Skënder Sherifi, lindi në Viti, Kosovë, në vitin 1954, është poet shqiptar i Belgjikës.

Biografia

Redakto

SHERIFI (Skënder), shkrimtar shqiptar, u lind në VITI të Kosovës në vitin 1954.

Autor i disa veprave me poezi, në frëngjisht dhe shqip, të botuara në Paris, Tiranë, Prishtinë dhe Bruksel. Ai shprehet me një lirizëm vezullues, eksepcional dhe na i hedh fjalët e tij, sikur Diejt mbi Detin e trazuar, duke i përzier me një lumturi të rrallë, stilet gjuhësore tepër të rafinuara, me ato më popullore, argotike dhe zhargonore. Autori na tërheq me muzikën e kohës, në bordin e “Anijes së tij kozmike”.

Në veprat e tij poetike, (Dikund Dikush – 1980; Lojë dhe Kundërlojë – 1980; Oksigjeni – 1989; Ora e Meteorëve – 1996), zhargonet argotike dhe ironia e tij shpërthyese, na imponojnë një modernitet.

Ai është një përkthyes, gazetar, një i pasionuar pas letërsisë, filmit, teatrit dhe pikturës, një shqiptar i vërtetë frankofon, kozmopolit, një njeri i të vërtetave, i miqësive dhe i dhembshurive që shpërthejnë dhe shkumbojnë.[1]

Informacioni i përsgjithshëm

Redakto

Skënder SHERIFI, shkrimtar e poet i njohur, konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të denjë të krijuesve shqiptarë jashtë atdheut.

Në një klimë të gjallë intelektuale, mes kulturës franceze dhe belge, ai hyri me një autoritet të pabesueshëm, me një sërë krijimesh, me një force të tillë, saqë vargu i tij letrar së fundi, mbizotëron përkrah shkrimtarëve të tjerë më mbresëlënës të kohës.

Skënder Sherifi, u lind në Kosovë, më 16 tetor 1954.

I ati, Shpend SHERIFI me origjinë nga Tropoja, u burgos në periudhën (1946 – 1951) nga regjimi komunist, si ish oficer i Mbretit ZOG.

Ndërsa nëna, Xhevahire SADRIA, shqiptare nga Mali i Zi, (fshati Vuthaj), Plavë dhe Guc, Mistike e Sufiste, themeloi dhe inauguroi Tyrben ose Teqenë e Sheh Ahmet SHKODRA në Shkodër.

Në gusht të 1956, kur Skënderi ishte vetëm një vjeç, familja e tij emigroi në Bruksel, si refugjat politik.

Në vitin 1980, u diplomua me titullin “Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë frënge”.

Për një kohë të gjatë, Skënderi punoi si gazetar në fushën e artit dhe kulturës, në radion dhe shtypin belg, duke realizuar rreth 700 intervista me krijuesit më të famshëm bashkëkohorë francezë, por edhe me artistë anglezë, italianë e spanjollë, (Sergio LEONE, Vittorio GASSMAN, Alberto SORDI, Gérard DEPARDIEU, Jeanne MOREAU, Annie GIRARDOT, Jean RÉNO, Juliette BINOCHE, Denis LAVANT, Charles AZNAVOUR, Alain BASHUNG, Serge REGGIANI), etj.

Pas ‘1992 e në vazhdim, Skënderi ka punuar si profesor i Marrëdhënieve me Publikun në Shkencat e komunikimit, në Universitetin frankofon INTERNACIONAL – në Bruksel e më vonë i emëruar nga Ministria e Arsimit si “Profesor i gjuhës frënge dhe i Edukatës civile”, punoi në disa shkolla të mesme në rajonet e Belgjikës frankofone.

Skënderi është martuar me një vajzë shqiptare, me të cilën ka një djalë (Rafaelin). Aktualisht Skënderi jeton dhe punon me familjen e tij në Bruksel.

Baza fillestare

Redakto

Baza fillestare në ADN-në, e ngjizjes si personalitet artistik është mes shqiptarizmit familjar, edukativ, shpirtëror, folklorik, mitik e zakonor … dhe kozmopolitizmit planetar me gjithë kulturën avangarde europiane, amerikane etj. Edhe pse Skënderi ka punuar si gazetar dhe profesor, në thelb është artist autentik i lindur dhe në esencë POET. Me një kulturë apo trashëgimi të dyfishtë (edhe pse ishte foshnje kur u largua nga Shqipëria), ai është zotërues i gegërishtes me dialektin e shqipes së veriut.

Skënderi u rrit dhe u edukuar nga familja me frymën shpirtërore kombëtare, me dashurinë absolute ndaj atdheut dhe origjinës së tij.

Babai i Skënderit, organizonte “Oda Malësore” në kryeqytetin belg, me emigrantët shqiptarë dhe për këto virtyte përzgjidhet dhe përmendet si personazh emblematik i romanit “Mërgata e Qyqeve” – të Nasho JORGAQI, me emrin e tij, “Shpend” ose “zoti Shpendi”.

Kështu Skënderi ndërtoi dhe jetoj me familjen e tij ndërmjet Brukselit, pra kryeqytetit europian të artit e kulturës dhe ambienteve shqiptare kanunore, me ritet e Shqipërisë veriore, me kodet e Kanunit, të “Lahuta e Malësisë” etj. Mirëpo paralelisht për nga formimi i tij frankofon dhe eksperiencat e tij personale, mund të thuhet lirisht që brumosja artistike e Sherifit e ka zanafillën në Maj 1968 në Paris, në “Festivalin muzikor të Woodstokut”, në surrealizmit, në Popin dhe Rrokun, në Slamit dhe Rrapin, në Ekzistencializmin, në romanin e ri dhe Teatrin absurd, në Beatnikët amerikanë, me Andy Wahrolin, Basquiat, Harringun, me Nouvelle Vaguen e Godarit, me kinematografinë italiane, amerikane, polake, suedeze, ruse, franceze, angleze, gjermane, spanjolle dhe të gjithë historinë e arteve plastike botërore dhe të stileve muzikore.

Pikërisht pra e gjithë kjo materie bazë, kjo alkimi e rrallë unike, gati e pamundur, grumbullohet dhe ruhet në “Hard diskun” e autorit që nga fillimi i krijimtarisë së tij. Pikërisht nga ky paradoks kompleks dhe aq befasues, i paparë në gjithë historinë e letërsisë shqiptare, pra nga kjo eksperiencë unike e pa shembull, lind natyrisht origjinaliteti dhe liria e tij absolute. Duhet theksuar se Autori e ka të fiksuar dhe të kultivuar damarin shqiptar, që nga fëmijëria me edukatën e tij familjare, diçka që ai vetë e ka ruajtur si një trashëgimi, si një thesar, pa e mohuar asnjëherë, përkundrazi duke e afirmuar atë deri sot. Pra shihet ajo besnikëri e autorit ndaj origjinës së tij, me etapën kosovare dhe shqiptare e cila e konsolidon në identitetin e tij, duke e pasuruar pak më tepër sesa në emigracion, në një nivel universitar dhe akademik, për nga ana kulturore dhe historike kombëtare.

Mbi këto shtylla zhvillohet Skënder SHERIFI, me një itinerar mjaft të guximshëm dhe aventuresk, që ndoshta nuk mund të kuptohet direkt në leximin e parë, porse kur e analizon pak më thellë e ka një logjikë të brendshme të qartë. Rrugëtimi i tij nuk është aspak një “Loto e rastit”, sepse na dalin si evidente gjithë vijat apo pikat domethënëse, simbolike dhe emblematike të itinerarit të tij.

Origjinaliteti në krijimtarinë e Sherifit qëndron edhe në faktin, që çdo gjë vjen vetëm përmes intuitës e jo si diçka krejt e paramenduar. Tek ai flet instinkti primar, subkoshienca që organizohet pastaj në mënyrë tjetër për t ‘na ofruar një sens, i cili e ka një logjikë të qartë.

Biografia artistike letrare

Redakto

Realisht Skënder SHERIFI, ka filluar të shkruajë në vitin 1968, që kur ishte veçse 14 vjeç e startuar me një “zjarr gjigant fjalësh”, por se të gjitha tekstet e tij të asaj periudhe deri në vitin 1972, fatkeqësisht janë djegur.

  • ETAPA E PARË – Formimi puro parisian në PARIS, (1976 deri 1990)

Me sugjerimin e ish profesorit të tij, gjatë kohës së studimeve në Bruksel, Skënderi i dërgon z. Pierre SEGHERS, (“Papa i poezisë franceze”), 200 poezi impulsive të periudhës adoleshente. Dhe Seghersi i përgjigjet pas shtatë muajve autorit anonim në Bruksel, me komplimente gjigante, sublime e absolutisht të papara për këtë bir emigranti shqiptar në Bruksel.

Ky fakt, i duket Skënderit, si një “ëndërr e pabesueshme” … Më pas Seghersi e fton në një takim në shtëpinë e tij në Paris, duke pohuar, se: “… nuk kam parë personalisht një poet aq të fuqishëm dhe aq origjinal për më se 10 vjet”. Theksojmë se, Pierre SEGHERSI ishte edhe themeluesi i një Shtëpie Botuese (referencë në poezi) e cila mbante emrin e tij dhe realisht botuesi më i madh i poezisë në Europë, plus miku i gjithë personaliteteve dhe autorëve më të famshëm që kishte Franca, por dhe mik personal intim i Jacques CHIRACUT, që atë kohë ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit e pastaj Ministër, Kryeministër dhe President i Republikës. Pikërisht Pierre Seghersi e adopton Skënderin shpirtërisht, duke i hapur kështu portat e shtëpisë së tij dhe sidomos “portat e Parisit”, duke e udhëhequr si të ishte babai ose si COACHI i tij personal në kryeqytetin e famshëm francez dhe botëror, deri në fundin e ‘1980.

Kështu, eksperiencat e akumuluara, jeta e tij parisiene, gjithë takimet, përtalljet, përvojat letrare dhe njerëzore, do ishin për këtë krijues të ri shqiptar, një privilegj jashtë çdo vlere.

Autori Sherifi shprehet se: “Ky ka qenë universiteti im real i Oksfordit dhe Harvardit, diçka e pa krahasueshme”!

Në rrugëtimin e tij, nëpër mjediset e Parisit dhe bregut të Azurit francez, Sherifi është njohur, ballafaquar me artistët e krijuesit më të famshëm të Shekullit XX – të, si: Louis ARAGON, Claude Lévy STRAUSS, Fernand BRAUDEL, Jacques LACAN, Gilles DELEUZE, Pierre EMMANUEL, Francis BACON, Leo FERRÉ, Jean Luc GODARD, Yves BONNEFOY, Robert SABATIER, Arrabal, Topor, Norge, Lonesco, Arletty, Maurice Blanchot, Ph. Soupault etj. Kjo eksperiencë plotësohet edhe me botën artistike belge frankofone pasi Skënderi takohet kohë pas kohe me të gjithë krijuesit më të afirmuar të Belgjikës, (shkrimtarë, dramaturgë, aktorë, piktorë, regjisorë filmi, muzikantë), të cilët i vijnë mysafirë edhe të shtëpia e tij. Të tillë janë: Pierre Mertens, Jacques Sojcher, Jacques Izoard, Ëilliam Cliff, Jean Pierre Verheggen, Phillipe Jones, Georges Thines, Robert Goffin, André Doms, Albert Ayguesparse, David Scheinert, Benoit Lamy, Paul Delvaux, Toots Thielemans, J.M. Folon, André Delvaux, Les Frères Dardenne, Jean Jacques Andrien, Arno, Vandekeybus, Jos de Pauë, Geert Van Istendael, le Baron Georges Sion, Marcel Moreau, Hugo Claus etj.

  • ETAPA E DYTË – Shqiptarizimi intelektual, rrënjosja e parë në vendlindjen me Ibrahim RUGOVËN në KOSOVË, (1976 – 1980)

Për të respektuar një amanet të babait, që dëshironte që djali i tij të ruajë dhe të pasurojë shqiptarizmin e tij, pra që mos e harronte origjinën e tij, Skënderi pranon të shkojë në Prishtinë në vitin 1976, (edhe pse ishte në lukset supreme franceze dhe në kushte ideale, të ofruara nga Pierre Seghersi në Paris dhe në Provencë). I shtyrë nga gjaku shqiptar, nga geni i të parëve, nga zëri i brendshëm, nga instinkti, shkon në Kosovë fillimisht në shtëpinë e piktorit shqiptaro-malazez, profesorit të Arteve plastike në Akademinë e Prishtinës, zoti Rexhep Ferri dhe më pas, për rreth 4 vjet, deri në fundin e vitit 1980, jeton në Konviktin e studentëve kosovarë në Prishtinë.

I ndarë mes Parisit (të SEGHERSIT) – Brukselit (ku kishte familjen) – dhe Prishtinës (ku marrëdhënia shqiptaro-kosovare në atë periudhë, ishte shumë interesante për autorin, sidomos në formimin e tij si shqiptar është takimi me z. Ibrahim Rugovën, i cili do të luante më vonë po atë rolin që kishte luajtur Pierre Seghersi), përbënte një “Dhuratë e ardhur direkt nga qielli”!

I mahnitur nga personaliteti, eksperienca, fuqia dhe origjinaliteti i veprës së tij letrare e poetike, Rugova i duket Sherifi, si një mrekulli e vërtetë për botën shqiptare. Ai bëhet miku i tij, vëllai shpirtëror në Kosovë, dhe merret personalisht nga ana e tij etike, autentike dhe intelektuale, me veprën aq atipike të Skënder Sherifit si poet (çka nuk e bën me asnjë krijues tjetër gjatë gjithë jetës së tij!).

Duke u njohur me nivelin artistik dhe origjinalitetin e krijimtarisë, gati marsiane të Skënderit për botën shqiptare, në vitin 1976, Ibrahim Rugova, (sikurse SEGHERSI) e kupton rëndësinë dhe vlerën e krijimtarisë që mund të ketë në të ardhmen për brezat e ri. Ai me një ndershmëri të paparë, niset me idenë bazë: “Si mund ta vendosë këtë autor brenda gjithë normave letrare shqiptare, por i cili na vjen me një eksperiencë dhe një pasuri njerëzore e artistike, ndoshta unike dhe të papërsëritshme në krejt botën tonë shqiptare”? – siç e thoshte ai vet në atë kohë. Pra çka duhet të bëjmë me bërë me atë “Njeri” që e ka të njëjtën origjinë me ne, por i cili vjen nga një tjetër galaksi poetike e pa njohur në Kosovë”?

Rugova ia shtron spontanisht vetes detyrën njerëzore e përfshirjes së krijimtarisë së Sherifit (në vitet 1976 – 1980), në krijimtarinë shqiptare, bile me dy botime, në koleksionet e “Rilindjes”, duke u përpjekur ta bëjë atë anëtar të familjes letrare, përkrah emrave më të rëndësishëm të letërsisë kosovare, (detyrë që e realizon me shumë sukses!). Konkretisht ia përkthen vetë, dy vepra poetike autorit dhe ia boton jashtë dëshirës të anëtarëve, të Shtëpia botuese Rilindja, në vitin 1980, të parën me titullin: “LOJË DHE KUNDËRLOJË” dhe më vonë: “OKSIGJENI”, të përshtatura në gjuhën shqipe nga vetë Rugova, (një privilegj tepër i rrallë për autorin!).

Kështu pra, Rugova vendosi për herë të parë veprën e Sherifit në Familjen e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke e botuar direkt te “Rilindja” në shqip dhe pa e specifikuar ose theksuar fare në libër, që i gjithë teksti ishte një përkthim i tij prej gjuhës frënge. Kjo tregon madhështinë unike të këtij “Njeriu” në Botën shqiptare! Gjatë atyre katër viteve në Kosovë, Sherifi njihet personalisht me gjithë elitën intelektuale dhe artistike të vendit, personalitete sikurse Ali PODRIMJA, Azem SHKRELI, Esad MEKULLI, Enver GJERGJEKU, Anton PASHKU, Bekim FEHMIU, Faruk BEGOLLI, Fadil HYSAJ, Agim SOPI, Muslim MULLIQI, Ali HADRI, Esad STAVILECI, Pajazit NUSHI, Idriz AJETI, Nexhmije PAGARUSHA, Mahmut BAKALLI, Sinan HASANI, Rexhep ZOGAJ, Ekrem KRYEZIU, Bedri EMRA, Xhevdet XHAFA, Fehmi AGANI, Rexhep ISMAJLI e plot të tjerë.

  • ETAPA E TRETË – Rikthimi i ULISIT në vendin e të parëve, në SHQIPËRI!, (1990 deri sot në 2021)

Skënder Sherifi vjen për herë të parë në Shqipëri pas vitit 1990 dhe zbulon Shqipërinë mitike, të cilën ia kishin ushqyer në shpirt prindërit e tij.

Takimi në Tiranë, në 1991 te Hotel “Dajti”, me Jusuf VRIONIN është një tjetër mundësi vlerësimi për të. Vrionin e mahniti leximi i PASSION, vepër me parametra moderne, çka e konfirmon ai vetë në emisionin “Portret” të televizionit publik shqiptar në qershor të vitit 1992, duke pohuar se: “Jam tepër i gëzuar që kam njohur një autor të tillë, i cili ka krijuar e konceptuar me siguri poezinë që do shkruhet më vonë në Shekullin XXI-të, mund të thuhet një lloj “Kullë Babeli post-moderne”, me një literaturë që është sot për sot, jashtë çdo kufiri të njohur tokësor e planetar”.

Gjatë viteve më vonë, vlerën e veprës së Sherifit, do ta rikonfirmojnë, përmes shkrimeve, prezantimeve publike dhe parathënieve të tyre, shumë personalitete shqiptare si: Edmond TUPJA, Moikom ZEQO, Anton PAPLEKA, Artan FUGA, Përparim KABO, Mimoza AHMETI, Ardian MARASHI e shumë të tjerë.

Në këtë etapë, në fakt rrënjoset përfundimisht Skënder Sherifi, në botën shqiptare dhe dikur ai vet e kupton pas vitit 2003, cili do jetë misioni i tij jetësor!

Nëse frankofonia e tij është më se evidente, kur dihet jeta e tij europiane, mund të afirmohet që edhe shqiptarizmi i tij është po ashtu evident, kur dihet edukata e tij familjare në fillim, me ritet e zakonet malësore dhe më vonë duke u konsoliduar me etapën kosovare (përmes Rugovës) kurse tani me etapën shqiptare e cila vazhdon që prej 28 vite në Tiranë.

Pra është 100% frankofon, por edhe 100% shqiptarofon dhe në realitet, të dy anët nuk vijnë në kundërshtim, por e ushqejnë njëra-tjetrën në një harmoni të thellë brenda tij!

Duhet ditur, që rrugëtimi aq i pasur dhe atipik i këtij autori, mes Brukselit – Parisit – Prishtinës dhe Tiranës e ka një logjikë të brendshme, mund të dallohet shumë qartë, brumi ose sensi shqiptar i këtij itinerari tepër special. Pos asaj, në vitet e fundit vetë autori ka sjellë për lexuesit edhe disa vepra të shkruara në gjuhën shqipe, të botuara dhe të promovuara në Tiranë.

Tituj librash

Redakto

FRANCË

KOSOVË

SHQIPËRI

BELGJIKË

  • LOVE, (Poezi e Prozë) “L’Esprit des Aigles“ - Bruxelles, 2008.
  • LE TRIO ÈTERNEL, (Dramë) “L’Esprit des Aigles“ - Bruxelles, 2009.
  • SILENZIO, (Prozë dhe Poezi) “L’Esprit des Aigles“ - Bruksel, 2012.
  • BORDERLINE, (Prozë dhe Poezi) “L’Esprit des Aigles“ - Bruksel Bruksel 2014.
  • L’ODYSSÉE DE L’AMOUR, (Prozë poetike) “L’Esprit des Aigles“ - Bruksel, 2015.
  • CORONA & CO (Ese) Edité aux imprimeries L’ESPRIT DES AIGLES, Bruxelles (BELGIQUE) ‘2021
  1. ^ LAROUSSE, Dictionnaire mondial des LITTÉRATURES – 2003, Paris (pg 815).