Skenderija
Skenderija është një qendër kulturore, sportive dhe biznesore e Sarajevës, e cila është ndërtuar në vitin 1969. Ajo shtrihet në anën e majtë të bregut të lumit Miljacka. Sipërfaqja e përgjithshme e saj është mbi 70,000 m2. Me kalimin e kohës, përreth Qendrës Skenderija është krijuar edhe një lagje e Sarajevës.[1]
Në kuadër të Qendrës Skenderija ndodhen edhe Pallati Mirza Delibashic si dhe Qendra Rinore.
Historiku
RedaktoQendra është emëruar sipas Skender Pashës i cili po në këtë hapësirë në vitin 1499 kishte ndërtuar një Qendër Tregtare me 11 dyqane, Karvan Sarajin, pallatin, imaretin dhe një teqe. Djali i tij, Mustafa Skenderbe Pasha në vitin 1518 pranë teqes së babait ngriti edhe një xhami. Në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë nga xhamia u hoq mbulesa e plumbit nën pretekstin se ajo duhet të zëvendësohet me mbulesë bakri, gjë e cila nuk ndodhi kurrë dhe kështu kupola u shemb, dhe pjesa tjetër e strukturës u rrëzua në vitin 1935 duke lënë pas vetëm një minare. Minarja e xhamisë u hoq në vitin 1960 kur filloi ndërtimi i Qendrës Sportive.[2]
Lojërat olimpike 1984
RedaktoGjatë Lojërave të 14 Olimpike Dimërore në Skenderija janë mbajtur garat në hokej mbi akull.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2012. Marrë më 3 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2008. Marrë më 3 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
Redakto- Commons: Skenderija – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Faqe zyrtare e Qendrës Skenderija - Službena stranica centra Skenderija