Simbolet Shtetërore të Republikës së Kosovës[1] janë: flamuri, stema dhe himni. Me flamurin, stemën dhe himnin përfaqësohet Republika e Kosovës dhe identiteti shtetëror i saj. Simbolet kombëtare të Kosovës përfaqësojnë atë që është unike për kombin, duke reflektuar kështu aspekte të ndryshme të jetës dhe historisë së saj kulturore.

Flamuri i Kosovës

Redakto

Flamuri i Kosovës ka një sfond blu dhe ka të vendosur mbi të një hartë të Kosovës dhe gjashtë yje. Yjet zyrtarisht nënkuptojnë gjashtë grupimet kryesore etnike në Kosovë:[6] shqiptarët, serbët, turqit, gorani, boshnjakët dhe romët (pwrkatwsisht komunitetin Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët[7]).

Përdorimi i flamurit shtetëror

Redakto

Flamuri shtetëror vendoset në mjediset e brendshme dhe të jashtme të institucioneve shtetërore dhe publike. Flamuri shtetëror mund të vendoset në mjedise të brendshme të zyrave publike, në universitete, në selitë e partive politike, në institucione shkencore e kulturore, në objekte të kultit dhe në organizata të ndryshme. Në këto raste, flamuri qëndron në të djathtë të vendit kryesor apo në tavolinën e punës.

Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës përdoret:

  • në rastet e takimeve ceremoniale të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore me përfaqësues të shteteve të huaja,
  • me rastin e solemnitetit zyrtar të përcjelljes së Kryetarit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit kur shkojnë nga Republika e Kosovës në vizitë në shtetet e huaja dhe në pritjen e tyre kur kthehen në Republikën e Kosovës;
  • me rastin e arritjes zyrtare të udhëheqësit të shtetit të huaj ose të përfaqësuesit të autorizuar të organizatës ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, përkatësisht me rastin e solemnitetit të ndarjes kur shkojnë nga Republika e Kosovës;
  • me rastin e takimeve vendore dhe ndërkombëtare, tubimeve publike, garave sportive, kulturore dhe garave tjera, shfaqjeve humanitare, ushtarake, dhe tjera si dhe në të cilat Republika e Kosovës paraqitet, përkatësisht në të cilat merr pjesë;
  • me rastin e festave zyrtare
  • me rastin e ditëve përkujtimore;

Ndërsa në rastet e ditëve të zisë të shpallura në Republikën e Kosovës, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë. Mënyra e vendosjes dhe heqjes së flamurit shtetëror përcaktohet me akt përkatës nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Stema e Kosovës

Redakto

Stema e Kosovës është simbol i Republikës së Kosovës i cili publikisht u paraqit për herë të parë në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës17 shkurt të vitit 2008.

Stema e Republikës së Kosovës vendoset:

  • në hyrje të institucioneve shtetërore, së bashku me emërtesën e tyre;
  • në të gjitha aktet zyrtare;
  • në vulat e institucioneve shtetërore;
  • në dokumentet dhe marrëveshjet ndërshtetërore të Republikës së Kosovës në bazë të reciprocitetit.

Përdorimi i stemës së Republikës së Kosovës është e drejtë ekskluzive e organeve shtetërore.

Himni i Republikës Kosovës

Redakto

Evropa Ode to Joy është himni zyrtar i Kosovës. Nuk ka tekst zyrtar, por janë shkruar tekstet jozyrtare për të. Himnin u kompozua nga Mendi Mengjiqi. Himni u miratua më 11 qershor 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës me 72 vota për dhe 5 kundër, dhe u zgjodh pasi nuk përmbante referenca për asnjë grup etnik të caktuar.

Himni intonohet në ceremonitë zyrtare, në çdo veprimtari ndërkombëtare, ku vendi ynë është palë, si dhe në raste të tjera të përcaktuara me ligjet përkatëse. Kur intonohet himni, merret drejtqëndrim. Himni nuk intonohet asnjëherë në mjediset publike pa prezencën e flamurit, me përjashtim, kur ekzekutohet në televizion ose në radio. Në ceremonitë solemne, festive dhe të përfaqësimit, intonohet vetëm strofa e parë dhe refreni i himnit.

Himni mund të intonohet/ekzekutohet:

  • me rastin e solemnitetit zyrtar kur Kryetari i Republikës së Kosovës shkon nga Republika e Kosovës në shtetet e huaja dhe në rastin e pritjes kur kthehet në Republikën e Kosovës;
  • me rastin e arritjes dhe përcjelljes së kryetarëve të shteteve të huaja ose të zyrtarëve të lartë apo përfaqësueseve të autorizuar të organizatave ndërkombëtare;
  • me rastin e vënies së kurorave, të cilat i vënë përfaqësuesit zyrtar të Republikës së Kosovës, përkatësisht përfaqësuesit e shteteve të huaja ose të organizatave ndërkombëtare pranë përmendoreve, në varreza të dëshmoreve apo të ngjashme.

Historiku i simboleve shtetërore

Redakto
  • Simbolet - Përzgjedhja e simboleve të Republikës së Kosovës u realizua nga Kryeministri z.Hashim Thaqi dhe juria seleksionuese për simbolet e shtetit e cila përbëhej nga përfaqësues të të gjitha etniteteve politike parlamentare, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues nga sfera akademike. Kjo përzgjedhje u dërgua në Kuvendin e Kosovës për miratim ku edhe u miratua.
  • Flamuri i Republikës së Kosovës - Flamuri është rezultat i punës së konkurruesit Muhamer Ibrahimi dhe përbëhet nga gjashtë yje të bardhë të vendosur mbi hartën e artë të Kosovës të vendosur në një hapësirë të kaltër. Gjashtë yjet zyrtarisht përfaqësojnë gjashtë grupet etnike më të mëdha në shtetin e Republikës së Kosovës.

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 tetor 2013. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)