Skënder Bruçaj
Skënder Bruçaj ka lindur në rrethin e Malësisë së Madhe më 22 qershor 1976. Ai ishte kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga viti 2014 deri më 2019.
Skënder Bruçaj | |
---|---|
Titulli | Kryemyfti |
Personal | |
Lindur | 22 qershor 1976 |
Feja | Islam |
Kombësia | Shqiptar |
Etnia | Shqiptar |
Emërtimi | Sunni |
Nënshkrimi | |
Muslim leader | |
Periudha në Zyrë | 2014–2019 |
Paraardhës | Selim Muça |
Pasardhës | Bujar Spahiu |
Posti | Kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë |
Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në vendlindje, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë drejt Turqisë në vitin 1992.
Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai kreu studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bosforit, ku pasi mbrojti gjuhën angleze, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale – dega Psikologji.
Gjatë viteve 2010-2011 kreu studimet pasuniversitare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë me temë: “Menaxhimi i Cilësisë në Arsim”.
Për disa vite ka punuar si konsulent për disa kompani të huaja. Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Qendrës së Planifikimit të Karrierës në Universitetin “Epoka”.
Në shtator 2008 është emëruar nga Komuniteti Mysliman si Kryetar i Komisionit të Hartimit të Dosjes për hapjen e Universitetit “Bedër”. Me hapjen e universitetit ai fillon të japë leksione si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht.
Në periudhat shtator 2011-dhjetor 2013, krahas lektorit në lëndët Psikologji Sociale dhe Psikologji Islame në universitet, ai ka qenë gjithashtu përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë dhe zv/dekan i fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Bedër”.
Skënder Bruçaj ka qenë gjithashtu Drejtor i Qendrës për Edukim të Vazhduar dhe Formim Profesional në Universitetin “Bedër”.
Duke parë përgatitjen e tij të gjerë akademike, Kryesia e KMSH-së, në dhjetor 2013 e emëron atë nënkryetar të KMSH-së.
Bruçaj ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si referues në emër të Universitetit Bedër dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Ai njeh disa gjuhë të huaja si anglisht, turqisht dhe italisht. Bruçaj është i martuar dhe ka dy fëmijë (djem).[1]
Burim
Redakto- ^ "Faqja zyrtare e KMSH-së". Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2015. Marrë më 24 shtator 2018.