[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 15:
 
==Jeta==
[[File:Pompeu Fabra.jpg|thumb|Pompeu Fabra]]
Pompeu Fabra lindi në vitin 1868, në Grasi, vend që në atë kohë ishte i ndarë nga [[Barcelona]]. Ai ishte fëmija i dymbëdhjetë i Xhosef Fabra Rocës dhe Karolina Poq Martit. Në moshën gjashtë vjeçare, familja e tij u zhvendos në Barcelonë.
Line 22 ⟶ 23:
 
Instituti publikoi ''Normes ortogràfiques'' (Normat ortografike) në 1913, ''Diccionari ortogràfic'' (Fjalori ortografik) në 1917 dhe ''Gramàtica catalana'' (Gramatika katalunase) në 1918. Në po të njëjtin vit, Fabra redaktoi librin ''Curs mitjà de gramàtica catalana'' (Lindja e gramatikës katalunase), e publikuar nga l'Associació Protectora de l'Ensenyança Catalana. “''Bisedat filologjike''” të tij, të publikuara së pari në gazetën [[La Publicitat|''La Publicitat'']] u mblodhën më pas si “Punime Popullore”. Mbase puna e tij më e famshme ishte ''[[:en:Diccionari General de la Llengua Catalana]]'' (Fjalori Gjeneral i Gjuhës Katalunase) (1932), fjalor ky që më vonë u bë fjalor zyrtar i Insitutit.
[[File:Dglcportada.jpg|thumb|Dglcportada]]
 
Në vitin 1932, duke pasur prestigjin e një shkencëtari, ai unanimisht u emërua profesor (''catedràtic'') i Universitetit republikan Autonom të Bracelonës (të mos ngatërrohet me [[:en:Autonomous University of Barcelona|Universitetin Autonom të Barcelonës]] të krijuar gjatë viteve 1960 nën [[:en:Spain under Franco|regjimin Frankoist]]). Vitet në vazhdim ai emërohet drejtor i këshillit udhëheqës të Universitetit, gjë që solli burgimin e tij në vitin 1934 pas “ngjarjeve të 6 tetorit” kur trupat e [[:en:Second Spanish Republic| Republikës së Dytë Spanjolle]] tentuan ta shuanin kryengritjen e qeverisë katalunase të udhëhequr nga [[:en:Lluis Companys]].