[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 23:
Në vitin 1998, përderisa [[John Petrucci]] qëndronte pranë gruas së tij dhe vajzës së sapolindur, Kiara, [[Mike Portnoy]], [[Jordan Rudess]] dhe [[Tony Levin]] vazhduan të kompozonin muzikë. Më 23 tetor 2007 u lëshua një CD me muzikë që u kompozua në mbledhjet e albumit të dytë të Liquid Tension Experiment nën emrin [[Liquid Trio Experiment]]. Albumi, ''[[Spontaneous Combustion]]'' përmbanë improvizimet në studio që u bënë në këtë periudhë. Disa këngë nga ''[[Liquid Tension Experiment 2]]'' e kanë prejardhjen nga këto improvizime, duke përfshirë "914", "Chewbacca", dhe "Liquid Dreams". Kur u kthye Petrucci në bend, ai shtoi pjesët e tij me kitarë, ku disa herë i mësoi solot e improvizuara të Rudess notë-për-notë në mënyrë që t'i dyfishonte ato dhe të krijonte një ndjenjë më harmonike në kompozim.
 
Disa këngë të Liquid Tension Experiment janë përfshirë në performancat live të Dream Theater, si p.sh. kënga "Instrumedley" nga ''[[Live at Budokan]]''.
 
Më 4 tetor 2007 është bërë e ditur se Liquid Tension Experiment do ta udhëheqin festivalin NEARfest në qershorin e vitit 2008. Më 29 Mars 2008 u shpall se 10 vjetori i bendit do të festohet me gjashtë turne që u mbajtën në Qershor 2008.