Shtëpitë shkolla të familjes Mërnica janë katër shtëpi private të cilat ndodhen në Vushtrri. Këto shtëpi gjatë viteve '90 kanë shërbyer si objekte shkollore për organizimin e procesit edukativ dhe arsimor. Shtëpitë e familjes Mërniica u shndërruan në një hapësirë për qëndresë kundër pushtuesit serbë në vitet 1990, kohë në të cilën priti qindra nxënës e mësimdhënës brenda hapësirave të saj. [1]

Shtëpitë shkolla të familjes Mërnica në Vushtrri

Vështrim

Redakto

Në fillim të viteve 1990 nxënësit dhe mësimdhënësit kosovarë u përjashtuan nga objekte shkollore dhe nuk u lejohej hyrja në institucione arsimore. Si rezultat i kësaj u kërkuan dhe u gjetën alternativa, të cilat i lejonin të rinjtë të vazhdonin shkollimin dhe kjo ishte përdorimi i shtëpive dhe banesave private që u shndërruan në hapësira arsimore. Kështu kosovarët krijuan dhe mbajtën gjallë një sistem arsimor paralel pa patur ndërtesa të mirëfillta, libra apo mjete shkollore përgjatë vitete 90-të.

Kështu në vitin 1991, vëllezërit Mërnica (Halimi, Selimi, Tafili, Hajdari dhe Fadili) nga Vushtrria ofruan shtëpitë e tyre tre katëshe për nxënësit dhe stafin e Gjimnazit Muharrem Bekteshi në Vushtrri në mënyrë që ata të vazhdonin shkollimin. Kështu ndodhi që shtëpitë e vëllezërve Mërnica u bënë Shkollë e Mesme e Vushtrrisë, ku mësimi zhvillohej në dy ndërrime.[2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Idrizi: Kur okupatori serb i mbylli shkollat, familja Mernica hapi dyert e 4 shtëpive për nxënësit". ekonomiaonline.com. Marrë më 2024-10-18.
  2. ^ "Idrizi për çaj te familja e veprimtarit Halim Mernica që lëshoi shtëpitë për shkolla". VushtrriaOnline - Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine. 2021-09-30. Marrë më 2024-10-18.
  3. ^ QIK (29 janar 1997). "Kërcënime me shpërngulje nga vendlindja". Gazeta Bujku. fq. 11. Marrë më 2024-10-17.