[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
rishikim
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 33:
Doli nga burgu me 11 prill<ref name="Klan">Emisioni "Opinion" tek TV Klan me [[Blendi Fevziu]]n: Nostalgji Át Zef Pllumi</ref> dhe, Natën e Kërshëndellave fillon meshtarinë tek Kisha e Shn'Andout në Tiranë deri në vitin 1997. Njeh [[Nënë Tereza|Nanën Terezë]] të cilën e përcolli për në Shkodër ku u mbajt mesha e parë në [[Katedralja e Shkodrës|Katedralen e Shën Shtjefnit]].
 
Prej atëherë nuk pushon edhe pasioni i dikurshëm për dijen dhe kulturën. Me rënjen e diktaturës boshllëku kulturor i lënë lypte restaurimin e institucioneve kulturore pararendëse, dhe P. Zefi si një i mbijetuar merr mbi supe këtë përgjegjësi. Nga viti [[1993]] deri [[1997]] rinxjerr revistën ''[[Hylli i Dritës]]'', e cila pas një ndërprerjeje ka dalë dhe në vitin [[2003]]. Janë gjithashtu këta vite, kohë e një veprimtarie krijuese për Át Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinë ''Rrno vetëm për me tregue'', vëllimet ''Françeskanët e mëdhenj'', ''Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo'', ''Ut heri diçebamus-siç i thonim dje''. Kohë kur edhe pse i lodhur nga mundimet dhe mosha nuk mungon angazhimi në lëmin e kulturës. Ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është gjetja e eshtrave të Át Gjergj Fishtës. dheMë 13.11. 1995 filluan gërmimet për varrin e Fishtës. U gjetën një pakicë eshtnash shpëtuar prej dhunimit të varrit. Më ribotimi1996-ën i kolanëskushton një plotënumërveprave''Hyllit ''dhe u vendosetërvebëhej françeskanënjë varr për Fishtën<ref>Nikolli F., ''Varri i Fishtës, At Zef Pllumi: E dhunuan hienat e kuqe me tërbim, ''[[Gazeta Shqiptare]], 29 korrik 2014.</ref>. Në vitin 2005 me nxitjen e tij nisi projekti për botimin e kolanës me autorë fretërit françeskanë. Kjo kolanë pasurohet vit pas viti me botimezhdukurareja barbarisht ngapasurojnë qarkullimidhe bibliotekën e Françeskanëve  në Gjuhadol të Shkodrës, në të cilën ndodhen dhe ngadhjetëra raftetdorëshkrime që presin të botohen. Pjesë e bibliotekavekëtyre dorëshkrimeve janë dhe disa letra dhe shkrime të P. Zefit<ref>Tuci A., ''Dorëshkrimet që “fshihen” te Françeskanët'', [[MAPO (gazetë)|Mapo]], 29 korrik 2014.</ref>.
 
Vdiq më [[25 shtator]] të vitit [[2007]] në spitalin Gemelli, [[Roma|Romë]] të [[Italia|Italisë]], dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër.