[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
NY (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Sejfi Vllamasi''' ([[1883]]-[[1975]]), deputet<ref>[http://www.parlamenti.altirana.com/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005] - <tt>Republika e Shqipërisë KUVENDI</tt> . Tiranë 2005</ref> dhe veprimtar politik në [[Shqipëri]]. I lindur në Novoselë të [[Kolonjë|Kolonjës]], Sejfiu u shkollua në [[Stamboll]] e më pas u kyç në jetën politike të vendit. Ishte anëtar i [[Partia Popullore|Partisë Popullore]] të kryesuar nga [[Fan Noli]] dhe mori në [[Revolucioni i Qershorit|Revolucionin e Qershorit]] më [[1924]], megjithëse më herët kishte qenë mik i ngushtë i mbretit [[Zogu|Zog]]. Mërgoi në Evropë pas shtypjes së revolucionit nga forcat e [[Legaliteti|Legalitetit]].
 
== Jeta ==
 
Lindi në Novoselë të [[Kolonjë|Kolonjës]]. Bëri tri vjet në shkollën fillore në fshat. Më 1892 xhaxhai i tij, Ademi e merr me vehte në Edrene, i cili vdiq pas 6 muajsh. Pas lutjes së bërë valiut, Abdurrahman Pashës, u pranua me bursë shteti në gjimnazin e shtetit ku pati si profesor [[Shahin Kolonja|Shahin Ypi-Kolonjën]]. Në maj të 1897-ës, pas mbarimit të luftës turko-greke, shkoi në Kolonjë për të ndërruar klimë, pasi kaloi një sëmundje të rëndë.
 
Sejfiu u shkollua në [[Stamboll]] ku përmes Xhafer Mbrështanit u njoh me [[Hoxhë Vokrri|Hoxhë Said Najdenin]]. Kreu studimet më 1904 në shkollën e mjeksisë veterinare. Më 1905 emërohet veteriner në Manastir, ku njihet me Komitetin Shqiptar të Manastirit. Sheh nga afër trazirat e organizuara nga çetat terroriste bullgare e greke, dhe veprimtarinë batalionit gjurmues (avxhitabori) komanduar prej kapitenit të klasit të parë, Enver beut. Nga mesi i dytë i v. 1906 degdisët në Anadoll për veprimtarinë e tij pranë komitetit, përkatësisht në Sivas e Karahisar deri në korrik 1908.
 
Pas shpalljes së Kushtetutës vajti në Kolonjë duke takuar gjatë rrugës [[Vëllezërit Topulli|vëllezërit Topulli]], [[Fehim bej Zavalani]]n, [[Sotir Peçi]]n, Telemak e [[Themistokli Germenji]]n. Nga kjo periudhë deri më 1914 në Stamboll ka dhënë mësime fizike e kimie në një shkollë dyvjeçare për teknikë të mesëm veterinarë dhe kështu ka qënë në lidhje të ngushtë e të vazhdueshme me Lëvizjen Kombëtare. Ndjek rivalitetin e dy partive në Mexhlisin Osman, “lttihat ve Terekki” “(Bashkim dhe përparim)”, e përbërë prej turqve të rinj (Jeun-Turc) dhe tjetra parti ishte “Hyrrjet ve ltilaf”, parti e (“Lirive dhe e Marrëveshjes”), anëtarët e së cilës ishin prej të gjithë kombësive që përbënin Perandorinë Otomane.
 
Ishte anëtar i [[Partia Popullore|Partisë Popullore]] të kryesuar nga [[Fan Noli]] dhe mori në [[Revolucioni i Qershorit|Revolucionin e Qershorit]] më [[1924]], megjithëse më herët kishte qenë mik i ngushtë i mbretit [[Zogu|Zog]]. Mërgoi në Evropë pas shtypjes së revolucionit nga forcat e [[Legaliteti|Legalitetit]].
 
Vllamasi akuzohet të jetë përfshirë në grupin e antizogistëve që merrnin fonde nga qeveria e [[Beogradi|Beogradit]], atëherë [[Jugosllavi]].