[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 13:
 
Ne i përdorim pragjet absolute gjatë gjithë kohës. Ne mund të përdorim një sasi kundërmuese parfumi ose locioni pas rroje, por jo aq sa të bezdisë të tjerët rreth nesh. Kur flasim me dikë në bibliotekë ne pëshpërisim me qëllim që të mbajmë zërin poshtë pragut absolut të studentëve të tjerë, por më lart pragut absolut të personit me të cilin po flasim.
 
 
 
=='''Pragu i ndryshimit'''==
Kur pyesi se cili është ndryshimi minimal në presionin e zërit apo në ndriçimin e dritës të cilin mund ta dallojmë, jemi duke pyetur për pragun e ndryshimit të këtyre shqisave ose aftësinë dalluese të tyre. Pragu i ndryshimit është sasia minimale e ndryshimit të energjisë fizike që duhet për të prodhuar një ndryshim në [[Ndijimi|ndijim]]. Ai është një prag dallues që përcakton një ndryshim ndërmjet dy ngacmuesve.
 
Në metodën e limiteve, eksperimentuesi përcakton pragun e ndryshimit duke paraqitur ngacmues me intensitet më të madh ose më të vogël sesa ngacmuesi origjinal. Subjekti duhet të raportojë nëse ngacmuesi provë është më i madh ose më i vogël se ngacmuesi origjinal.
 
P.sh, kur dikush kërkon që të ulni volumin e televizorit, ju klikon apo shkoni tek aparati dhe zbrisni volumin, por përpara se ju të keni kryer operacionin totalisht një person tjetër ankohet se nuk e keni ulur volumin. Kuptohet që ju e ulët volumin, por nga largvsia e vendit tjetër ku personi është ulur, ainuk mund ta dallojë dot pragun e ndryshimit.
 
 
=='''Ligji i Weber-it'''==