Shtëpia Perandorake e Japonisë
Shtëpia Perandorake e Japonisë (皇室, kōshitsu), gjithashtu referohen si Familja Perandorake ose Dinastia Yamato,[1] përbëhet nga anëtarë të familjes së gjerë të Perandorit të Japonisë në fuqi që marrin detyra zyrtare dhe publike. Sipas Kushtetutës aktuale të Japonisë, Perandori është "simboli i shtetit dhe i unitetit të njerëzve". Anëtarët e tjerë të Familjes Perandorake kryejnë detyra ceremoniale dhe shoqërore, por nuk kanë asnjë rol në punët e qeverisë. Detyrat si Perandor u kalojnë fëmijëve të tyre meshkuj.
Monarkia japoneze thuhet se është monarkia më e vjetër e trashëgueshme në botë.[2] Shtëpia Perandorake njeh 126 monarkë duke filluar me Perandorin legjendar Jimmu (që daton tradicionalisht më 11 Shkurt 660 p.e.s) dhe vazhdon deri te perandori aktual, Naruhito.
Provat historike për 29 Perandorët e parë janë margjinale nga standardet moderne, por ka prova të forta për linjën trashëgimore që kur Perandori Kinmei u ngjit në fron 1500 vjet më parë.[3]
Lista e anëtarëve të tanishëm
RedaktoJanë 18 anëtar të Familjes Perandorake:[4]
- Perandori, djali i madh i Perandorit Emeritus Akihito dhe Perandoreshës Emerita Michiko, lindi në Spitalin e Familjes Perandorake në Tokio më 23 shkurt 1960. Ai u bë trashëgimtar i dukshëm me hyrjen e babait të tij në fron. Princi i Kurorës Naruhito u martua në 9 qershor 1993 me Masako Owada. Më 1 maj 2019, ai u ngjit në Fronin e Krizantemës dhe u bë Perandor me abdikimin e babait të tij.[5]
- Perandoresha lindi më 9 dhjetor 1963, vajza e Hisashi Owada, një ish-zv. ministër i punëve të jashtme dhe ish-përfaqësues i përhershëm i Japonisë në Kombet e Bashkuara. Ajo u bë Perandoreshë me trashëgiminë e burrit të saj në fron më 30 prill 2019.[5]
- Princesha Toshi ka lindur më 1 dhjetor 2001 dhe është vajza e vetme e perandorit Naruhito dhe perandoreshë Masako.
Perandori Emeritus lindi në Pallatin Perandorak Tokio më 23 dhjetor 1933, djali i madh dhe fëmija i pestë i Perandorit Shōwa dhe Perandoreshës Kōjun. Ai ishte martuar më 10 prill 1959 me Michiko Shōda. Perandori Akihito pasoi babanë e tij si perandor në 7 Janar 1989 dhe u pasua nga Naruhito pasi ai abdikoi më 30 prill 2019.[6]
Peranoresha Emerita lindi më 20 Tetor 1934 në Tokio, vajza e madhe e Hidesaburo Shōda, president dhe kryetar nderi i Nisshin Flour Milling Inc..[6]
- Princi i kurorës Akishino, djali i dytë i Perandorit Emeritus, lindi më 30 nëntor 1965 në Spitalin e Familjes Perandorake në Tokio. Titulli i tij i fëmijërisë ishte Princi Aya. Ai mori titullin Princi Akishino dhe leje për të filluar një degë të re të Familjes Perandorake pas martesës së tij me Kiko Kawashima më 29 qershor 1990.[7]
- Princesha e kurorës Akishino lindi më 11 shtator 1966, vajza e Tatsuhiko Kawashima, profesor i ekonomisë në Universitetin Gakushuin.[7] Princi dhe Princesha Akishino kanë dy vajza dhe një djalë:
- Princesha Mako e Akishino (lindi më 23 tetor 1991)
- Princesha Kako e Akishino (lindi më 29 dhjetor 1994)
- Princi Hisahito i Akishino (lindi më 6 shtator 2006)
Princi Hitachi lindi më 28 nëntor 1935, djali i dytë dhe fëmija i gjashtë i Perandorit Shōwa dhe Perandoresha Kōjun. Titulli i tij i fëmijërisë ishte Princi Yoshi. Ai mori titullin Princi Hitachi dhe leje për të ngritur një degë të re të Familjes Perandorake më 1 tetor 1964, të nesërmen e dasmës së tij.[8]
Princesha Hitachi lindi më 19 korrik 1940, vajza e ish-Kontit Yoshitaka Tsugaru. Princi dhe Princesha Hitachi nuk kanë fëmijë.[8]
Princesha Mikasa është e veja e Princit Mikasa (2 dhjetor 1915 - 27 tetor 2016), djali i katërt i Perandorit Taishō dhe Perandoreshës Teimei dhe xhaxhai i madh i Perandorit Naruhito. Princesha lindi më 4 qershor 1923, vajza e dytë e viskontit Masanori Takagi. Princesha Mikasa ka dy vajza dhe tre djem me Princin Mikasa të ndjerë.[9]
- Princessha Tomohito e Mikasa është e veja e Princit Tomohito të Mikasa (5 Janar 1946 - 6 Qershor 2012), djali i madh i Princit dhe Princeshës Mikasa dhe një kushëri i dytë i Perandorit Naruhito. Princesha lindi në 9 prill 1955, vajza e Takakichi Asō, kryetar i Asō Cement Co., dhe gruas së tij, Kazuko, vajza e ish-Kryeministrit Shigeru Yoshida.[9] Ajo ka dy vajza me Princin e ndjerë Tomohito të Mikasa:
- Princesha Akiko e Mikasa (lindi më 20 dhjetor 1981)
- Princesha Yōko e Mikasa (lindi më 25 tetor 1983)
- Princesha Takamado është e veja e Princit Takamado (29 dhjetor 1954 - 21 nëntor 2002), djali i tretë i Princit dhe Princeshës Mikasa dhe një kushëri i dytë i Perandorit Naruhito. Princesha lindi më 10 korrik 1953, vajza e madhe e Shigejiro Tottori. Ajo u martua me princin në 6 dhjetor 1984. I njohur fillimisht si Princi Norihito i Mikasa, ai mori titullin Princi Takamado dhe lejen për të filluar një degë të re të Familjes Perandorake më 1 dhjetor 1984.[10] Princesh Takamado ka tre vajza, njëri prej të cilëve mbetet anëtar i Familjes Perandorake::
- Princesha Tsuguko e Takamado (lindi më 6 mars 1986)
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Seagrave, Sterling; Seagrave, Peggy (2001). The Yamato Dynasty: The Secret History of Japan's Imperial Family (në anglisht). Broadway Books. fq. 15. ISBN 978-0-7679-0497-1. Arkivuar nga origjinali më 2020-01-26. Marrë më 2017-08-26.
- ^ "5 Things to know about Japan's emperor and imperial family" (në anglisht). 8 gusht 2016. Marrë më 22 qershor 2020.
- ^ Hoye, Timothy (1999). Japanese Politics: Fixed and Floating Worlds (në anglisht). fq. 78.
According to legend, the first Japanese Emperor was Jimmu. Along with the next 13 Emperors, Jimmu is not considered an actual, historical figure. Historically verifiable Emperors of Japan date from the early sixth century with Kimmei
- ^ "Genealogy of the Imperial Family" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2016. Marrë më 16 tetor 2012.
- ^ a b "Their Imperial Highnesses Crown Prince Naruhito and Crown Princess Masako" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
- ^ a b "Their Majesties the Emperor and Empress" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
- ^ a b "Their Imperial Highnesses Prince and Princess Akishino and their family" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
- ^ a b "Their Imperial Highnesses Prince and Princess Hitachi" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
- ^ a b "Their Imperial Highnesses Prince and Princess Mikasa and their family" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
- ^ "Her Imperial Highness Princess Takamado and her family" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2012. Marrë më 16 tetor 2012.