Sistemi i organeve të frymëmarrjes
Organet e frymekembimit na mundësojnë shkëmbimin e gazeve (Oksigjeni dhe dioksid karboni) ndërmjet mushkërive dhe gjakut.
Gjaku sjell oksigjenin nga mushkëritë deri te të gjitha qelizat e organizmit,dhe largon CO2 nga qelizat dhe e sjell deri në mushkëri.
I cili me frymënxjerrje largohet jashtë organizmit.Oksigjeni duhet të merret vazhdimisht.Ndërprerja e frymëmarrjes rezulton me vdekjen e organizmit.Te njeriu,frymëmarrja shkon në "dy faza':në fazën e parë kryhet frymëmarrja e mushkerive kurse në fazën e dytë frymëmarrja e qelizave.
Organet e frymekembimit te njeriu përbëhen nga: zgavra e hundës,faringu,laringu,trakea bronket bronkiolat dhe alveolat ku kryhet shkembimi i gazeve .Organet themelore janemushkëritë.Përvec organeve themelore,ekzistojnë edhe organet ndihmëse sic janë:pleura-cipa mushkërore,diafragma dhe muskujt ndërbrinjor
Rrugëtimi I ajrit nga hunda në mushkëri
Redakto
Gjatë frymëmarrjes ajri fillimisht hyn në zgavrat e hundës,vazhdon në fyt,laring,trake.
Trakea degëzohet në dy bronke të cilat hyjnë në të dy krahët e mushkërive.Në mushkëri bronket degëzohen në gypa më të hollë-bronkiole dhe përfundojnë verbtas në qeska ajrore apo alveole.Në zgavrat e hundës ajri nxehet dhe furnizohet me lagështi,kurse mukoza e hundës së bashku me qimet e ndal depërtimin e pluhurit dhe të mikrobeve në organet e frymëmarrjes.Ajri nga hundët kalon në fyt(faring).
Fyti (faringu)-është vend I kryqëzimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe tretjes së ushqimit.Ajri nga zgavra e hundës nëpër fyt kalon në laring,ndërsa ushqimi nga goja futet në kapërcall.Edhe fyti është I mbështjellë me mukozë në të cilën mblidhet pluhuri I cili përmes lëngut jargor gjatë kollitjes hudhet në ambientin e jashtëm.
Laringu-është pjesë fillestare e trakesë,në të vjen ajri nga fyti.Shërben edhe si organ ku prodhohet zëri.
Trakea (gabzheri)-fillon nga pjesa e poshtme e laringut,përbëhet prej 15-20 unazave kërcore elastike.Ndryshe prej organeve të tjera gypore,trakea ështe gjithmonë e hapur,sepse muret e saj janë të përforcuara me unaza kërcore.Sipërfaqja e brendshme e trakesë është e veshur me epitel qepallor.Në pjesen e poshtme trakea degëzohet në dy bronke,të cilat më tutje ndahen në bronkiole,bronkiolet përfundojnë verbtas në alveole.Mushkëritë e njeriut përmbajnë prej 300-400 milionë alveole, me sipërfaqe të përgjithshme prej 100m2.
Verzat - Verzat janë organe të frymëmarrjes që paraqiten te organizmat ujorë. Ndërtimin e tyre më së miri mund ta shohim te peshku. Peshku frymëmarrjen e kryen në atë mënyrë që në vazhdimësi uji depërton prej zgavrës gojore në zgavrën verzore, duke i lagur muret e të çarave verzore, ku bëhet shkëmbimi i gazeve - merret oksigjeni, ndërsa dioksidi i karbonit nxirret jashtë. E njëjta mënyrë e shkëmbimit të gazeve kryhet edhe te shtazët e tjera te parruazorët, që jetojnë në mjedise ujore dhe kanë organe verzore si p.sh. kandrrat etj.
Mushkëritë-janë të vendosura në kafazin e krahërorit,mbi diafragmë.Përbëhen nga dy krahu I majtë dhe I djathtë.Krahu I djathtë ka tri rezhde,kurse I majti ka dy rezhde.Krahët e mushkërive kanë ndërtim shpuzor,përbëhen nga gypa të shumtë të bronkieve dhe bronkioleve.
Krahët mushkërorë janë të mbështjellur me një cipë të hollë-pleurë. Pleura përbëhet nga dy cipa:njëra cipë mbështetet në mushkëri,kurse cipa tjetër në kafazin e krahërorit.Hapësira ndërmjet këtyre dy cipave është e mbushur me lëng që e pengon fërkimin gjatë frymëmarrjes.Mushkëritë nuk kanë qeliza nervore,andaj kjo është arsyeja që në mushkëri nuk ndiejmë dhimbje.
Frymëmarrja mushkërore
Redakto
Marrja dhe nxjerrja e ajrit përmes mushkërive quhet frymëmarrje mushkërore.Zgjerimi i mushërive bëhet me aktivitetin e muskujve ndërbrinjorë dhe të diafragmës.Me aktivitetin e muskujve ndërbrinjorë,brinjët ngriten lart,kurse diafragma lëshohet poshtë.Kështu rritet vëllimi i kafazit të krahërorit e me këto edhe vëllimi i mushkërive.Kjo ishte frymëmarrja,pastaj pason frymënxjerrja,muskujt ndërbrinjorë relaksohen,brinjët lëshohen,diafragma ngritet lartë,zvogëlohet vëllimi i kafazit të krahërorit dhe mushkërive.
Frymëmarrja dhe frymënxjerrja kontrollohen nga një qendër ne tru (palca e zgjatur) e cila nuk vepron drejtpërdrejt në mushkëri,por në muskujt që marrin pjesë në procesin e frymëmarrjes.
Frymëmarrja qelizore
RedaktoZbërthimi i vazhdueshëm i lëndëve ushqyese në qelizë si dhe këmbimi i gazrave në mes të lëngjeve trupore dhe qelizave quhet frymëmarrje qelizore.
Sëmundjet e organeve të frymëmarrjes
Redakto
Si sëmundje më të shpeshta të organeve të frymëmarrjes janë
- tuberkulozi,
- difteria,
- bronhitisi,
- kallja e mushkërive,
- angjina,
- astma,
- gripi etj.