Sina e Poshtme
41°43′43″N 20°17′16″E / 41.7286°N 20.2878°E
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Sina e Poshtme | |
---|---|
Fshat | |
Bashkia | Bashkia Peshkopi |
Qarku | Qarku i Dibrës |
Rrethi | Rrethi i Dibrës |
Qeveria | |
• Trupi | Komuna Arras |
Sina e Poshtme është një fshat që ndodhet në njësinë administrative Arras në Qarkun e Dibrës të Shqipërisë. Njesia administrative Arras eshte nje komune ne Rrethin e Dibres ne Shqiperi. Komuna Arras eshte e vendosur ne veri-perendim te qarkut te Dibres, dhe ka 9 fshatra, me 5600 banore. Kjo zone shquhet per traditen e saj historiko-kulturore. Ne vitin 1984, kjo zone eshte percaktuar nga vete historianet si qendra e Principates se Kastrioteve, dhe vendlindja e heroit kombetar te shqipetareve , Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Po ne kete fshat ( Sine e Poshtme) , u ndertua ne vitin 1985, muzeu ” Vendlindja e Kastrioteve” . Komuna e Arrasit ndahet ne 9 fshatra : Arrasi, Sine e Poshtme, Sine e Eperme, Cidhen, Gryke Noke, Guri I Zi, Mustafe, Lazrej, Koder Leshaj. Komuna siguron per komunitetin, sherbimet e furnizimit te ujit te pijshem ne 3 fshatra, dhe ne sherbim te aktiviteteve ne rreth 70% te territorit te mirembajtjes se shkollave, e materialeve te paperpunuara te lendeve djegese, mirembajtjen e objekteve shkollore, qendrave shendetesore etj.
Historia
RedaktoSipas historise te Skenderbeut te shkruar nga Marlin Barleti, kjo zone cilesohej si vendlindja e Kastrioteve dhe emertohet Cidna, sot Cidhen sipas emrit historik te zones. Ne zone ka mjaft toponime dhe shtrihen muret e nje kalaje te ndertuar gjate asaj kohe. Cidhna ka nje histori te gjate dhe domethenese, dhe trojet e saj vleresohen shume si nje mrekulli natyrore dhe historike per kombin shqiptar. Ne kete fshat gjendet gjithashtu nje muzeu historik.
Gjeografia
RedaktoKomuna Arras kufizohet ne lindje me lumin Drin, ne veri me komunen e Zall-Dardhes, ne jug me komunen e Muhurrit dhe ne perendim nga malet. Komuna ka nje siperfaqe prej 70 km katror,e cila pershkohet nga lumi Drin me lartesi 380 m mbi nivelin e detit. Kufizohet gjithashtu nga malet e Pllajut te Rujes,malet e Lures. Rrjedhja e lumit te Setes nga Gryka e Galices e nderthur me vargjet malore I japin fshatit nje pamje te mrekullueshme te relievit dhe natyres se saj.
Ekonomia
RedaktoBurimet kryesore te jeteses per popullaten e ketij vendi jane bujqesia dhe blegtoria. Komuna ka nje siperfaqe prej 13 ha toke, dhe duke patur parasysh poziten e pershtashme gjeografike, kjo zona ka kushte te favorshme klimatike per kultivimin e te gjitha bimeve dhe shume frutave. Mbizoterojne vreshtat dhe pemetarite me shume. Komuna ka rezerva te mjaftueshme te burimeve ujore pasi nga uji I lumit te Setes jane furnizuar me uje edhe komuna te tjera te Dibres. Bujqesia u bazua me se shumti ne kultivimin e dritherave, ndersa blegtoria ne rritjen e gjedheve. Taksat lokale kane qene deri me tani te kufizuara per token dhe ndertesat. Ne lumin e Setes eshte ndertuar ne vitet e 80-s nje hidrocentral me fuqi 1200 KW. Gjithashtu bashkia eshte ne perfundim te studimit per ndertimit te nje fabrike cimentoje.
Fiset
RedaktoDisa nga fiset e fshatit te Sines jane Kaloshi, Kaci, Sinani etj por si fisin me te vecante do te vecoja fisin Kaloshi nga I cili kane dale burra trima e te mencur, patriot e atdhetare. Fisi Kaloshi njihet si nje nga fiset me te medhenj dhe me luftarak te Dibres. Kjo shtepi e madhe ishte sofra bujare e Malesise dhe e Dibres. Ketu strehohej, hante e pinte, I njohur e I panjohur. Eshte fis I ardhur ne Diber dhe ka nje histori te gjate, pasi eshte fisi pasardhes I Kastrioteve, pra Kaloshet e Sines jane pasardhesit e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut. Ne periudhen 1918-1920, ne luften per clirimin e Dibres nga serbet,shkelqen mbi te tjeret fisi Kaloshi, nga ku u emeruan gjithashtu si oficere shume nga djemte e Kalosheve. Por me futjen e rregjimit komunist ne Shqiperi shume prej familjeve te ketij fisi u denuan me burg dhe u internuan. Me fillimin e demokracise Sina e Poshtme u shpopullua mga ky fis, pasi shumica kishin vdekur ne lufte me malazezet dhe serbet, nje pjese ishin ne internim, por pati edhe shume familje qe emigruan jashte shtetit, kryesisht SHBA, Kanada. Numerohen diku tek 4 familje te mbetura nga ky fis qe jetojne akoma ne fshatin Sine e Poshtme pasi pjesa tjeter jane shperndare neper rruget e botes. Por prapeseprape mbetet nje nder per Dibren dhe Malesine prezenca e nje fisi te tille kaq patriotik qe luftoi me mish e me shpirt per te cliruar Dibren ne periudhen kur ajo ishte e pushtuar.
Komuna Arras |
---|
Arrasi · Çidhna · Grykë-Noka · Gur i Zi · Kodër Leshe · Lazrej · Mustafe · Sina e Poshtëme · Sina e Epër |
redaktoni kutinë |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |