[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 1:
'''Albania''' është një emërtim i huaj, ai është sinonim i fjalës '''Albanoi''' (''shih: [[Albanët]]''). Emërtimi, që sot nënkupton [[ShqipëriShqipëria|Shqipërin]]ë, e ka prejardhjen nga një [[fiset Ilire|fis ilir]], i cili sipas [[gjeografgjeografi]]itt aleksandrin [[Ptolemeu]] rreth shekullit të 2-të pas [[Krishti]]t jetonte midis [[Durrësi]]t dhe [[MatiRrethi i Matit|Matit]]t. Sipas studimeve [[Albanologjia|albanologjike]] rezulton se prej emrit "arbën", i cili rrjedh nga fjala alban-oi , me anë të prapashtesës “-esh”, është krijuar etnonimi "arbënesh" ("toskërisht: arbëresh").<ref>[http://www.nacionalalbania.al/2012/12/nga-aristotel-mici-prejardhja-e-emrit-shqiptar/ Prejardhja e emrit shqiptar]</ref>
 
== Rruga historike që ka përshkruar emri ==
Pas një kohe të gjatë të përdorimit të emërtimeve greke e romake, bizantini [[Mihael Attaliates]] në vitin [[1072]] për [[ilirët]] dhe fiset e tyre fillon përmend fjalën ''arvanon''. Ky emërtim duket se ka vazhduar edhe në shkrimet e tjera, si p.sh.m. të [[Ana Komnena|Anna Komnenit]] XIII 5, [[Georga Akropolita]]s. Në Mesjetë banorët e Krujës queshin "arbanun", kurse [[ipeshkvi]] i Krujës quhej ''epicopus Arbanensis''. Duket se parashtesa më e vjetër e ngjashme e përdorur nga [[Bizantiperandoria Bizantine|bizantinët]] në gjuhën [[latinishtgjuha latine|latine]] ka qenë ''arb-''. Këta popullin shqiptar nga vitet [[1166]] e quanin ''arbanense'', kurse vendin e tyre ''Arbanum'' ([[1204]], [[1250]]). Me afirmimin e azhurëve në [[Sicilia|Siçili]] dhe paraqitjes së interesit të tyre për shqiptarët, në [[1271]] ata për [[Trualli|trojet]] e shqiptarëve përmendin fjalën ''Albania'', kurse për popullin në trojet e tyre atërore ''albaneses''. Nga këto dy fjalë rrjedhin dhe emërtimet e sotme në italisht ''albanese'' dhe në greqisht ''arvanites''. Nga kjo e fundit rrjedh edhe fjala turke ''arnaut''. Në sërbishten e vjetër për trojet shqiptare përdorej fjala ''Rabana'' [[1198]] e për vendasit fjala ''rabanski'', kurse më vonë aty rreth viteve [[1330]] përdorej fjala ''arbanasi''.<ref>{{Literatura | Autori=Dr. Eqrem Çabej | Titulli=Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes | Shtëpia botuese=MÇM | Viti=1994 | Vendi=Tiranë | Faqe=8-9 }}</ref> <ref>{{Literatura | Autori=Avni K. Këpuska | Titulli=Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës | Botimi=3 | Viti=2004 | Vendi=Prishtinë | Faqe=36 }}</ref>
 
== Studime albanologjike edhe etnologjike ==
Studimet më të thella në këtë drejtim i ka paraqitur [[Gjuhësia|gjuhëtari]] dhe [[albanologalbanologu]]u i shquar shqiptar [[Eqerem Çabej|Prof. Dr. Eqrem Çabej]] në punimin e tij me titullin ''"Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes"''. Në këtë studim shkencor ai ka analizuar dhe parashtruar [[Etnogjeneza|etnogjenezën]] e prejardhjes dhe [[historihistoria|historis]]ë së emrit të trojeve shqiptare dhe banorëve të saj. Emri me të cilin të huajt quajnë shqiptarët (''si p.sh.m.: albaner, albanais, albanese etj.'') dikur përdorej edhe në truallin shqiptar. Banoret vendas në trevat shqiptare dikur janë vetëquajtur "arbër", "arbën" si dhe "dardanë". Shkrimi i parashteses se emrit të vjetër ndër të huajt luhatet midis "alb-" dhe "arb-", kurse shqiptarët vetë kanë përdorur "arb-".
 
Me kalimin e kohërave emërtimi i banorëve të saj u zëvendësua gradualisht me fjalën e sotme "shqiptarë". Rruga historike që kanë përshkruar këta emra duket të ketë qenë po ajo rrugë që kanë ndjeur zakonisht edhe emrat e popujve të tjerë. Që të dy këta emra në fillim ishin emra [[fisi|fisesh]], që me kohë u ngritën në rangun e emrit [[Kombi|kombëtar]].