Skender Miftari
Skenderi është fitues i dyfishtë i çmimit Aleksandër Mojsiu në vitin 1994 dhe 1995. Skender Miftari u paraqit për hërë të parë në skenë kur ishte 9 vjeç me shfaqjen "Kekeci dhe Mojca" në regji të Kristë Berishës në rolin e Kekecit. Ai gjithashtu u paraqit para publikut edhe me shfaqjet teatrale: "Nuk Jemi Hajna", "Ujku i Akuzuar" si dhe në filmin "Çelësi Magjik" të gjitha këto të filmuara edhe të realizuara nga Radio Televizioni I Kosovës.
Më 1996 ai diplomoi në Fakultetin e Arteve dega e Aktrimit, në klasën e profesorit Faruk Begolli. Gjatë studimeve ai aktroj në teatrin Dodona si dhe teatrot tjera mbarë shqiptare shfaqjet e si "Dante 9", "Moti Pa Ton", "Këngëtarja Tullace", "Shtatë Ngjyra...Lamtumirë!", "Profesor Jam Talent Se Jo Mahi", "Duke e Pritur Godonë", "Ambrozio Shfaros Kohën" etj.
Skenderi studioi pas diplomimit në Institutin e teatrit dhe filmit "Lee Strasberg" në Nju Jork në klasën e aktorit Michael Margotta. Ai tani jeton në Los Angeles.
Mirënjohjet
Redakto- Çmimi Aleksandër Mojsiu Festivali Kombëtar i Teatrit, Tiranë - 1994 për "Moti Pa Ton"
- Çmimi Aleksandër Mojsiu Festivali Kombëtar i Teatrit, Vlorë - 1995 për "Dante 9"
Shfaqjet Teatrale
Redakto- "Ambrozio shfaros kohën"
- "Kekeci dhe Mojca" - 1981
- "Nuk jemi hajna" - 1982
- "Ujku i akuzuar" - 1983
- "Makbethi"
- "Dante 9
- "Moti pa ton"
- "Këngëtarja tullace"
- "Shtatë ngjyra...lamtumirë!"
- "Profesor jam talent se jo mahi"
- "Duke e pritur Godonë"
- "My hearts in the highlands" - 2006
- "Çelësi Magjik" - 1986
- "Starry night over hollywood" - 2004
- "Favorite nations" - 2005