Shtëpia e Xhafer Devës (1930)

monument kulture në Kosovë

Shtëpia e Xhafer Devës është një monument i trashëgimisë kulturore të Kosovës e cila ndodhet në qytetin e Mitrovicës.[1] Ky monument është i kategorisë "arkitekturore", i miratuar me numër.

Shtëpia e Xhafer Devës (1930)
LlojiArkitekturore
VendndodhjaMitrovicë, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës453

Historiku

Redakto

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në qendër të qytetit, gjegjësisht në bërthamën e vjetër të qytetit të Mitrovicës, dhe atë mu pranë objekteve dhe institucioneve qendrore të qytetit. Shtëpia u ndërtua në vitin 1930. Shtëpia në fillim të ndërtimit kishte karakter banimi. Pas Luftës së Dytë Botërore, e tërë pasuria e Xhafer Devës ishte konfiskuar nga pushteti i kohës dhe kjo pronë kaloi në pronësi shoqërore. Pas konfiskimit, shtëpia shërbeu si ambulancë, e më vonë si strehimore për familjet e pastrehë. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyq në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur poste kyqe – ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44). Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes (1978). Shtëpia ka destinim banimi dhe është me etazhitet B+P+2. Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore–historike dhe arkitektonike për tërë rajonin. Për nga stili i ndërtimit, kjo shtëpi i përket arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe shquhet me elemente të shumta dekoruese në eksterier. Si e tillë kjo është një ndër shtëpitë e para të këtij stili në Mitrovicë dhe Kosovë në përgjithësi. Stili i ndërtimit të kësaj shtëpie, paraqet kthesë radikale të kalimit nga ndërtimi i objekteve me ndikim të arkitekturës të stilit oriental, në ndërtim të objekteve me stil të arkitekturës moderne evropiane. Sistemi i ndërtimit është masiv. Material kryesor i ndërtimit janë gurët dhe tullat e argjilës së pjekur të lidhura me llaç gëlqeror. Konstruksioni meskatësh është nga druri. Kulmi është dy ujor nga konstruksioni i drurit, i rrethuar me mur të kurorës, ndërsa mbulesa është me qeramidhe. Suvatimi i brendshëm dhe i jashtëm është bërë nga llaçi gëlqeror. Ndërtesa ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Në objekt nuk janë bërë transformime të theksuara, përveq disa ndërhyrjeve në ndarjen e hapësirave të brendshme.[2] Fatkeqësisht kjo shtëpi u dogj më 28 mars të vitit 2015.[3]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Shtëpia e Xhafer Devës (Mitrovicë) – Databaza e Trashegimise Kulturore te Kosoves Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine 4. korrik 2016
  3. ^ Kush ishte Xhafer Deva, shtëpia e të cilit u dogj dje në Mitrovicë. Arkivuar 21 qershor 2016 tek Wayback Machine 29 mars 2015, www.gazetaexpress.com, 4. korrik 2016

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Xhafer Deva's house – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale