Siva Senai
Siva Senai ( Tamilisht: சிவா சேனை, romanizimi: Civā cēṉai, përkth. Ushtria e Shivës) është një grup politik nacionalist hindu në Sri Lanka i krijuar për të mbrojtur interesat e hinduve tamilë të Sri Lankës . Grupi u themelua më 12 tetor 2016. [1] Maravanpulavu Sachchithananthan, një ish-zyrtar i Kombeve të Bashkuara, është themeluesi i grupit, i cili është inkurajuar nga partia politike indiane Shiv Sena. Siva Senai udhëhoqi një nisëm në dhjetor 2017 për të lejuar pelegrinët nga Sri Lanka të vizitojnë Chidambaramin në Tamil Nadu, Indi . [4] Grupi gjithashtu ka qënë i pranishëm në mënyrë aktive kundër therjes së bagëtive në Sri Lanka . [5]
Siva Senai சிவா சேனை | |
---|---|
Shkurtesa | SS |
Udhëheqësi | Maravanpulavu Sachchithananthan |
Themelues | Maravanpulavu Sachchithananthan |
Themeluar | 2016 tetor 12[1] |
Ideologjia | Hindutva[2] Nacionalizmi hindu Shaivizmi Populiymi i djathtë |
Krahu politik | I djathtë[3] |
Besimi | Hinduizëm |
Simboli i zgjedhjeve | |
Nandi | |
Party flag | |
Në vitin 2018, mbështetësit e Siva Senai mbajtën protesta në Jaffna kundër therjes së bagëtive. Ajo gjithashtu protestoi kundër mësuesve myslimanë në shkollat hindu që mbanin Abaya, duke besuar se ishte një përpjekje për islamizimin e hinduve. [6]
- ^ a b The New Indian Express 2016.
- ^ Columbo Telegraph 2018.
- ^ The Hindu 2016.
- ^ The Hindustan Times 2017.
- ^ The Hindu 2020.
- ^ Fuller, Lisa. "Why is a Hindu group against teachers wearing abaya?" (në anglisht). Al Jazeera. Marrë më 2021-11-26.