Spartak Braho
Spartak Braho (lindur më 17 korrik 1951) është politikan shqiptar dhe deputet i Partisë Socialiste. Braho ka qënë deputet në Kuvendin e Shqiperisë për 4 Legjislatura.[1]
Biografia
RedaktoSpartaku ka përfunduar studimet si gazetar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike. Braho ka edhe titullin “Jurist”, nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1981).
Angazhimi politik
RedaktoBraho ka qënë drejtues i strukturave të PS-se, Tiranë dhe Durrës. Prej shtatorit 2009 deri në 2013 ka qënë Këshilltar ligjor i grupit parlamentar të LSI-së. Prej vitit 2004 e në vijimë është zgjedhur në forumet drejtuese dhe Kryesinë e LSI-së. Në tetor 2017, Braho emërohet këshilltar për parlamentin i kryeministrit Edi Rama.[2]
Braho u betua si deputet i kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së ish-deputetit Saimir Tahir. Braho ishte kandidati i 19 në listën shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë, ndërsa në KQZ mori 7 vota pro.[3]
Akuza për krime gjatë komunizmit
RedaktoGjatë viteve 1981‐1987, Spartak Braho ka punuar si gjykatës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.[4] Ai është akuzuar publikisht për infiltirmin e tij në strukturat e Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Gjatë një interviste për portalin Kujto.al, ish i dënuari politik Gjergj Hani ka rrëfyer se është dënuar në 1985 nën akuzën për tradhëti ndaj atdheut, në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar. Sipas dëshmisë, dënimin e tij e firmosi Spartak Braho, asokohe gjyqtar i kolegjit ushtarak në kohën e diktaturës komuniste.
Studiuesi Agron Tufa ka publikuar një dokument që pretendon se Spartak Braho ishte prokuror dhe ka vendosur për vrasje, kur ishte gjyqtar i kolegjit ushtarak.[5]
Konfrontimet me figura publike
RedaktoSpartak Braho është përfshirë në një debat publik me ish-drejtuesin e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Braho e ka akuzuar Tufën se përmes punës pranë ISKK ka shtrembëruar historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Në prill të 2019, në Komisionin e Ligjeve Braho ka kërkuar shkarkimin e Tufës nga posti i Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
Më tej, gjatë raportimit në Kuvend nga Tufa mbi veprimtarinë vjetore të ISKK për 2018, është akuzuar nga Braho si neo-fashit që sipas tij e ka kthyer Institucionin në celulë të Ballit Kombëtar.[6]
Referime
Redakto- ^ http://ps.al/familja-jone/spartak-braho
- ^ https://lapsi.al/2017/10/30/rama-emeron-spartak-brahon-si-keshilltar-te-grupit-parlamentar-te-lsi-se/
- ^ https://lapsi.al/2018/05/17/tahiri-la-mandatin-spartak-braho-betohet-si-deputeti-me-i-ri-i-kuvendit/
- ^ "CV Spartak Braho" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2022. Marrë më 10 dhjetor 2019.
- ^ https://kujto.al/spartak-braho-njeriu-qe-vulosi-vrasje-ne-diktature/
- ^ https://shqiptarja.com/lajm/komunizmi-shkakton-debat-nw-kuvend-brahotufws-largohu-neofashist-kreu-i-ballit-budalla