[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: nds:Boethius
Rreshti 9:
* përjetësisë (amshueshmërisë) : «Interminabilis vitae tota simul et perfecta possessio».
 
== Jetëshkrim dhe filozofi ==
Një nga figurat më të shquara në Mesjetën e hershme ishte Anicius Manlius Severinus Boecis (rreth. 480-524) i Romës dhe i Pavies së Italisë. Ai u rrit në mbretërinë e Teodorikut si një i krishterë. Që në moshë të herët , ai u dërgua në Athinë, ku mësoi gjuhën greke dhe aristotelizmin,neoplatonizmin dhe stoicizmin. Më vonë, në vitin 510, ai u caktua në postin e konsullit të oborrit mbretëror të Teodorikut, ku u rrethua me nderime.
Në kundërshtim me famën e tij të madhe dhe statusin e shquar politik, ai u akuzua për tradhëti të lartë, ju hoqën nderimet, u burgos për një kohë të gjatë dhe në vitin 524 u ekzekutua. Gjatë burgimit të tij në Pavia, ai shkroi veprën e tij të famshme Konsolidimi i Filozofisë, një libër ky që qarkulloi gjerësisht gjatë mesjetës dhe kishte një ndikim kaq, të madhe sa Chaucer e përktheu atë dhe modeloi disa nga Përrallat e Konterberit, sipas përmbajtjes së librit të Boecit. Në faqet e para të librit të tij, Boeci jep një përshkrim alegorik të filozofisë, i cili akoma mund të shihet i gdhëndur në fasadat e shumë katedraleve në Evropë. Ajo, që e shtynte atë ta shikonte filozofinë me këto terma alegorike ishtë përpjekja për të kapërcyer melankolinë e tij, duke shkruar poezi në kohën kur ishte i brengosur në burg. Në këtë pikë, ai u mahnit nga një vizion i ri i filozofisë, të cilin ai e dha me një forcë imagjinative të konsiderueshme. Filozofia erdhi tek ai si një grua e re me sy aq të mprehtë, sikur të sygjeronte se filozofia ka fuqi më të lartë, se sa natyra njerëzore. Ajo jepte përshtypjen, se nuk kishte një moshë të caktuar, duke treguar se filozofia është e pashtershme. Në mantelin e saj dukej shkronja greke 0, duke simbolizuar filozofinë praktike dhe theta (Φ), që simbolizonte filozofinë teorike dhe një shkallë midis tyre, që tregonte ngjitjen në shkallët e urtësisë. Boeci u ngushëllua nga filozofia, kur ai zbuloi tek ajo, se asnjë e mirë dhe kënaqësi tokësore nuk mundi t'i jepte atij lumturinë e vërtetë, se njeriu duhet të drejtohet tek e Mira Supreme, ku të udhëheqë filozofia. Përveç këtij interpretimi alegorik, Boeci dha një përcoktim më teknik të filozofisë, duke e quajtuar atë dashuri për urtësi. Fjala urtësi mbart gjithë ngarkesën e përcaktimit të tij. Për të, urtësi do të thotë një realitet, diçka që ekziston në vetvete. Urtësia është mendimi jetësor, që krijon të gjitha sendet. Duke dashuruar urtësinë, njeriu dashuron mendimin dhe shkakun e të gjitha gjërave. Më në fund, dashuria për urtësi është dashuria për Zotin.
Rreshti 25:
Boeci, gjithashtu, u largua nga teoria e Aristotelit; e të përgjithshmëve, duke thënë se ne nuk i abstragojmë të pëtgjithshmet nga sendet e veçanta, se mendja është e aftë t'i mendoë të përgjithshmet "të shkëputura nga trupat". Në të njejtën kohë, Boeci i dha provat se ishte një student i shën Augustinit, duke u marrë me disa nga pikëpamjet e tij në lidhje me të keqen, me shkaqet e shqetësimit njerëzor, me marrëdhënjet midis lirisë dhe providencës së Zotit dhe me njohjen tonë intuitive të Zotit.
 
== Kureshi nga jeta e filozofit ==
* Boeci ishte patric dhe senator, burrë shteti i mbretit Teodorik të Gotes Lindore. I akuzuar për pjesëmarrje në komplot që u kurdis për shkak të përmbysjes së sundimit gotik në Itali, u burgos dhe u dënua me vdekje pa gjykim.
 
Rreshti 61:
[[kk:Бойешес]]
[[ko:보이티우스]]
[[ky:Аниций Манлий Торкват Северин Боэций]]
[[la:Anicius Manlius Torquatus Severinus Boethius]]
[[lt:Boetijus]]