Gjon Shllaku (frat): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 12:
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Gjon Shllaku''' ([[Shkodra|Shkodër]], [[27 korrik]] [[1907]] - [[4 Mars|4 mars]] [[1946]]) ishte frat françeskan, mësues publicist me një interes të veçantë për kah shkencat humane dhe antifashist e antikomunist.
 
== Jeta ==
Rreshti 19:
Mbas doktorimit kthehet në atdhe duke u përfshirë në trupën mësimore të shkollës që e gatiti për universitet. Pak mbrapa, posë filozofisë, mori përsipër të japë orë frëngjishteje.
 
I qe ngarkuar edhe drejtimi i “Djelmnisë Antoniane”, më të cilën merrshin pjesë, veç nxënësve të liceut, edhe shumë nga ish-nxënësat e gjimnazit “Illyricum”, të rinj, profesorë, artistë, shkrimtarë, punëtorë, zanatlinj në shenjshenjë.
 
Me pushtimin italian për shkak të qendrimit antifashist, qe shtërnguar të largohet në Jugosllaví. Ktheu në Atdhé me 13 qershor 1940, mbas shumë ndërhymjesh. Qëndrimi i tij si antifashist vazhdoi, dhe me dukjen e ndikimit partizan dhe premisave që kishin për marrjen e pushtetit, P. Gjoni mban ligjërata në Kishën Françeskane në Gjuhadol<ref>[[Daniel Gjeçaj|Gjeçaj D.]], "Galeria e Artit të Martirizimit. Faqe nga tragjedia e Krishtenimit në Shqipní", Botime Françeskane, Shkodër, 2012, f. 36-49.</ref>.
 
Pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës II. botërore]] e akuzuan për antikomunizëm, si themelues i partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë ligjërimit, në klasë, në janar 1946. U mbrojt me të pandehurit e tjerë nga av. [[Muzafer Pipa]]. Në burg pësoi tortura të rënda. Më 22 shkurt e dënuan për vdekje dhe më 4 mars 1946 e pushkatuan, së bashku me dy jezuitë: P. [[Giovanni Fausti]]n dhe P. [[Daniel Dajani]]n, me Mark Çunin, seminarist, dhe me disa laikë të tjerë. U varros në vend të panjohur, jashtë [[Varrezat e Rrëmajit|varrezave katolike të Rrëmajit]]. Dëshmitarët thonë se fjalët e fundit që i kanë thënë ishin:
"Lamtumirë mim'i thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!!" – dhe se i falën përsekutuesit e vet. Qëndrim i denjë për martirët e vërtetë të Krishtit!<ref>{{it}}[http://www.kishakatolikeshkoder.com/zyra%20per%20martiret%20eng/Fr.%20Gjon%20Shllaku_1%20eng.htm Kisha Katolike Shkoder] shqipërim i lirë.</ref>.
 
== Burimet ==