[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
[[Skeda:Qazim_Koculi.jpg|thumb|Qazim Koculi]]
'''Qazim Koculi''' (lindi më 1887 në Kocul, Vlorë), senator i [[Senati i Këshillit Kombëtar të Shqipërisë|Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë]] nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920 <ref>[http://www.parlamenti.altirana.com/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005] - <tt>Republika e Shqipërisë KUVENDI</tt> . Tiranë 2005</ref>, ushtarak shqiptarë nga Shqipëria.
 
==Jetëshkrimi==
{{për përmirësim}}
LindiKoxuli lindi[[1887]] në fshatin Kocul të Vlorës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`ju dorëzuar flotiljes italiane. Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron deri në vitin 1912. Kthehet këtë vit në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrje të Ismail Qemalit. Ky i fundit e cakton drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914. Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Nga ky vit e deri më 1919 ishte nënprefekt i Tepelenës. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në Kongresin Kombëtar të Lushnjes, nga i cili u emërua edhe senator. Është aktiv në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët e Kuvendit të Barçallasë. Koculi u zgjodh nga ky kuvend si kryetar i komisionit të përbërë nga 16 anëtarë. Më 19 maj 1920 ky komision zgjodhi në Beun të Vlorës, Qazim Koculin si komandant të përgjithshëm të Komitetit të [http://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Vlor%C3%ABs Luftës së Vlorës]. Hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Pas kësaj lufte kreu detyrën e prefektit të Vlorës. Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor-nëntor 1921. Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti në krahun e forcave që ishin për rrëzimin e qeverisë së Evangjelit. Nga kjo krizë ai u bë protagonist jo me ndonjë dëshirë të madhe, duke hyrë në histori edhe si kryeministri njëditor i Shqipërisë. Ai më 6 dhjetor formoi pa konsultime një kabinet prej 8 anëtarësh, për askush nuk që i gatshëm të ndihmonte. I vetmi urdhër që lëshoi “kryeministri” njëditor ishte ai për drejtorin e përgjithshëm të postave, të cilin e urdhëroi të mos lëshonte asnjë lloj telegrami të pakontrolluar prej tij. Nga këto dy shkaqe, Koculi dha dorëheqjen brenda të njëjtës ditë që u emërua kryeministër. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sërish deputet i Vlorës në Kuvendin Kushtetues. Gjatë kësaj kohe vazhdoi të përkrahte po ata linjë politike që ishte për rrëzimin e qeverisë.
 
Koculi ishte ndër pjesëmarrësit dhe përkrahësit e kryengritjes së qershorit 1924. Në qeverinë e dalë nga kjo kryengritje, Koculi ishte ministër i Punëve Botore. Me dështimin e kësaj qeverie dhe me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtë Shqipërisë bashkë me politikanë të tjerë. Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vjenë dhe Paris. Gjatë kësaj kohe ai pajtohet me Mbretin Zog dhe pranoi që të ishte kryetar i Komitetit të Kosovës në mërgim. Për këtë gjë, ai ai u pagua me një shumë prej 30 napolonash në muaj. Ishte për kthimin në atdhe para 7 prillit 1939, por një gjë e tillë u kundërshtua nga shokët e tij. Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye në Shqipëri, dhe në dhjetor 1939 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit. Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe në çastet e fundit të kësaj qeverie u emërua komisar i lartë në Vlorë, në kohën kur qe rritur lëvizja komuniste atje. Më 2 janar 1943 Qazim Koculi vritet në Vlorë nga batalioni dibran i italianëve. Për këtë shkak dhe për faktin se italianët nuk pranuan të dënojë fajtorin, Mustafa Kruja që ishte edhe miku i tij, dha menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Line 38 ⟶ 39:
==Burimi i të dhënave==
<references/>
 
[[Kategoria:Kuvendi i Shqipërisë]]
[[Kategoria:Kryeministra të Shqipërisë]]
 
[[en:Qazim Koculi]]