[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: hi:अल्लाह
v r2.7.3) (roboti ndryshoj: kk:Аллаһ; Ndryshime kozmetike
Rreshti 1:
[[fileSkeda:Dcp7323-Edirne-Eski Camii Allah.jpg|thumb|Kaligrafi e fjalës ''allāh'' në Eski Cami (xhami), [[Edrene]] (Adrianopojë)]]
'''Allahu''' ([[Gjuha arabe|arabisht]] الل = allāh) është fjala arabe për ''[[zoti]]n.''
 
Rreshti 21:
 
== Allahu në fenë islame ==
[[fileSkeda:Flag of Saudi Arabia.svg|thumb|[[Shehadeti|Shpallja e besimit]] të fesë islame si shkrim në flamurin e Arabisë Saudite.]]
 
Nga 114 suret e kuranit, 113 fillojnë me [[basmala]]n. [[Shpallja e besimit|Njohja]] e ''allahut'' si i vetmi zot, [[Shehadeti|shahada]], është një nga [[Feja islame#Pesë shtyllat|pesë shtyllat e fesë islame]]. Kur [[Myslimani|myslimanët]] flasin për zotin ose ''allahun'', shtojnë shpesh edhe shprehjen „qoftë i lëvduar dhe i lartë“ (arabisht سبحانه وتعالى = subḥanahu va ta'ālā).
Rreshti 27:
Allāhu (zoti) është i vetmi emër (gati) i përveçëm i zotit në fenë islame. ''[[99 emrat e allahut]]'' të bërë tashmë proverbialë, janë [[Atributi|atribute]] (''mbiemra'') por nuk janë veç të gjitha nga kurani. Disa emra të kësaj liste e kanë prejardhjen nga [[hadithi|hadith-i]], trashëgimia e fjalëve të profetit [[Muhameti|Muhamet]]. Për shembull emri i 91-të ''ad-dārr'' („plagosësi, rrezikuesi“) gjendet vetëm tek hadithet. Në kuran ka në të vërtetë më tepër se 99 atribute. Janë gjithësej rreth 114. Lista e 99 emrave përshkruhet me „emrat më të bukur“ ''(asma’ul husna)''. Nga të gjithë këto atribute rrjedhin edhe emrat e përhapur arabë si psh. Abdullah („shërbyes i allahut“) ose edhe Abdul Hayy („shërbyes i të gjallit“), Abdul Maxhid („shërbyes i të lavdishmit“). Duhet patur parasysh këtu se bëhet fjalë për shkallën sipërore të vetive të përmendura („më i mëshirëshmi“, „më i plotëfuqishmi“, „gjithë-shikuesi“ etj.)
 
Vetitë ose definimet [[Teologjia|teologjike]] të zotit në fenë islame përmenden si në kuran ashtu edhe në ''hadith''. Cilësia kryesore aty e zotit është që ai është i pavarur nga krijesat e tij. Ai është i pavarur nga koha (sipas tyre, zoti ka ekzistuar përpara kohës dhe do të mbesë edhe pas mbarimit të saj). Zoti është krijuesi i botës por jo pjesë e botës materiale. Zoti, sipas përcaktimit islamik nuk ka as gjini, as fëmijë dhe as partnerë. Gjithashtu nuk ekziston asnjë qenie e barazvlefshme me të. Përveç kësaj zoti është i pranishëm kudo, i plotëfuqishëm dhe në dijeni të gjithshkaje, dmth. ai e di në çdo moment se ç'ndodh, ç'ka ndodhur dhe ç'do të ndodhë në çdo vend si dhe ç'do të kishte ndodhur sikur një ngjarje (që pritej) të mos kishte ndodhur.
 
Kurani e përcakton allahun kështu:
Rreshti 55:
: ''Ai është ai që ju ka krijuar gjithshka që ndodhet në tokë dhe që duke u ngritur drejt qiellit e ka formuar atë në shtatë qiej. Ai di gjithshka.'' (Sure 2, vargu 29.)
 
Shumë të krishterë [[Evangjelicizmi|të rrymës evangjeliste]] hedhin poshtë barazimin e zotit të zbulesës së biblës me atë të kuranit. Një arsye e kësaj mënyre gjykimi është shpallja qëndrore e fesë islame se allahu nuk ka [[Biri i zotit|bir]]. Në kundështim me këtë (sipas mendimit të shumë të krishterëve evangjelistë) është shpallja thelbësore e [[Besëlidhja e re|dhjatës së re]], e cila e përkufizon zotin si „ati i zotit tonë Jezu Krishtit“.
 
Ish-kryetari i këshillit të [[Kisha Evangjeliste|kishës evangjeliste në Gjermani]], ''(„Evangelische Kirche in Deutschland”)'', Wolfgang Huber, është i mendimit që nuk mund të bëhet konstatim mbi atë se zoti, të cilin adhurojnë të krishterët, është i njëjti me atë, të cilin adhurojnë myslimanët. Huber sheh si të mundshëm vetëm një deklarim në lidhje me njohjen ndaj zotit duke qenë këtu i mendimit se të krishterët njohin një tjetër zot nga ai i myslimanëve: ''„a është zoti i njëjti, këtë duhet t'ia lëmë atij ta vendosë. Ne si njerëz mund të gjykojmë vetëm mbi njohjen tonë ndaj zotit. Si të krishterë, ne nuk kemi asnjë arsye të themi se njohim të njëjtin zot si dhe myslimanët.“''<ref>[http://www.ekd.de/aktuell/041122_huber_islam_focusinterview.html Nicht der gleiche Gott - Dokumentation eines Focus-Interviews] ''(Jo i njëjti zot. Dokumentacion i një interviste)'' 22 nëntor 2004</ref>
Rreshti 127:
[[jv:Allah]]
[[ka:ალაჰი]]
[[kk:АллахАллаһ]]
[[kn:ಅಲ್ಲಾಹ]]
[[ko:알라]]