Arthur Evans
Arthur Evans (8 korrik 1851 – 11 korrik 1941) ishte një arkeolog britanik dhe pionier në studimin e qytetërimit të Egjeut në epokën e bronzit. Ai është më i famshëm për zbulimin e pallatit të Knososit në ishullin grek të Kretës. Bazuar në strukturat dhe artefaktet e gjetura atje dhe në të gjithë Mesdheun lindor, Evans zbuloi se duhej të dallonte qytetërimin Minoan nga Greqia Mikene. Evans ishte gjithashtu i pari që përcaktoi shkrimet e Kretës Linear A dhe Linear B, si dhe një shkrim piktografik më të hershëm. Objekt i interesimit të tij kanë qenë edhe Ilirët dhe Iliria. [1] [2]
Biografia
RedaktoSir Arthur Evans lindi më 1851. U edukua në "Harrow School" të Oksfordit e më pas në Universitetin e Gottingenit. Fama iu shugurua prej punës si arkeolog në pallatin e Knosit në Kretë, zonë të cilën ai e identifikoi si qendrën e qytetërimit të ashtuquajtur Minoik. Edhe më parë atë e kish grishur historia dhe arkeologjia e Ilirisë dhe Ilirikut, vise që u kish rënë kryq e tërthor në 1880-ën, kur punonte si korrespondent i Ballkanit për "Manchester Guardian". Ai studioi arkeologjinë e ilirëve jo nga tryeza e studios së qetë të arkeologut, por t‘shumtën e herëve në lëvizje e sipër, me dinamizmin tipik prej gazetari dhe politikani aktiv, jo rrallë në qendër të turbullirave të krizës ballkanike. (Gabimisht, është pandehur deri vonë se mbi 260 faqet e tij ishin redaktuar në qetësinë e mëpasshme kur Evans u kthye në Oksford, duke u bazuar vetëm në shënimet dhe skedat e terrenit).
Më 1878-ën, në moshën 27-vjeçare, ende para se ta përmbyllte misionin e tij ballkanik, ai kish publikuar të famshmet "Illirian Letters". Interesi i tij për ilirët e Jugut i kaptonte kufijtë e pasionit ; vetëm akuzat e austro-hungarezëve për spiunazh në gji të territoreve të reja të perandorisë së hasburgëve do ta pengonin Evansin të thellohej përfundimisht në këtë territor. Nuk do harruar se Bosnja, Hercegovina dhe një pjesë e Serbisë u ndanë nga Perandoria Osmane me të bujshmin Kongres të Berlinit më 1878 e do të mbeteshin nën Austro-Hungarinë deri aty nga viti 1908, kur u formua Jugosllavia. Puna e Evansit si ilirolog u njoh ndërkombëtarisht më 1880-ën, kur në volumin e 20-të të Numismatic Cronicle ai publikoi një gjetje të rëndësishme monedhash të shek. II p.e.s., të ndodhura në fshatin Selcë të Alpeve Shqiptare.
Nga 1884 deri në 1908, Evans ishte kurator i Ashmolean Museum në Oksford dhe një vit më pas, më 1909, iu dha Medalja e Arte nga Royal Institute of British Architects. Më 1911, mbretëresha e Anglisë e shpalli Kalores, duke i shtuar emrit të tij titullin Sir. Lufta e Madhe (LIB) e shënjoi fort idealizmin e tij. Deri në vdekje nuk iu shlyen mbresat e tmerreve të asaj lufte. Kish hyrë i ri në vorbullën e saj, por nga egërsia e konflikteve të fundit i qe cenuar besimi në commonsense e vet. Si të mos mjaftonte, thuhet që në shtratin e vdekjes i komunikuan pandehmën se nazistët kishin bombarduar Kretën, duke shkatërruar Pallatin e Knosit dhe gjetjet e tij. Nuk kish qenë e vërtetë. Tash grekët i kanë ngritur aty një monument njeriut që bëri të famshme në gjithë botën kulturën parahelene që ata trashëgojnë.
Evans vdiq në vitin 1941 në moshën 90-vjeçare, dhe pas vdekjes mori po aq merita, në mos më tepër, sa kish marrë kur ishte gjallë. Por Arthur Evans u kujtua gjatë si njeri me ndjeshmëri të lartë e që luftoi gjithë jetën e tij për një botë më të mirë - moto e vjetër kjo, e cila buronte prej moralit tashmë të zhdukur viktorian, mishëruar edhe tek Evansi gjatë gjithë rrojtjes së vet.
Botimi i Ancient Illyria është homazhi i parë shqiptar për këtë njeri të pazakontë. Tash pritet së shpejti të dalë në shqip vepra e tij mbi ilirët, financuar nga "Albanian Trust" dhe "Fondi Shqiptar për Monumentet".
Publikimet
Redakto- Evans, Arthur John (1871). "On a hoard of coins found at Oxford, with some remarks on the coinage of the first three Edwards". Numismatic Chronicle. New Series (në anglisht) (11): 260–282.
- —— (1876). Through Bosnia and the Herzegóvina on foot during the insurrection, August and September 1875; with an historical review of Bosnia and a glimpse at the Croats, Slavonians, and the ancient republic of Ragusa (në anglisht). London: Longmans, Greens and Co.
arthur john evans.
- —— (1877). Through Bosnia and the Herzegdvina on foot, during the insurrection, August and September 1875, with an historical review of Bosnia, and a glimpse at the Croats, Slavonians, and the ancient republic of Ragusa (në anglisht) (bot. 2nd). London: Longmans, Green and Co.
- —— (1878). Illyrian letters: a revised selection of correspondence from the llllyrian provinces of Bosnia, Herzegdvina, Montenegro, Albania, Dalmatia, Croatia and Slavonia during the troubled year 1877 (në anglisht). London: Longmans, Green and Co.
- —— (1883). Antiquarian researches in Illyricum. (Parts I and II). From The Archaeologia Vol. XLVIII (në anglisht). Westminster: Nichols and Sons.
- —— (1884). The Ashmolean museum as a home of archæology in Oxford: an inaugural lecture given in the Ashmolean Museum, November 20, 1884 (në anglisht). Oxford: Parker & Co.
- Evans, Arthur John (1885). "Antiquarian researches in Illyricum, Parts III, IV". Archaeologia (në anglisht). XLIX. London: 1–167.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!) - —— (1886). "Megalithic Monuments in their Sepulchral Relation". Transactions of the Lancashire and Cheshire Antiquarian Society (në anglisht). Manchester: A. Ireland Co., Printers. III, 1885.
- —— (1889). "The "horsemen" of Tarentum. A contribution towards the numismatic history of Great Greece. Including an essay on artists', engravers', and magistrates' signatures". Numismatic Chronicle. 3rd Series (në anglisht). 9.
- —— (1890). "On a Late-Celtic urn-field at Aylesford, Kent, and on the Gaulish, Illyro-Italic, and Classical connexions of the forms of pottery and bronzework there discovered". Archaeologia (në anglisht). 52 (2): 315–88. doi:10.1017/S0261340900007591.
- —— (1892). Syracusan "medallions" and their engravers in the light of recent finds, with observations on the chronology and historical occasions of the Syracusan coin-types of the fifth and fourth centuries B.C. And an essay on some new artists' signatures on Sicilian coins (reprinted from the Numismatic Chronicle of 1890 and 1891) (në anglisht). London: Bernard Quaritch.
- —— (1894). "Primitive Pictographs and Script from Crete and the Peloponnese". The Journal of Hellenic Studies (në anglisht). XIV: 270–372. doi:10.2307/623973. JSTOR 623973. S2CID 163720432.
- —— (1895). Cretan pictographs and prae-Phoenician script: with an account of a sepulchral deposit at Hagios Onouphrios near Phaestos in its relation to primitive Cretan and Aegean culture (në anglisht). London: Bernard Quaritch.
- —— (1898). Letters from Crete. Repr. from the "Manchester Guardian" of May 24, 25, and June 13, with notes on some official replies to questions asked with reference to the above in the House of Commons (në anglisht). Oxford: Hart.
- —— (1901A). "The Mycenaean Pillar Cult and its Mediterranean Relations with Illustrations from Recent Cretan Finds". The Journal of Hellenic Studies (në anglisht). 21: 99–204. doi:10.2307/623870. hdl:2027/uva.x000381934. JSTOR 623870. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2016. Marrë më 8 shtator 2017.
- —— (1901B). "Minoan Civilization at the Palace of Knosses" (PDF). Monthly Review (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 qershor 2013. Marrë më 26 prill 2012.
- —— (1906A) [1905]. Essai de classification des Époques de la civilization minoenne: résumé d'un discours fait au Congrès d'Archéologie à Athènes (në anglisht) (bot. Revised). London: B. Quaritch.
- —— (1906B). "The prehistoric tombs of Knossos: I. The cemetery of Zapher Papoura, with a comparative note on a chamber-tomb at Milatos. II. The Royal Tomb at Isopata". Archaeologia (në anglisht). London: B. Quaritch. 59: 391–562. doi:10.1017/S0261340900027612.
- —— (1909). Scripta Minoa: The Written Documents of Minoan Crete: with Special Reference to the Archives of Knossos (në anglisht). Vëll. I: The Hieroglyphic and Primitive Linear Classes: with an account of the discovery of the pre-Phoenician scripts, their place in the Minoan story and their Mediterranean relatives: with plates, tables and figures in the text. Oxford: Clarendon Press.
- —— (1912). "The Minoan and Mycenaean Element in Hellenic Life". The Journal of Hellenic Studies (në anglisht). 32: 277–287. doi:10.2307/624176. JSTOR 624176. S2CID 163279561.
- —— (1914). "The 'Tomb of the Double Axes' and Associated Group, and the Pillar Rooms and Ritual Vessels of the 'Little Palace' at Knossos". Archaeologia (në anglisht). 65: 1–94. doi:10.1017/S0261340900010833.
- ——. The Palace of Minos: a comparative account of the successive stages of the early Cretan civilization as illustrated by the discoveries at Knossos (1921, 1928A, 1928B, 1930, 1935A, 1935B, 1936) (në anglisht). London: MacMillan and Co; Online by Ruprecht-Karls-Universität Heidelberg. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2012. Marrë më 27 prill 2012. [Volume 1, Volume 2 Parts 1&2, Volume 3, Volume 4 Parts 1&2, Index by Joan Evans].
- —— (1921). PM (në anglisht). Vëll. I: The Neolithic and Early and Middle Minoan Ages. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2013.
- —— (1928A). PM (në anglisht). Vëll. II Part I: Fresh lights on origins and external relations: the restoration in town and palace after seismic catastrophe towards close of M. M. III and the beginnings of the New Era. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2013.
- —— (1928B). PM (në anglisht). Vëll. II Part II: Town-Houses in Knossos of the New Era and restored West Palace Section, with its state approach. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2013.
- —— (1930). PM (në anglisht). Vëll. III: The great transitional age in the northern and eastern sections of the Palace: the most brilliant record of Minoan art and the evidence of an advanced religion. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2013.
- —— (1935A). PM (në anglisht). Vëll. IV Part I: Emergence of outer western enceinte, with new illustrations, artistic and religious, of the Middle Minoan Phase, Chryselephantine "Lady of Sports", "Snake Room" and full story of the cult Late Minoan ceramic evolution and "Palace Style". Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2013.
- —— (1935B). PM (në anglisht). Vëll. IV Part II: Camp-stool Fresco, long-robed priests and beneficent genii, Chryselephantine Boy-God and ritual hair-offering, Intaglio Types, M.M. III – L. M. II, late hoards of sealings, deposits of inscribed tablets and the palace stores, Linear Script B and its mainland extension, Closing Palatial Phase, Room of Throne and final catastrophe. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2013.
- Evans, Joan (1936). PM (në anglisht). Vëll. Index to the Palace of Minos. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2013.
- —— (1925). ʻThe ring of Nestor;̓ a glimpse into the Minoan after-world, and a sepulchral treasure of gold signet-rings and bead-seals from Thisbê, Boeotia (në anglisht). London: Macmillan and Co.
- —— (1929). The shaft graves and bee-hive tombs of Mycenae and their interrelation (PDF) (në anglisht). London: MacMillan and Co. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 shtator 2011.
- —— (1933). Jarn Mound, with its panorama and wild garden of British plants (në anglisht). Oxford: J. Vincent.
- —— (1952). Scripta Minoa: The Written Documents of Minoan Crete: with special reference to the archives of Knossos (në anglisht). Vëll. II: The Archives of Knossos: clay tablets inscribed in linear script B: edited from notes, and supplemented by John L. Myres. Oxford: Clarendon Press.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Myres, J. L. (1941). "Arthur John Evans. 1851–1941". Obituary Notices of Fellows of the Royal Society (në anglisht). 3 (10): 940–968. doi:10.1098/rsbm.1941.0044. S2CID 162188868.
- ^ "List of Fellows" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2016. Marrë më 16 tetor 2014.