Smart Kartelat
Smart Kartelat[1] janë janë kartela tani zakonisht plastike, me madhësi standarde në të cilën vendosen qarqe të integruara elektrike shumë
të avancuara dhe të krahasueshme me një kompjuter të vogël, veti kjo e cila kartelat e tilla i bë të quhen "të menqura". Në Smart Kartela, konkretisht në çipin e vendosur, zakonisht ruhen informata që identifikojnë në mënyrë unike individë apo makina të ndryshme. Smart Kartela përmes sipërfaqes takuese shkëmben të dhëna me PC apo çfarëdo hosti përmes lexuesve të dedikuar. Këto informacione shfrytëzohen që në mënyrë të sigurtë të mbrohen shërbimet dhe të mirat materiale miliona njerëzve në mbarë botën.
Historia
RedaktoSmart Kartelat e para, e që atëherë nuk ishin të ngjashme me Smart kartelat e sotme, por kishin përafërsisht qëllimin e njëjtë janë paraqitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitet e 50-ta dhe shërbenin për pagesë. Në vitin 1968, në Gjermani janë patentuar kartelat me plastikë dhe çip të vendosur në të. Në fillim, që kartelat të mbroheshin nga kopjimi dhe falsifikimi, vendoseshin elemente vizuale, si nënshkrimi. Me rritjen e përdoruesve të këtyre kartelave, u paraqit nevoja që që të jenë të lexueshme nga makinat, për këtë arsye kartelave iu vendosë nga mbrapa shirita magnetik të lexueshëm nga makinat. Procesimi i kërkesave që autorizoheshin nga Smart Kartelat dhe ekzekutoheshin nëpër makina, paraqiti nevojën për diqka që kombinohet me kartelë. Zgjidhje për këtë ishte dhe është Personal Identification Number(PIN), i cili i jep mundësi që një shfrytëzues të identifikohet me një kartelë. Në vitin 1984, telekomi i Francës shfrytëzoi kartelat për kabina telefonike.Në vitet në vazhdim, me zhvillimin enorm të elektronikës, në këto kartela u bë ndryshimi më i madh, duke vendosur pjesë për ruajtjen dhe procesimin e të dhënave në Smart Kartela. Hovin më të madh Smart Kartelat e morën me shfrytëzimin e tyre në pajisjet mobile GSM, ndërsa kërkimet dhe zhvillimet me të mëdha në Smart Kartela kanë ndodhë në mes të viteve të 80-ta.
Smart Kartelat bëjnë pjesë në familjen e kartelave të identifikimit, dhe janë kartelat më të reja dhe më të "menqurat" të kësaj familje. Smart Kartelat mund ti ndajmë në dy kategori kryesore, kartelat memorike dhe kartelat mikroprocesorike. E këto të dytat varësisht nga mënyra e komunikimit me terminal, ndahen në kartela që komunikojn me terminalin me kontakt dhe pa kontakt.
Smart Kartelat memorike
RedaktoInformatat që i nevojiten aplikacionit, tek ky lloj i kartelave ruhen në memorje, zakonisht EEPROM. Një modul i sigurisë në këto kartela pamundëson keqpërdorimin duke lejuar shkruarjen ose fshirjen vetëm në regjione të sigurta të memories. Përparësi e këtyre kartelave është se janë të lira dhe zakonisht përdoren nëpër kabina telefonike për parapagim, si kartela të sigurimeve shëndetsore etj.
Smart Kartelat microprocesorike
RedaktoPjesa kryesore e këtyre kartelave është procesori, i përcjellë edhe nga memorje si ROM, EEPROM, RAM dhe portet hyrës/dalës. Kjo strukturë e tillë e bën këtë lloj kartele të ngjashme me një kompjuter të vogël, që përmban edhe sistem operativ të dedikuar për Smart Kartela. Shfrytëzimi i mundësive procesorike mundëson që në këto kartela të implementohen algoritmet kriptografike.
Smart Kartelat pa kontakt
RedaktoMeqë kontakti i kartelës me lexuesin është arsyeja kryesore pse kartelat dëmtohen pas një kohe relativisht të shkurtër, u shfaq ideja që të përdoreshin kartela që komunikojn me lexuesin pa kontakt. Gjithashtu teknologjia e kartelave pa kontakte iu ofroi përdoruesve dhe zhvilluesve mundësi të reja për aplikacione atraktive. Komunikimin, kartela me terminalin e bën përmes fushës elektromagnetike, ku energjinë për transmetimin e sinjalit kartela e indukton nga fusha magnetike që e krijon terminali. Përdorim të madh kanë edhe Smart Kartelat që me lexuesin komunikojnë edhe me kontakt edhe pa kontakt.
Karakteristikat fizike dhe elektrike
RedaktoKarakteristikat[3] e Smart Kartelave definohen në ISO standartin 7816, konkretisht në ISO 7816-1 definohen karakteristikat fizike dhe 7816-2 definon pinat e kontaktit me kartelë. E para qka bie në sy kur shohim një kartelë është madhësia e saj dhe materiali që ndërtohet. Madhësia standarte e definuar në ISO 7810, si madhësi standarte për kartela identifikimi është 85.6mm e gjatë dhe 54mm e gjerë. Kartela me dimensionet e përmendura njihet si ID-1.
Përdorim të gjerë kanë edhe kartelat ID-3, që përdoren në telefoninë mobile, e që madhësia e tyre është 25.10mm gjatë dhe 15.10mm gjerë. Trashësia standarte është 0.76mm. Karakteristika tjera që mund të shihen janë kontaktet elektrike, shiriti magnetik, informata identifikuese nw sipërfaqe, e në disa raste edhe nënshkrimi i përdoruesit. Materiali me të cilin ndërtohen zakonisht është Polyvinylchlorid (PVC). Çhipi është i ndërtuar nga metalet, zakonisht me 6 ose 8 kontakte. Kontaktet janë të definuar nga C1 deri në c8. Në ISO 7816-3 definohen karakteristikat elektrike të Smart Kartelave. Kështuqë tensioni standart i furnizimit është Vcc=5v ose 3V dhe rryma elektrike më e vogël se 10mA. Te telefonia mobile, tensioni i furnizimit varet nga tensioni i baterisë. Klloku që aplikohet vie nga jashtë dhe zakonisht është 4-8 MHz. Shpejtësia e zakonshme e transferit është 9600bps deri në 110,000bps[4].
Emertimi i Kontaktit | Destinimi i Kontaktit | Përdorimi i Kësaj Linje |
---|---|---|
C1 | VCC | Linja nëpërmes së cilës furnizohet mikroprocesori |
C2 | RST | Lidhja përmes së cilës dërgohet sinjali për resetim |
C3 | CLK | Përmes kësaj linje kartelës i dërgohet klloku i punës |
C4 | RFU | Kjo lidhje është e rezervuar për shfrytzime shtesë |
C5 | GND | Përtokëzimi (ang. ground) |
C6 | Vpp | Lidhja për programimin e EEPROM-it |
C7 | I/O | Lidhja për transferin e të dhënave në mes të lexuesit dhe Kartelës |
C8 | RFU | Edhe kjo lidhje është e rezervuar për shfrytzime shtesë |
Përdorimi
RedaktoPërdorimin e parë në sasi të mëdha Smart Kartelat e patën në telefoni. Te këto kartela, vetëm me memorje ruhet vlera se sa mund të flitet në telefon me atë sasi, dhe sa herë që shfrytëzohen, numruesi zbritet. Gjithashtu mund të përdoren për pagesa me parapagim si në transportin publik, kartela shëndetsore, kafiteri, pishina, parking të automjeteve etj. Në anën tjetër, kartelat mikroprocesorike, përdorimin më të madh e filluan në telefoninë mobile për arsye të ofrimit të një shkalle të madhe sigurie që mundësonte qasjen e sigurtë nëpër rrjetat telefonike. Gjithashtu një përdorim të gjerë kanë edhe për kuleta elektronike, shërbime bankare etj. Në përgjithësi kartelat me microprocesor mund të themi që përdoren për identifikim, qasje nëpër kompjuterë e terminale, ruajtje të sigurtë te të dhënave, nënshkrime digjitale etj. Kohëve të fundit gjerësisht kanë filluar të përdoren edhe Smart Kartelat pa kontakt, si një formë më e lehtë për të komunikuar me terminali dhe pë tu identifikuar. Numri[5] i Smart Kartelave që përdoreshin në vitin 2008 ishte 5.085 miliardë, në vitin 2009 ishin 5.14 miliardë, ndërsa për vitin 2010 pritet një rritje prej 10%.
Vegza dhe referencat
Redakto- ^ "Smart Cards". Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2011. Marrë më 27 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wolfgang Rankl & Wolfgang Effing, Smart Card Handbook - Edicioni i tretë
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2011. Marrë më 29 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Prof. Blerim Rexha,Ligjerata në Siguria e të Dhënave, 2011
- ^ http://www.eurosmart.com, Asociacion jo-profitabil për industrinë e Smart Kartelave