[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 3 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q3299184 (translate me)
Rreshti 5:
===Veprimtaria===
Hapat e parë në letërsi i bëri në fillim të viteve 20, me dramat ("Dibranja e mjerueshme", 1923, "Dashuni e besnikri"1923, etj.), në të cilat i bëhet jehonë luftës heroike të dibranëve kundër shovinistëve serbë. Shkroi edhe librin "Burgu" (1935). Vepra e tij më e shquar është romani "Sikur t'isha djalë" (1936), ku kritikohen rreptë despotizmi familjar, normat e moralit sundues që ndrydhnin personalitetin e femrës shqiptare. Romani u prit mirë nga shtresat demokratike dhe shpejt u bë një nga veprat më të lexuara të kohës. Më 1968 u botua romani "Kalorësi i Skënderbeut". Në të dy këto vepra autori ka bërë përpjekje për një pasqyrim me vërtetësi të jetës, por nuk i ka shpëtuar një fryme sentimentaliste. Problematika e re e gjeti pasqyrimin në dramën për fëmijë "Trashëgirntarët tanë" (1950), ku trajtohet pjesëmarrja e fëmijëve krahas të mëdhenjve në luftën kundër zgjedhës fashiste. Mbajti një ditar që u botua me titullin "Shtigjeve të lirisë" (1966), me vlera njohëse e letrare. Në të autori rrëfen për ngjarje të rëndësishme të historisë së Luftës ANÇ në vitet 1943-1944, për patriotizmin dhe heroizmin e popullit. Haki Stërmilli la të papërfunduara disa vepra letrare e historike.
Veqoria themelore e prozës së këtij autori është lidhja me temat sociale dhe mbështetja në ndjeshmëri sentimentale ku :
-Në rastine e parë ; apo lidhja me temat e së kaluarës kombëtare,
-Në rastin e dytë ; Autori gjithnjë kërkon një moral njerëzor në raportin në mes njerëzve në familje e në shoqëri.
"Stërmilli" bashkë me "Spasen" Janë krijuesit e romanit socialnë letërsinë shqipe të viteve të '30-ta.
 
== Veprat ==