[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: wa:Sint Ogustin
v r2.7.3) (roboti ndryshoj: my:စိန့်ဩဂတ်စတင်း; Ndryshime kozmetike
Rreshti 3:
'''''</center>
|-
|align="center" colspan="2" |[[ImageSkeda:Augustine_of_Hippo.jpg|250px]]
|-
|align="center" colspan="2" bgcolor="gold"|'''Peshkop''' dhe '''doktor i kishës'''
Rreshti 27:
|}
 
'''Shën Agostini''' ([[Latinishtja|lat]]. ''Aurelius Augustinus Hipponensis '', [[Tagaste]], [[Numidia]], [[13 nëntor]] [[354]] — [[Hipona]], [[Numidia]], [[28 gusht]] [[430]]) ishte [[Filozofia|filozof]], [[Ipeshkvi|peshkop]] në [[Hippo Regius]], dhe [[Teologjia|teolog]] ; [[át kishe]], [[doktor i kishës]] dhe [[Shenjtori|shenjtor]] i [[Kisha katolike romake|kishës katolike]]. Ai është shenjtori mbrojtës i [[Urdhri agostinian|Urdhrit fetar agostinian]] dhe i disa vendeve. Vepra e tij e njohur ''"Confessiones"'', ("[[Rrëfimet (Shën Agostini)|Rrëfimet]]") quhet shpesh vetë-jetëshkrimi i parë perëndimor dhe lexohet ende nëpër botë.
 
== Jeta ==
Agostini lindi në vitin [[354]] në [[Tagaste]] një qytet provincial në [[provinca|Provincën]] [[Numidia]]. Qyteti sot quhet [[Souk-Arrhas]] dhe ndodhet në [[Algjeria|Algjeri]]. Kur lindi iu dha emri '''[[Aurelio Agostino]]'''. Ai lindi pas konvertimit të perandorit [[Konstantin]] në fenë e [[krishterimi|krishterë]]. Në këtë periudhë, [[Afrika e veriut]] do ti nënshtrohej gjithnjë e më shumë ndikimit të kulturës së krishterë greke, ndërsa ndikimi i kulturës latine do të dobësohej. Kisha e krishterë në Numidia ishte e ndarë në shumë grupe dhe rryma besimi në rivalitet me njëra-tjetrën.
 
Babai i tij quhej Patricius, ishte qytetar romak, nëpunës i respektuar në administratën romake, dhe pronar i vogël tokash në [[Tagaste]]. Babai ishte [[Paganizmi|pagan]], por u [[pagëzimi|pagëzua]] i krishterë pak para vdekjes. Babai ishte shumë i rreptë dhe nuk pati kurrë marrëdhënie krejt të hapura me [[Shën Monika|Monikën]] ose [[Agostini]]n. Por ai ndikoi shumë në formimin e Agostinit duke e mësuar të admironte klasikët e letërsisë latine, gjë e cila e ndihmoi shumë Agostinin gjatë aktivitetit të tij si shkrimtar.
 
Nëna, [[Shën Monika|Monika]] (në literaturë ndeshet edhe me emrat Monica, Monnica) ishte e krishterë. Monika konsiderohet në traditën e krishterë si nëna perfekte. Ajo do të luajë një rol të veçantë në jetën e Agostinit dhe të vëllezërve dhe motrave të tij. Dihet se Agostini kishte të paktën një vëlla, [[Navigius]] dhe një motër e cila vdiq si virgjëreshë e bekuar, një formë e vjetër e jetës si murgeshë. Ajo nuk e pagëzoi djalin e sapolindur, por u kujdes që ai të merrte mësime mbi fenë e krishterë. Kur Agostini u sëmur shumë rëndë gjatë fëmijërisë, ai u lut që të pagëzohej i krishterë, por ai u shërua përpara se të kryhej pagëzimi dhe kërkoi që të shtyhej pagëzimi për më vonë. Kjo nuk ishte e pazakontë për atë kohë, kur njerëzit përpiqeshin që ta shtynin pagëzimin nga frika se ata mund të bënin mëkate pas pagëzimit.
 
Mësimet e para i mori në [[Tagaste]] dhe më vonë në [[Madaura]]. Ai mësoi [[latinishtja|latinisht]], ndërsa njohuritë në gjuhën [[greqishtja e vjetër|greke]] i mbetën të kufizuara. Në vitin [[370]] u dërgua të përfundonte arsimin në [[Kartagjena|Kartagjenë]]. Ai dëshironte të punonte si jurist dhe për këtë arsye ai do të studiojë [[retorika|retorikë]] nga viti [[372]] deri në vitin [[375]]. Në këtë kohë i vdiq babai.
 
Pasi lexoi librin "[[Hortensis]]" (ky libër ka humbur dhe nuk dihet përmbajtja e tij) të [[juristi]]t, [[politikani]]t, [[oratori]]t dhe [[shkrimtari]]t [[Roma|romak]], [[Cicero]] ([[106]]-[[43]] [[p.e.s.]]), Agostini filloi të interesohet për [[filozofia|filozofinë]]. Ai studiojë midis të tjerash veprat e [[Platoni]]t dhe që nga viti [[373]], ai dhe shoku i tij [[Honoratus]] filluan të ndjekin [[Manichaeism]], një sekt i krishterë i cili mendonte se bota shpirtërore ishte e krijuar nga [[Zoti]] ndërsa ajo materiale ishte krijuar nga [[E Keqja]]. Augustini hodhi poshtë shumicën e besimit të krishterë të marrë nga nëna. Në fund të studimeve ai hoqi dorë nga [[jurisprudenca]] dhe iu kushtua mësimdhënies së retorikës. Ai filloi të jepte mësime në retorikë dhe gramatikë në vitin [[375]] dhe vazhdoi kështu për 9 vjet.
 
Agostini mendohet se ishte një burrë i pashëm, dhe në moshën 18-të vjeçare (viti [[372]]) ai u njoh me një grua të re në [[Kartagjena|Kartagjenë]]. Ata bashkëjetuan për 14 vjet. Shumica në atë kohë e konsideronin [[bashkëjetesa|bashkëjetesën]] si një mënyrë të jetuari të pranueshme. Nga bashkëjetesa u lindi një djalë, [[Adeodatus]] në vitin [[373]]. Adeodatus vdiq në vitin [[389]]. Agostini u nda nga kjo grua në vitin [[386]].
 
[[FiguraSkeda:Sainte Monique.jpg|thumb|200px|Shën Agostini dhe Monika, nga [[Ari Shefer]]]]
 
== Veprimtaria në Itali ==
Agustini dha mësime në [[Filozofia|filozofi]] dhe [[Retorika|retorikë]] në [[Thagaste]] dhe [[Kartagjena]], por ai dëshironte që të shkonte në [[Roma|Romë]] sepse ai besonte se atje ushtronin artin e tyre mjeshtërit më të mirë dhe të shkëlqyer të retorikës. Në vitin [[383]] Agustini, kundër dëshirës së nënës së tij, u vendos në [[Roma|Romë]] për të hapur një shkollë për mësimin e retorikës. Nëna e tij [[Monika]] shkoi bashkë me të dhe u vendos me banim në [[Roma|Romë]]. Agustini u zhgënjye shumë me shkollat romake të cilat ai i vlerësoi si apatike (të mërzitshme). Po ashtu nxënësit e tij ndërronin shpesh mësues për të mos paguar për orët e mësimit. Miqtë e tij të besimit [[manichean]] e njohën me [[Prefekti|prefektin]] e [[Roma|Qytetit të Romës]], [[Symmachus]], të cilit i ishte kërkuar të gjente një profesor të retorikës për oborrin perandorak në [[Mediolanum]] (qyteti i sotëm i [[Milano]]s).
 
Në vitin [[384]] Agustini pranoi ftesën për të punuar si mësues i retorikës në Mediolanum. Monika e shoqëroi atë edhe në Mediolanum. Atje ai ra nën ndikimin e [[neoplatonizmi]]t dhe kjo i hapi rrugën edhe kthimit në fenë e krishterë të nënës së tij. Gjithë veprimtaria e tij si [[Teologjia|teolog]] do të karakterizohet nga ndërthurja e mendimit të krishterë dhe neoplatonizmit. Ndikimi i neoplatonizmit tek Agustini solli si pasojë vazhdimin e ndikimit të [[Platoni|Platonit]]t edhe në [[Mesjeta|mesjetë]], ndërsa [[Filozofia|filozofët]] e tjerë [[Greqia|grekë]] u harruan.
 
Në moshën 30 vjeç, Agustini, një i sapoardhur nga krahina kishte postin akademik më të shquar në botën latine, në një kohë që poste të tilla të hapnin rrugën për të filluar karrierën në [[Politika|politikë]]. Megjithatë, Agustini nuk e pëlqente jetën plot tensione në oborrin perandorak, dhe një ditë ndërsa ishte në karrocën e tij duke shkuar për të dhënë një fjalim përpara perandorit, ai u ankua se një lypës i dehur që sapo kishte kaluar në rrugë bënte një jetë me më pak mërzitje se ai.
Rreshti 185:
[[mr:हिप्पोचा ऑगस्टीन]]
[[mt:Santu Wistin]]
[[my:စိန့်ဩဂတ်စတင်း]]
[[my:စိန်ဩဂတ်စတင်း]]
[[nds:Augustinus]]
[[nl:Augustinus van Hippo]]