[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q5757314 (translate me)
Rreshti 3:
'''Jusuf Gërvalla''' poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më [[1 tetor]] [[1945]] në Dubovik, rrethi i [[Deçani]]t, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më [[17 janar]] [[1982]]) në [[Untergruppenbach]] ([[Gjermani]]).
 
Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarëshkrimtar dhe atëdhetarëatëdhetar i shquar përepër liri deri në vdekje.
 
Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 [[Sabri Hamiti]] (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.