[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Jeta në Londër: thellësia është një diçka subjektive në këtë rast
Rreshti 17:
 
=== Jeta në Amerikë ===
Në vitin 1956 George Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”. Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë, pjesërisht e ndërtuar falë spekulimeve monetare. {{cn}}
 
Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979 kur krijon në [[Nju Jork]] Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987). Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mëse 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale me ide të majta në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj.
 
Në vitin 1969 krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund).{{cn|}}
 
Xhorxh Soros është autor edhe i një vargu librash si: Alkimia e Financave(1987), Hapja e Sistemit Sovjetik(1990), Duke Garantuar Demokracinë(1991) dhe autobiografinë Sorosi për Sorosin: Të zotërosh situatat (1995), Kriza e Kapitalizmit Global(1999).
 
Xhorxh Soros mban mjaft tituj nderi e çmime të dhëna nga qendra akademike të mirënjohura si New School for Social Research (New York) dhe Universiteti i Oksfordit më 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapesit dhe Universiteti i Yales në SHBA më 1991. Më 1995, Universiteti i Bolonjës i akordoi çmimin më të lartë të tij, Doktor Honoris Causa, për nxitjen e Shoqërisë së Hapur nëpër botë. {{cn}}
Në shtator të vitit 1999, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, i akordoi Xhorxh Sorosit për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri urdhërin ''"Gjergj Kastrioti Skënderbeu"''.{{cn}}
 
== Influenca politike ==