Snapchat
Snapchat (shqiptuar "SNEP-çet") është një aplikacion multimedial amerikan i zhvilluar nga Snap Inc., fillimisht Snapchat Inc. Një nga veçoritë kryesore të Snapchat-it është se fotografitë dhe mesazhet zakonisht disponohen vetëm për një kohë të shkurtër përpara se të bëhen të paarritshme për marrësit e tyre. Aplikacioni ka evoluar nga fokusimi fillimisht te ndarja e fotografive nga personi në person tek shfaqja e Story të përdoruesve me përmbajtje kronologjike 24-orëshe. Opsioni "discover" i lejon markat të shfaqin video të shkurtra të përdoruesve të paguara nga to. Aplikacioni i lejon përdoruesit të ruajnë fotot në një zonë të mbrojtur me fjalëkalim të quajtur "My Eyes Only".
Snapchat u krijua nga Evan Spiegel, Bobby Murphy dhe Reggie Brown,[1] ish-studentë në Universitetin Stanford . Në vitin 2023, Snapchat kishte mbi 300 milionë përdorues aktivë mujorë.[2] Më shumë se katër miliardë mesazhe në Snapchat dërgoheshin çdo ditë në vitin 2020.[3] Snapchat-in e përdorin më shumë gjenerata e re, ku shumica e përdoruesve janë midis 18 dhe 24.[2] Përdoruesit e Snapchat-it pranojnë se kanë shqetësime rreth privatësisë së aplikacionit.
Historia
RedaktoPrototipi
RedaktoSipas dokumenteve dhe deklaratave të depozitimit, Reggie Brown ia solli idenë e një aplikacioni të fotove zhdukëse sipërmarrësit Evan Spiegel meqë Spiegel pati përvojë paraprake me tregti. Brown dhe Spiegel morën me vete edhe Bobby Murphy, që pati përvojë kodimi. Të tretë punuan ngushtë për disa muaj dhe e lansuan Snapchat-in si "Picaboo" në shërbimin operativ iOS më 8 korrik 2011.[4][5] Reggie Brown u nxorr nga kompania disa muaj pas lansimit.[6][7]
Aplikacioni u rilansua me emrin Snapchat në shtator të vitit 2011, dhe ekipi u përqëndrua më shumë tek lehtësimin e përdorimit dhe aspektet teknike sesa tek brendimi i tij.[8] Një përjashtim ishte vendimi i mbajtjes së një maskote të dizajnuar nga Brown, "Ghostface Chillah", të emërtuar sipas Ghostface Killah të grupit të hip-hopit Wu-Tang Clan.[8]
Më 8 maj 2012, Reggie Brown i dërgoi një email Evan Spiegelit gjatë vitit të fundit në universitetin Stanford, në të cilin ofroi të rinegocionte pjesën aksionin e tij të barabartë në pronësinë e kompanisë. Avokatët e Snapchat-it deklaruan që Reggie Brown nuk kishte bërë kontribute me vlerë ndaj kompanisë, prandaj nuk do t'i takonte asgjë.[9][10] Në shtator 2014, Spiegel dhe Murphy paguan 157.5 milionë dollarë amerikanë[11] dhe u emërtua si njëri prej autorëve origjinalë të Snapchat-it.[1][12][13]
Në blog postimin e tyre të parë më 9 maj 2012, kryeshefi Evan Spiegel përshkroi misionin e kompanisë: "Snapchat nuk është vetëm për kapjen e një momenti me vlerë. Është për komunikim me gamën e plotë të emocioneve njerëzore—jo vetëm atë që duket e bukur apo perfekte."[14] Ai prezantoi Snapchat-in si zgjidhja ndaj streseve të shkaktuara prej jetëgjatësisë së informatave personale në rrjete sociale, evidente nga "çetiketimi urgjent i fotove të Facebook-ut para intervistave të punës dhe fshirjes së njollave nga fotot e sinqerta para se të hyjnë në internet.[14]
Referime
Redakto- ^ a b Gillette, Felix (10 shtator 2014). "Snapchat Reaches Settlement With Its Disappearing Co-Founder". Bloomberg L.P. (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2019. Marrë më 27 prill 2017.
- ^ a b "Most Popular Messaging Apps Worldwide 2023". Similarweb (në anglisht). Marrë më 2024-11-19.
- ^ "Snap Inc. Announces First Quarter 2020 Financial Results" (në anglisht). investor.snap.com. Arkivuar nga origjinali më shtator 22, 2020. Marrë më 2020-04-26.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Edwards, Jim (shkurt 3, 2017). "The alleged betrayal described in these photos, texts, and emails cost Snapchat $158 million". Business Insider (në anglisht). Axel Springer SE. Arkivuar nga origjinali më nëntor 27, 2018. Marrë më prill 27, 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Gallagher, Billy (korrik 1, 2013). "Snapchat's Spiegel Admits Brown "Came Up With The Idea For Disappearing Picture Messages" In New Court Documents". TechCrunch (në anglisht). AOL. Arkivuar nga origjinali më nëntor 28, 2020. Marrë më prill 27, 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Masunaga, Samantha (mars 1, 2017). "What Happened to Ousted Snapchat Founder Reggie Brown? No, Really, We Don't Know". Sun-Sentinel (në anglisht). Deerfield Beach, FL. Arkivuar nga origjinali më korrik 28, 2019. Marrë më korrik 28, 2019.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Masunaga, Samantha (1 mars 2017). "The guy who came up with the idea for Snapchat got $158 million and vanished from public life". Los Angeles Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më dhjetor 3, 2020. Marrë më 10 mars 2020.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Colao, J.J. (nëntor 27, 2012). "Snapchat: The Biggest No-Revenue Mobile App Since Instagram". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më nëntor 21, 2013. Marrë më prill 10, 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Original document, "151160912 Snapchat Reggie Brown Declaration" Arkivuar janar 23, 2020, tek Wayback Machine, Sam Biddle Documentcloud, July 10, 2013. Retrieved March 27, 2016.
- ^ Gallagher, Billy (korrik 31, 2013). "Evan Spiegel And Bobby Murphy Say Alleged Snapchat Co-Founder Never Had Equity". TechCrunch (në anglisht). AOL. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2020. Marrë më 10 prill 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Etehad, Melissa (shkurt 3, 2017). "Two of these guys run Snap now. The third sued them". Los Angeles Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më mars 28, 2019. Marrë më prill 10, 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Shontell, Alyson (shtator 9, 2014). "Snapchat Settles Lawsuit Filed By Ousted Co-Founder And Fraternity Brother, Reggie Brown". Business Insider (në anglisht). Axel Springer SE. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 2, 2019. Marrë më prill 27, 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Crook, Jordan (shtator 9, 2014). "Snapchat Finally Settles Lawsuit With Ousted Co-Founder Reggie Brown". TechCrunch (në anglisht). AOL. Arkivuar nga origjinali më janar 22, 2021. Marrë më prill 10, 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Spiegel, Evan (9 maj 2012). "Let's chat". Snap News (në anglisht). Snap Inc. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2020. Marrë më 27 prill 2017.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |