gjenden në Uperkot përtej hendekut 91.4 m. të thellë, pranë Adi Kadi Vavit, të skalitura në shekujt e II-III të e.s.. Këto shpella kanë ndikuar Arkitekturën Satvahana me kombinimin e stilit Greko-Skithian. Sipas Archaeological Survey of India “Grupi shpellor është në tre nivele, me të gjitë gjitha pjesët e çdo galerie të paraqitur në gjysëm reliev, por vetëm dy kate kanë dysheme të rregullta. Kati i sipërm ka një ujëmbledhës të thellë, të mbuluar në tre krahë me veranda dhe Kakshasana në krahun perëndimor dhe veri-perëndimor. Kati më i ulët ka korridor dhe kolona të skalitura mjeshtërisht, baza, trungu dhe kapiteli i të cilave kanë dizajne unike dekorative.”[1] Këto shpella janë të pajisura me kolona, hyrje, çisterna uji, dritare chaitya në formë patkoi, një sallë mbledhjeje dhe dhoma për meditim. [4]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d "Ticketed Monuments - Gujarat Buddhist Cave Groups, Uperkot, Junagadh". Archaeological Survey of India, Government of India. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2013. Marrë më 25 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Sagar, Krishna Chandra (1992). Foreign influence on ancient India. New Delhi: Northern Book Centre. fq. 150. ISBN 8172110286. Marrë më 25 nëntor 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Buddhist Caves". Gujarat Tourism - Tourism Corporation of Gujarat Limited. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2010. Marrë më 25 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Uparkot". Gujarat Tourism - Tourism Corporation of Gujarat Limited. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2016. Marrë më 18 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
RedaktoWikimedia Commons has media related to Shpellat Uperkot. |
- Sagar, Krishna Chandra (1992). Foreign influence on ancient India. New Delhi: Northern Book Centre. ISBN 8172110286. Marrë më 25 nëntor 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)