Portal:Ngjarjet e tanishme: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
v Mbrojti Portal:Ngjarjet e tanishme (‎[edit=autoconfirmed] (i pacaktuar) ‎[move=autoconfirmed] (i pacaktuar))
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Prejardhja dhe shtrirja e fisit Bytyq, sipas tradites gojore, 16 shkurt 2013'''
 
Nocioni ,,fis”, tek populli shqiptar, nenkupton nje grupim te njerezve te se njejtes origjine. Si kategori historike dhe shoqerore, i krijuar ne rrethanat te caktuara historike, fisi kishte rol dhe rendesi te dores se pare. Ne grupin e fiseve te veriut, fisi Bytyq eshte nje fise shume i perhapur ne Gegeri. Fisi Bytyq eshte nje fis autokton, i cili ne baze te te te dhenave historike dhe tradites gojore, nderlidhet me fiset e vjetra ilire. Ky fis ka nje shtrirje te gjere, qe fillon nga rajonet e Durresit (kepi i Rodonit ne jug) e deri ne rrafshlartat e Peshterrit ne Sanxhak. Ky fis u formesua dhe u vequa nga fiset tjera si nje grupim, mjaft i rendesishem i veriut dhe gjate historise, luajti rol te rendesishem. Sot e kesaj dite mbamendja e banoreve shqiptare per perkatesine e vjeter fisnore, prezanton nje vlere te veqante dhe relikt qe respektohet.
Fisi Bytyq, sikurse edhe shumica e fiset e tjera shqiptare, me kete emer dhe kete perkufizim u formesua ne mesin e shekujve XIV-XVI. Edhe pse ky fis filloj te nihej pak me vone se disa fise me te hershme, ai u pranua dhe morri rolin e tij ne kontekstin historik te kohes. Fisi Bytyq u njofte ne hierarkine e fisve te Malesise se madhe (fiseve te Gegnise), si fis i veqante. Poashtu edhe ne ndarjen e fiseve te Leknise (fiseve te Dukagjinit), perseri Bytyqi u pranua si nje fis i rendesishem.
Për emrin e fisit Bytyç ka mendime te ndryshme. Sipas nje versioni fjala Bytyq rrjedh nga fjala Bato, emer ky qe kishte perdorim te gjere te shumica e fiseve te vjetra ilire. Emri ilir Bato është trashëguar tek shqiptarët si Batusha ose Batuça. Nje version tjeter, emrin Bytyq e nderlidh me poqarine, punimin e eneve prej balte, sipas se ciles emri ,,Bytyq” rrjedh nga fjala ,,Butiq”, qe ne arumanishte do te thote Poqar. Nje version tjeter emrin ,,Bytyq” e lidhe me emrin ,,Byt”, emer i perdorur shume gjate mesjetes se vone, tek shqiptaret.
Rreth prejardhjes dhe perhapjes se ketij fisi te rendesishem, ka pak te dhena te shkruara. Ne regjistrat osman te shek. XVI permendet lagjja Bytyq ne Pac, kurse ne regjistrimet e shek. XVII permenden fshatrat e Bytyqit. Burimeve te pakta te shkruara u vijne ne ndihme tradita gojore dhe te dhenat arkelologjike. Ne kohen tone nje rol te rendesishem do te luanin edhe studimet dhe te dhenat gjenetike. Deri tani egzistojne dy versione kryesore rreth prejardhjes se banoreve te fisit Bytyq: njera eshte e ngritur ne origjinen e perbashket te fisit Gash dhe Bytyq nga fisi i vjeter Ilir i Varohejve, kurse teoria tjeter e cila mbeshtete me shume nga tradita gojore qe edhe ne ditet tona ruhet, eshte prejardhja e perbashket e fisit Bytyq dhe Shkrrel.
Autorit Adil Kaloshi ne librin ,,BYTYQI”, bazuar ne nje bibliografi mjafte te gjere dhe mendimet edhe te Qabejit, mbron teorine se fisi Bytyq dhe fisi Gash, jane pasardhes te drejperdrejte te fisit ilir Varohej, fis ky qe ka jetuar ne rajonin e Grykes se Rizonit (Kotorrit). Nga ky fis mendohet se ka dalur edhe mbreti Bardhyl i Enkelejve i cili e ka rrezuar mbretin Syrra dhe u be mbret i Enkelejve. Sipas ketij versioni, te paret e fisit Gash jane marre me perpunim te metaleve dhe nga fjala ,,Gac” ka evoluar edhe fjala Gash. Po sipas ketij versioni, te paret e Bytyqit jane marre me punimin e eneve prej balte, pra me poqari dhe emri Bytyq rrjedh nga fjala ,, Butiq “, qe do te thote Poqar. Sipas ketij autori, gjate gjithe historise ku ka pasur Gash kishte edhe Bytyq, te lidhur profesionalisht, por edhe permes aleancave te ndryshme. Keto dy fise jane perhapur neper vise te Shqiperise veriore dhe lindore si ne Misin e Rodonit, Shkrrel, Koman, Kqire, Puke, Bytyqin e sotem, Has, ne Kosove, Sanxhak dhe Iliride. Keto dy fise se bashku dhe me ndihmen e Begolleve te Pejes qe jane me fis Gash dhe Kryezijve te Gjakoves qe jane nenfis i Bytyqit, kane arritur te largojne fiset e mehershme Thaq dhe Skirdon nga zonat e sotme te Tropojes.
Sipas kesaj hipoteze te paret e fisit Bytyq, kane kontribuar ne kulturen e Komanit, kurse Shkrrelasit jane nje fis i ardhur nga Dana e Delit, qe duhet te gjendet diku ne Kroaci dhe te cilet pastaj jane asimiluar ose vellazruar me Bytyqet e vjeter. I pari i fist Bytyq, quhej Leke Bytyqi i ardhur nga Bytyqet e Buzhales nga Komani i cili ka pase tre djem: Vilin, Biben dhe Karlin. Varri i Leke Bytyqit, sipas kesja hipoteze gjendet diku mbi fshatin Viliq te Bytyqit (Tropoje). Ai i ka udhezuar djemte e vete te pronesojne luginen e sotme te Bytyqit. Vili djali i madh, pas vendosjes ne luginen e Bytyqit nuk ka qendruar gjate, por ka shkuar ne drejtim te Prizrenit, kurse Biba dhe Karli e kane populluar kete lugine. Biba i ka pasur tre djem, kurse Karli vetem nji. Per shkak se Karli ka qene luftetar i madhe, ka rene ne kundershtim me pushtetin e kohes ai u quajt nga populli me emerin pergedheles ,,Kral” dhe nga turqit Kara (i zi, armik). Ai e ka lene nje djal qe per nder te vellaut te madh e kishte emertuar me emrin Vil. Fshati Viliq duhet te kete marre emrin e Vilit te ri.
Megjithese teoria e prejardhejs se njejte te fisit Bytyq dhe Gash eshte shume atraktive, ky version ka nje argument shume te forte per tu kundershtuar. Fisi Bytyq dhe Gash edhe pse me te vertete ishin bashkuar shume here ne aleanca edhe sot e kesaj dite e kane bjeshken e perbashket, gjithemone kane pasur lidhje martesore. Origjina e perbashket e Shkrrelit dhe Bytyqit pranohet fuqishem nga tradita gojore. Te gjitha fiset tjera pjestaret e fiseve Shkrrel dhe Bytyq i qujajne te te njejtes prejardhje dhe keto dy fise edhe sot e kesaj dite ne vendet rurale nuk lidhin martesa. Pastaj qeshtja e poqarise si profesion percaktues, mund te jete pak e egzagjeruar, kur kemi parasysh qe keto dy fise dalloheshin me shume si fise me tradita malsore dhe merreshin me blegtori.
Perveq versionit te pare autori Ibrahim Kadri Malaj ne librin e tij ,,Tropoja neper breza” , pershkruan formimin e fiseve, ne kuader te tyre edhe fisin Bytyq.I gjithe fisi Bytyq sipas gojedhenave jane pasardhes te tre djemeve te Leke Shkrrelit. Leke Shkrreli ne gojedhenat e fisit Shkrrel permendet si kryefamiljar i ardhur nga Bosnja, diku ne mesin e shekullin XIV. Sipas gojdhenes ai i ka pasur 7 djeme, kater prej tyre kane ngelur ne Shkrrel te Malesise se Shkodres, prej te cileve eshte krijuar fisi Shkrrel, kurse tre jane larguar ne drejtim te verilindjes. Dy djemte Bibe Leka dhe Kral Leka, jane vendosur ne fshatin Pac te Bytyqit, kurse Vili thuhet se ka shkuar ne drejtim te Prizrenit. Ka mundesi qe Biba dhe Krali, ndoshta te mos jene djemte e plakut Leke Shkrreli, por te ndonje pasardhesi te tij te mevonshem. Bibe Leka ishte vellau i madh kurse Kral Leka ishte vellau i vogel. Kur rritet familja dhe ndahen Biba sipas zakonit si vellau me i madhe ndane, kurse Krali si vellau i vogel zgjedhe. Bibes i bije te marre pjesen lindore te prroit te Bytyqit, kurse Kralit pjesa perendimore. Nga keta dy pinjoll krijohen te gjitha fshatrat e Bytyqit. Fshati Pac, Zherke, nje pjese e fshatit Kepenek dhe Zogaj jane pasardhes te Bibes. Kurse banoret e fshatit Viliq, Vlad, Qorraj, nje pjese e fshatit Kepenek dhe Zogaj jane pasardhes te Karlit.
Nese i shikojme me me sy kritik te dhenat, banoret bytyqas qysh ne fillet e fomresimit te fiseve te reja shqiptare, permendeshin dhe kishin shtrirje shume te gjere ne Kosove. Lugina e Bytyqeve ne zonen Suhareke-Malisheve, vendbanimet e shumta anembane Kosoves dhe Sanxhakut, tregojne per fillesat me te hershme te ketij fisi, qe padyshim, kishte shume vellazeri te shperndara te cilat, dalloheshin dhe ruanin me fanatizem prejardhjen e njejte.
Perhapja e banoreve te fisit Bytyq eshte mjaft e gjere. Bazuar ne traditen gojore dhe vetedijen e peraktesise se njejte fisnore, disa nenfise te Mirdites, veqanarisht nenfisi Kqiraj thone se jane Bytyq. Gjithashtu shume fshtrat nga Rresheni, Miloti e deri ne Kepin e Rodonit te njohur si Kryezi, permenden edhe ne burimet e shkruara se ata e njohin vete per bytyqas. Kryezite edhe ne Kosove e njohin veten si nenfise ose dege te Bytyqit. Fisi Bytyç për nga numri i banorëve dhe shtrirja gjeografike, ka shtrirje te gjere, sidomos ne Kosove. Regjionet me te populluara me Bytyqas jane: regjioni i Prizrenit, regjioni i Ferizajit, Gjakoves, Pejes etj. Trevat e regjionit të Prizrenit më të banuara me banorë të fisit Bytyç janë: komuna e Rahovecit, Suharekes dhe Malisheves. Ne regjionin e Pejes bytyqasit jane mjaft te perhapur ne komunat e Gjakoves dhe Istogut. Regjioni i Ferizajit, sidomos vete komuna e Ferizajit, Lipjanit dhe Janjeva ka nje numer te konsiderueshem te banoreve te fisit Bytyq. Bytyqasit me nje perqindje me te vogel por te rendesishme gjenden edhe ne komunat Drenas dhe Skenderaj. Ne komunen e Podujeves poashtu ka lagje e vellazeri bytyqase. Krahina e Sanxhakut ne veri te Kosoves, sidomos rrafshnalta e Peshterrit eshte e populluar me nje numer te konsiderueshem te banoreve me origjine nga fisi Bytyq dhe Shkrrel. Kurse nje pjese e muahxhireve te larguar dhunshem nga Sanxhaku i Nishit, gjithashtu ishin bytyqas.
Banorët Bytyças kanë ruajtur me krenari indentitetin e tyre deri ne ditet e sotme. Edhe sot e kësaj dite janë të rralla martesat mes bytyçëve, sidomos mes disa fshatrave që kanë në kujtesën e tyre afërsinë e gjakut. Shumë fshatra të fisit Bytyç i ruajnë ende lidhjet e afërta me vëllazëritë e tyre nëpër trojet etnike. Kështu banorët e fshatit Shkozë dhe banorët e fshatit Viliqit dhe Çorrojt të Tropojës janë të së njëjtës vëllazëri. Banorët e fshatit Nishor, Kasterc dhe Breshanc janë të së njëjtës vëllazëri me banorët e fshatit Vlad dhe Viliq. Banorët e fshatit Karavansaraj (Krvaseri) ruajnë gojëdhënat për origjinë të njëjtë me banorët e fshatit Zherkë të Tropojës. Bytyçët e Drenovcit janë të së njëjtës vëllazëri me banorët e fshatit Pac të Tropojës. Banoret e fshatit Gjinovc jane te se njejtes vellazeri me banoret e fshatit Kepenek. Origjina e përbashkët dhe afërsia mes vëllazërive të ndryshme të Bytyçit, anë e mbanë trojeve shqiptare është ruajtur jo vetëm me fjalë, por edhe përmes shkuarje ardhjeve dhe në shumë raste edhe përkrahjes për njëri tjetrin, si shok fisi gjer në mbylljen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ruajtja e tradites gojore rreth prejardhjes dhe perhapjes se fisit Bytyq dhe fiseve tjera, me gjithe mangesite qe mund te evidentohen, eshte nje informacion i mire per te ngritur hipoteza, te cilat ne te ardhmen e afert do te duhej argumentuar vertetesia e tyre.
{| style="background-color:transparent" cellspacing=0 cellpadding=0
|valign="top"|