Shqiponja e detit

gjini e zogjve
(Përcjellë nga Shqiponja e Detit)

Një shqiponjë deti është çdonjëri prej zogjve grabiqarëgjininë Haliaeetus në familjen e zogjve grabitqarë Accipitridae.

Shqiponjat e detit
Vargu kohor: Mioceni mesëm deri më tani
16–0 Ma[1]
Shqiponja kokëbardhë
(Haliaeetus leucocephalus)
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Rendi: Accipitriformes
Familja: Accipitridae
Nënfamija: Haliaeetinae
Gjinia: Haliaeetus
Savigny, 1809
Lloji i species
Haliaeetus albicilla
Linnaeus (1753)
Llojet
Shiko tekstin
Sinonimet
Ichthyophaga Lesson,1843

Përshkrimi

Redakto

Shqiponjat e detit ndryshojnë në madhësi, që nga shqiponja e detit të Salomoneve, mesatarisht 2 deri në 2.7 kilogram, deri te shqiponja detare e Paqësorit, që mund të peshojë 9 kilogram.[2] Me peshë deri në 6.9 kg, shqiponja bishtbardhë është shqiponja më e madhe në Evropë. Shqiponjat kokëbardhë mund të peshojnë deri në 6.3 kilogram, duke i bërë ato shqiponja më e madhe vendase në Amerikën e Veriut. Ka të dhëna të jashtëzakonshme për individidë edhe më të rëndë te shqiponjat bishtbardhë dhe ato kokëbardhë, megjithëse asnjëri nuk e tejkalonë shqiponjën e detit të Salomoneve. Shqiponja e detit barkbardha mund të peshojë deri në 4.5 kilogram.[2] Ato kanë, në përgjithësi, ngjyrë kafe, me një kokë, bisht, ose bark të bardhë. Disa nga llojet kanë një sqep krejt të verdhë kur rriten, gjë që është e pazakontë në mesin e shqiponjave.[2]

Dieta e tyre përbëhet kryesisht nga peshq, zogj ujorë dhe gjitarë të vegjël. Foletë janë zakonisht shumë të mëdha dhe të pozicionuara në një pemë, por ndonjëherë në një shkëmb.[2]

Bishti është tërësisht i bardhë në llojet e rritura të Haliaeetus, me përjashtim të shqiponjës së detit të Salomoneve, shqiponjës barkbardhë dhe shqiponjës së Pallasit. Ekzistojnë tre çifte: shqiponjat bishtbardhë me ato kokëbardhë, shqiponja e detit të Salomoneve dhe asaj barkbardhë dhe, shqiponjat e detit Afrikane me ata të Madagaskarit.[3]

Llojet

Redakto

Dhjetë llojet ekzistuese janë:[2]

Foto Emri shkencor Emri i zakonshëm Shpërndarja
  Haliaeetus leucocephalus Shqiponja kokëbardhë Të gjitha Shtetet e Bashkuara kontinentale, Kanadaja dhe Meksika Veriore
  Haliaeetus leucogaster Shqiponja barkbardhë India dhe Sri Lanka deri në Azinë Juglindore dhe Australi
Haliaeetus sanfordi Shqiponja e detit të Salomoneve Ishujt e Salomoneve
  Haliaeetus vocifer Shqiponja Afrikane e detit Afrika nën-Sahariane
  Haliaeetus vociferoides Shqiponja e Madagaskarit Madagaskari
  Haliaeetus leucoryphus Shqiponja e detit të Pallasit Azia Qendrore, midis Detit Kaspik dhe Detit të Verdhë, nga Kazakistani dhe Mongolia në Himalajet, Bangladeshi dhe India Veriore
  Haliaeetus albicilla Shqiponja bishtbardhë Grenlanda Perëndimore, pjesa më e madhe e Euroazisë deri në Jug në Kinën Juglindore dhe Japoni.
  Haliaeetus pelagicus Shqiponja detare e Paqësorit Azia bregdetare Verilindore
  Haliaeetus humilis Shqiponja e vogël e detit Kashmir përmes Indisë Juglindore, Nepalit dhe Birmanisë drejt Indokinës
  Haliaeetus ichthyaetus Shqiponja kokëgri Azia Juglindore

Referime

Redakto
  1. ^ "Mindat.org". www.mindat.org (në anglisht). Marrë më 2021-05-28.
  2. ^ a b c d e del Hoyo, J.; Elliott, A.; Sargatal, J., red. (1994). Handbook of the Birds of the World (në anglisht). Vëll. 2. Barcelona: Lynx Edicions. ISBN 84-87334-15-6.
  3. ^ Wink, M.; Heidrich, P.; Fentzloff, C. (1996). "A mtDNA phylogeny of sea eagles (genus Haliaeetus) based on nucleotide sequences of the cytochrome b gene" (PDF). Biochemical Systematics and Ecology (në anglisht). 24 (7–8): 783–791. doi:10.1016/S0305-1978(96)00049-X.