Alexandre Dumas: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Alexandre Dumas''' ose Aleksandër Dyma - babai (Alexandre Dumas père) ishte shkrimtar i njohur franko-algjerian dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si Konti i Monte Kri... |
|||
Rreshti 4:
=== Lidhja me Shqipërinë ===
Kohët e fundit sipas studjuesit
Ky dorëshkrim i shkurtër apo “libretto”, që sapo është botuar nga shtëpia botuese franceze “Phebus”, në sajë të punës së studjuesit Claude Schopp trajton jo vetëm historinë e Ali Pashës, e cila duket që është ndikuar nga libri i konsullit francez në Janinë, François Poucqueville dhe libri i Félicien Malefille Ali Pacha, (që siç thotë kritiku francez, Dyma e njihte mjaftë mirë), por edhe sjell një sërë dokumentash, korrespondenca e letra që lidhen me Shqipërinë. Sigurisht një vepër e pambaruar, pasi Dyma në fakt punonte mbi dorëshkrimin e parë për të shkruar romane të nivelit të Konti i Monte Kristo-s. Por siç duket, në projektet dhe librat e shumtë të tij, ky dorëshkrim më së fundi nuk u prek më. Sidoqoftë, shkrimi i tij rreth figurës së Ali Pashës duket se i ca tejkaluar disi caqet e së vërtetës historike, duke e cilësuar Ali Pashën si një tiran i ngjashëm si Tibere, Kaligula apo Neron i Epirit, edhe pse nga ana tjetër e sheh si një figurë çlirimtare kur shkruan se pa e kuptuar, Ali Pasha i shërbeu zgjimit dhe çlirimit të Greqisë. Duke bërë një përshkrim të historisë shqiptare dhe të historisë familjare të Ali Pashës, historive të Hormovës dhe Gardhiqit, Pargët dhe veçanërisht të suljotëve si dhe fundit tragjik të Ali Pashës, Dyma flet me një simpati të veçantë për shqiptarët si popull. “Hakmarrja dhe dashuria janë pasionet thelbësore të shqiptarëve, - shkruan ndër të tjera ai. - Për ligj ata kanë ligjin e shpagimit. Gratë janë të bukura e pjellore, por pas martesës ato bëhen pothuajse skllave dhe vihen në punë të rënda, pasi gjithë prodhimet e tokës janë frut i punës së tyre. Si dhe zviceranët, shqiptarët janë njerëz të gëzuar dhe ashtu si ata, janë besnikë gjer në vdekje. Në kohën e Henri IV, Franca mori në ushtrinë e saj shqiptarët, ashtu si Charles III mbreti i Napolit, kishte një regjiment mbretëror të Maqedonisë të përbërë nga shqiptarët e ikur në Kalabri pas vdekjes së [[Skënderbeu]]t...”
|