[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti ndryshoj: fr:Leka Zogu (1939-2011); Ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
{{Biografia-Box
|Emri Mbiemri = '''Leka Zogu I'''<br />Pretendent i Fronit Mbretëror të [[Shqiptarë|Shqiptarëve]]ve <br /><br />
|FOTO = [[Skeda:Albania-Leka I.jpg|thumb|300px]]
|Emri = Leka
Rreshti 15:
 
== Biografia ==
=== Edukimi ===
Pas kalimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954. Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16 vjeçar, regjistrohet në kolegjin e famshëm “Vilare Ailange Kolegie” të Olon-it, në Zvicër, ku mori edhe diplomën “Matriculation of Oxford” në vitin 1956. Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.
 
=== Titulli ===
Më [[5 Prill]] [[1957]], me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”.
Kurorezimi i Princit Leka I
Më 15 Prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.
 
=== Aktiviteti ===
Mbreti Leka u përkushtua për përmbushjen e detyrimeve prej Sovrani para bashkatdhetarëve në mbarë Europën dhe në vendet arabe gjatë 5 viteve të para pas kurorëzimit (1961-1966). Në vitin 1967, veprimtaria politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e këtij viti.
Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968.
 
=== Familja Mbreterore, [[Elia Zaharia]], Mbreti Leka dhe [[Princi Leka]] ===
Në këtë tur vizitash, Mbreti pati rastin dhe kënaqësinë të njihej e të miqësohej edhe me guvernatorin e atëkohshëm të Kalifornisë dhe presidentin e mëvonshëm të SHBA-ve, Ronald Reganin. Kjo miqësi midis shtetarësh të mëdhenj, mundësoi që gjatë viteve të presidencës së Reganit, Komisioni i Jashtëm i Kongresit amerikan të hartonte e të miratonte një Rezolutë për Shqipërinë.
Viti 1969 shënoi një kurorëzim të ri të veprimtarisë politiko-atdhetare të Mbretit Leka, pas suksesit të bujshëm të takimeve me diasporën shqiptare të Australisë. Gjatë pritjes zyrtare të organizuar nga kryeministri Menzes, njohja personale me të cilin u shndërrua në miqësi.
Rreshti 33:
Në optikën politike të Mbretit, zgjidhjet parciale të hallkave të Çështjes kombëtare: të Kosovës, Çamërisë dhe trojeve të tjera etnike, për të cilat Ai ishte përkushtuar totalisht, nuk mund të pranoheshin kurrsesi në këmbim apo si kombinacion i cënimit të sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar amë. Kuvendi i Madridit jo vetëm adoptoi filozofinë e luftës dhe veprimit politik të Mbretit Leka, por e jetësoi atë në të gjitha vendimet. Akt-marrëveshja përfundimtare për njësimin dhe koordinimin e veprimtarisë politiko-diplomatike të mërgatës shqiptare, Rezoluta përfundimtare e Kuvendit si dhe krijimi e miratimi prej tij i Këshillit Drejtues të Përkohshëm, shënuan kurorëzimin me sukses të platformës dhe axhendës politike të Mbretit Leka në Kuvendin historik të Madridit.
 
=== Leka I dhe Nena Mbreteresha, gjate luftes se II, ne Angli ===
Viti 1975 shënoi ngjarjen më të rëndësishme në gjirin e Familjes Mbretërore dhe garantoi trashëgiminë e kurorës së Dinastisë Mbretërore shqiptare nëpërmjet martesës së Mbretit Leka me Mbretëreshën Susan. Pesë vitet që pasuan Kuvendin e Madridit shënuan përpjekjet titanike të Mbretit për jetësimin e vendimeve të këtij kuvendi.
Mbreti Leka, si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qëndroje dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. Prishja e Tiranës zyrtare me Kinën komuniste diktoi intensifikimin e natyrshëm të përpjekjeve të Mbretit Leka dhe mërgatës antikomuniste për ndryshimin e statukuosë në Shqipërinë e asaj kohe.
Rreshti 48:
Natyrisht që këtu ka ndikuar edhe gjendja shëndetësore jo e favorshme e Mbretit, që e pengon të jetë i kudondodhur pranë bashkatdhetarëve, ashtu siç do të dëshironte dhe siç u është gjendur atyre gjatë gjithë jetës plot privacione e sakrifica të përbashkëta.
=== Gjuhët e huaja ===
Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht, Arabisht.
 
=== Hobi ===
Armët, Libri, Yauting.
 
== Lidhje ==
[http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/ Oborri mbreteror shqiptar]
 
== Referenca ==
[http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/pages/kingleka]
 
Rreshti 65:
*[[Princi Leka]]
 
== Referencat ==
{{Reflist}}
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
 
Line 76 ⟶ 77:
[[et:Leka (prints)]]
[[fi:Leka Zogu]]
[[fr:Leka Zogu (1939-2011)]]
[[hu:Leka Zogu albán trónörökös]]
[[it:Leka Zogu]]