Akihito (明仁 lindi më 23 dhjetor 1933) ishte Perandori i 125-të i Japonisë, sipas rendit tradicional të trashëgimisë, nga 7 janari 1989 deri më 30 prill 2019. Ai pasoi në fronin e Krizantemës me vdekjen e babait të tij, Perandorit Showa (Hirohito). Pas abdikimit të tij për shkak të moshës së tij dhe shëndetit në rënie,[1] ai u bë Perandori Emeritus. Ai u pasua nga djali i tij i madh, Naruhito.

Akihito
Akihito 090710-1600b.jpg
Perandori i Japonisë
Mbretërimi 7 janar 1989 – 30 prill 2019
Kurorëzimi 12 nëntor 1990
Paraardhës Shōwa
Pasardhës Naruhito
Kryeministrat
Bashkëshorte Michiko Shōda
Fëmijë
Era name and dates
Heisei: 8 janar 1989 – 30 prill 2019
Shtëpia Shtëpia Perandorake e Japonisë
Baba Perandori Shōwa
Nëna Perandoresha Kōjun
Lindi Tsugunomiya (継宮) Akihito (明仁)
23 dhjetor 1933
Pallati perandorak i Tokjos, Tokyo City, Prefektura Tokjo, Japonia
Religjioni Shinto

BiografiaRedakto

Akihito është djali më i madh i pesë djemëve të Perandorit Showa (Hirohito) dhe Perandoreshës Kojun (Nagako). I quajtur Princi Tsugu (継宮, Tsugu-no-miya) si fëmijë është edukuar nga mësuesit privat e më pas ka hyr në shkollën fillore e të mesme nga viti 1940 deri më 1952. Për dallim nga anëtarët e tjerë te familjes perandorake, Akihito nuk e ka përfunduar shkollimin ushtarak pas lutjes së babait të tij perandorit Hirohito.

Gjatë bombardimit të Tokjos nga amerikanët Akihito dhe vëllau i tij më i vogel Princi Masahito janë evakuuar nga qyteti. Gjatë okupimit të Japonisë nga amerikanët, në Luftën e Dytë Botërore, Akihito mësoi anglisht dhe sjelljet perëndimore nga mësuesja e tij Elizabeth Gray Vining. Akihito studioi shkencat politikeUniversitetin Gakushuin të Tokjos edhe pse asnjëherë nuk u diplomua. Ai ishte pasuesi i fronit perandorak që nga momenti i lindjes së tij. Inaugurimi i tij si Princ i Kurorëzuar (立太子礼, Rittaishirei) u mbajt në Pallatin Perandorak të Tokjos më 10 nëntor 1952. Në vitin 1953, Akihito e përfaqësoi Japoninë në kuorëzimin e mbretëreshës Elizabeth II.

Perandori Akihito u ekzaminua me kancer në janar 2003. Që nga marrja e fronit Perandori Akihito ka tentuar që të afrojë sa më shumë familjen perandorake me popullin japonez.

Martesa dhe fëmijëtRedakto

Më 10 prill 1959, Akihito u martua me zonjushën Michiko Shoda, vajza e madhe të Hidesaburo Shoda, presidentin e Kompanisë Nisshin. Princesha e re e kurorëzuar ishte e huaja e parë që u martua me një pjesëtar të familjes perandorake, duke prishur traditën e më shumë se 2,600 vite.[2]

Perandori Emeritus Akihito dhe Perandoresha Emerita Michiko kanë tre fëmijë: dy djem Naruhito (lindur më 23 shkurt 1960) dhe Fumihito, Princi Akishino (lindur më 30 nëntor 1965), dhe një vajzë Sayako Kuroda (lindur më 18 prill 1969).

ReferimetRedakto

  1. ^ Enjoji, Kaori (1 dhjetor 2017). "Japan Emperor Akihito to abdicate on April 30, 2019". CNN (në anglisht). Tokyo. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 1 dhjetor 2017.
  2. ^ "The wedding that broke centuries of tradition". BBC News (në anglisht). 1 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2019. Marrë më 1 shtator 2017.