Wikipedia:Kontrolluesit
Kontrolluesit në Wikipedia janë anëtarë të cilët kanë një privilegj më shumë se përdoruesit e zakonshëm: kontrollojnë redaktimet e bëra nga përdoruesit e Wikipedia-s.
Edhe pse një kontrollues ka këtë privilegj, kjo nuk do të thotë se ai mund ta shfrytëzojë sipas dëshirës! Kontrolluesit nuk kanë më shumë fuqi se redaktorët e tjerë por thjesht kanë fituar besimin e komunitetit dhe duhet të veprojnë sipas rregullave të caktuara nga i gjithë komuniteti. Nëse ka nevojë dhe dëshirë, kontrollues të tjerë mund të zgjidhen këtu duke vënë kandidaturën vetë ose më mirë duke i propozuar dikush tjetër.
KushtetRedakto
Kandidaturë vetiake: Kushtet për tu bërë kontrollues në përgjithësi kanë të bëjnë me sa kohë dhe sa kontribute një redaktor ka dhënë. Redaktori duhet të jetë i besueshëm dhe kjo gjë arrihet vetëm duke redaktuar artikuj në mënyrë konstruktive dhe duke qenë në kontakt me redaktorët e tjerë. Gjithashtu duhet të ketë qenë anëtar prej 1 muaji (nga redaktimi i parë) e të ketë minimalisht rreth 300 kontribute.
Kandidaturë e propozuar nga dikush tjetër: Kandidatura mund te jetë e sponsorizuar dhe nga një redaktor i rregullt (domethënë redaktor që kanë qenë anëtar për të paktën 1 muaj dhe ka mbi 50 redaktime).
Ju lutem shtoni kandidaturat në ndarjen e duhur dhe në formatin e mëposhtëm:
Kandidatura për kontrolluesRedakto
JoraKRedakto
Përshëndetje,
Ju lutem mund t'i japim statusin kontrollues përdoruesit @JoraK,: https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:JoraK në sq.wikipedia pasi do na ndihmonte shumë në vazhdim në kontrollin e artikujve. Jora ka shumë kohë që kontribuon në Wikipedia në aktivitet që janë zhvilluar në Open Labs dhe mendoj qe do ishte një shtesë shumë e vlefshme në vazhdim sidomos duke marrë parasysh faktin që kemi planifikuar aktivitete të tilla në vazhdim. Faleminderit --NafiShehu (diskutimet) 8 shkurt 2020 15:57 (CET)
- U bë!. – Βατο (diskutimet) 10 shkurt 2020 16:28 (CET)
LGashiRedakto
Përshëndetje, Kërkoj që të më jipet statusi i kontrolluesit në sq.wikipedia pasi konsideroj që do të isha aktiv në mirëmbajtjen e artikujve shqip. Jam përdërues më i vjetër se 3 vite, me disa redaktime në sq.wikipedia dhe en.wikipedia.@LGashi https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:LGashi Ju falemnderit LGashi (diskutimet) 24 janar 2023 16:55 (CET)
- LGashi, përshëndetje! Faleminderit për gatishmërinë e treguar! Të lutem të jesh aktiv në rregullim artikujsh për këtë javë dhe në vijim do të kujdesem përsonalisht për të të dhënë statusin e kërkuar. Do të jem duke i ndjekur kontributet e tua. — Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2023 17:18 (CET)
- Përshendetje. Aktiv u tregova me aq sa pata mundësi duke redaktuar disa faqe por ende nuk mora statusin e kerkuar. Nëse bën, kerkoj që të më jipet statusi tani, pasi që pa të nuk kam as vullnet të punoj. LGashi (diskutimet) 22 prill 2023 13:51 (CEST)
Heqje privilegjeshRedakto
Këtu mund të paraqitni kërkesën për heqjen e privilegjeve të një përdoruesi:
Lista e kontrolluesveRedakto
Për momentin Wikipedia shqip ka 156 kontrollues. Listën e plotë të tyre mund ta gjeni këtu.