Skoçan është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Çukas.

Skoçan
Çukas
Fshat

Demografia

Redakto

Familjet e para të këtij fshati janë Kasumi, Lahu dhe Imeri. I pari i fshatit ishte Mehmeti, i cili e bleu këtë fshat në vitin 1860, pas zhvendosjes nga fshati Pasomë, ku ai dhe pjesëtarë të tjerë të fisit Berisha ishin vendosur. [1]

Trungu gjenetik i familjes përket te Berisha ku një pasardhësit e testuar ka rezultuar me haplogroupin E1b-V13>Z5018>FGC33625>Y93102. Të dhënat mund të gjenden nëse kërkoni për mbiemrin Kasumi në databazën gjenetike të projektit gjenetika.com.[2]

Historia

Redakto

Skoçani është një fshati i themeluar nga disa anëtarë të fisit Berishë të cilët në fillm ishin të vendosur në fshatin Ceceli ku pas një mos-marrëveshje me Mahmut Begun largohen nga aty.[3] Të parët e tyre vendosën Pasomë ku pas një përplasje me çipçinjtë e këtij fshati dhe për interes të bejlerëve të Pejës që zotëronin në atë kohë çifligun ata largohen edhe nga ky fshat. Pas largimit nga Pasoma, i pari i fshatit Mehmeti thuhet se bleu [4]Skoçanën rreth vitit 1860 nga begu i Vushtrrisë .[1][5]

Shih dhe këtë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Urošević, Atanasije (1965). Kosovo. Beograd: Naučno delo. COBISS.SR 155363340
  2. ^ Gjenetika. "Rezultate e testeve gjenetike në trojet shqiptare". Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2024. Marrë më 12 tetor 2024.
  3. ^ Osmani, Jusuf (2005). Vendbanimet e Kosoves: Vushtrria. Autori.
  4. ^ "Скочна", Википедија (në Serbian (Latin script)), 2024-09-27, marrë më 2024-10-12
  5. ^ "Скочна", Википедија (në Serbian (Latin script)), 2024-09-27, marrë më 2024-10-12

Lidhje të jashtme

Redakto