[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: jv:Dinasti Han
v r2.7.2) (roboti shtoj: kk:Хань мемлекеті; Ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
'''Dinastia Han''' ( 206-8 para erës së re) e themeluar nga Liu Bang, perandori Han-Gaozu, u quajt në historiografi si Dinastia Han Perëndimor, sepse ajo e kishte si kryeqytetin e saj qytetin Çang-an, sot Si-an, që ndodhet në zonën perëndimore të [[Kinë]]s.
 
Gjatë 7 vjetëve të tij në fronin perandorak, Liu Bang, perandori Han-Gaozu, forcoi sundimin e centralizuar qendror dhe konsolidoi sundimin e vet, duke përpunuar një sërë kursesh politike për “ripërtëritjen dhe shtimin e popullsisë”. Pasi perandori Han-Gaozu vdiqi në vitin 159 para erës së re, perandori Han-Huidi trashëgoi fronin, por pushteti në fakt ra në duart e perandoreshës Lyu Zhi, e veja e të ndjerit perandorit Han-Gaozu. Perandoresha Lyu Zhi, e cila qëndroi në pushtet për 16 vjet, u bë një nga pak sundimtaret gra në historinë kineze. Në vitin 183, perandori Han-Wendi trashëgoi fronin. Ai dhe biri i tij, që u bë më vonë perandori Han-Jingdi (156-143 para erës së re) vazhduan zbatimin e kurseve politike për “ripërtëritjen dhe shtimin e popullsisë” dhe i pakësuan taksat, si rezultat, ekonomia e perandorisë Han u zhvillua me vrull. Historianët e quajnë atë fazë si “qeverisja paqësore e perandorëve Wendi dhe Jingdi”.
 
Në sajë të “qeverisjes paqësore të perandorëve Wendi dhe Jingdi”, potenciali i perandorisë Han u rrit gradualisht. Në vitin 141 para erës së re, perandori Han-Wudi transhëgoi fronin perandorak. Gjatë viteve kur ishte në fuqi, ai dërgoi Wei Qing dhe Huo Qu Bing për të mposhtur hunët, si rezultat, u zgjeruan sferat e sundimit të dinastisë Han Perëndimor dhe u sigurua zhvillimi ekonomik dhe kulturor në krahinat veriore të perandorisë Han. Më vonë, perandori Han-Zhaodi vazhdoi përpjekjet për zhvillimin e ekonomisë, duke e çuar në kulm periudhën e lulëzimit të dinastisë Han Perëndimor.
Rreshti 60:
[[ja:漢]]
[[jv:Dinasti Han]]
[[kk:Хань мемлекеті]]
[[ko:한나라]]
[[la:Domus Han]]