Imam Malik ibn Enes: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 24 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q312299 (translate me)
No edit summary
Rreshti 4:
Malik ibn Enes ka prejardhjen nga fisi jemenas Asbe. Gjyshi i tij i shpërngulur në Medine ka qenë një nga dijetarët tabiin. Nuk dihet saktësisht viti i lindjes së tij. Shumë thonë se ai është i lindur në vitin 93 hixhri. Ishte i stolisur me butësi dhe zgjuarsi. Në trup ishte i gjatë dhe kishte mjekër të bardhë porsi dëbora. Diturinë e fitoi pranë dijetarëve më të famshëm të Medinës si Ibn Shib dhe Nafi Mevla Abdullah ibn Omer. Nga i pari (Ibn Shib) merrë 232 hadithe dhe nga i dyti (Nafi Mevla Abdullah ibn Omer) 80 të cilët i fut në "Muvetta"-në e tij të njohur. Në baz të transmetimeve të përcjellura nga Tirmilliu, vetë Pejgamberi a.s. paralajmëron ardhjën e tij si dhe të Ebu Hanifes dhe Shafiiut.
 
Dijetarët e asaj kohe me rastin e vizitës xhamise varrit të Pejgamberit a.s. në Medine, takoheshin edhe me Imam Malikun. Bëhen takime dhe biseda të shumta fetare me çrast dituria e tij përcjellet në shumë territore të hilafatit.
 
Maliku është themeluesi i shkollës juridike të hixhazit, karakteristikat e së cilës janë Suneti i Pejgamberit a.s. dhe traditat e popullit të Medinës, prandaj edhe emri i kësaj shkolle është "shkolla e synetit" ose "shkolla e traditës".