[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 7:
Sejfiu u shkollua në [[Stamboll]] ku përmes Xhafer Mbrështanit u njoh me [[Said Najdeni|Hoxhë Said Najdenin]]. Kreu studimet më 1904 në shkollën e mjeksisë veterinare. Më 1905 emërohet veteriner në [[Manastiri (qytet)|Manastir]], ku njihet me Komitetin Shqiptar të Manastirit. Sheh nga afër trazirat e organizuara nga çetat terroriste bullgare e greke, dhe veprimtarinë batalionit gjurmues (avxhitabori) komanduar prej kapitenit të klasit të parë, Enver beut. Nga mesi i dytë i v. 1906 degdiset në Anadoll për veprimtarinë e tij pranë komitetit, përkatësisht në Sivas e Karahisar deri në korrik 1908.
 
Pas shpalljes së Kushtetutës vajti në Kolonjë duke takuar gjatë rrugës [[Vëllezërit Topulli|vëllezërit Topulli]], [[Fehim bej Zavalani]]n, [[Sotir PeçiPeci|Sotir Pecin]]n, Telemak e [[Themistokli Gërmenji|Themistokli Germenjin]]. Nga kjo periudhë deri më 1914 në Stamboll ka dhënë mësime fizike e kimie në një shkollë dyvjeçare për teknikë të mesëm veterinarë dhe kështu ka qënë në lidhje të ngushtë e të vazhdueshme me Lëvizjen Kombëtare. Ndjek rivalitetin e dy partive në Mexhlisin Osman, “lttihat ve Terekki” “(Bashkim dhe përparim)”, e përbërë prej turqve të rinj (Jeun-Turc) dhe tjetra parti ishte “Hyrrjet ve ltilaf”, parti e (“Lirive dhe e Marrëveshjes”), anëtarët e së cilës ishin prej të gjithë kombësive që përbënin Perandorinë Otomane.
 
Në Luftën Ballkanike u mobilizua kryeveteriner i divizionit aktiv nr. 29, të komanduar nga koloneli gjerman Von Matio, i cili figuronte midis oficerëve gjermanë, që kishin ardhur për të organizuar ushtrinë turke të shpartalluar në ndeshjet e para të luftës ballkanike dhe në rast nevoje për ta komanduar. Ky divizion, bashkë me të tjerët, ishte vendosur në frontin e Çatallxhesë për mbrojtjen e Stambollit nga ushtria bullgare, që i ishte afruar 40 kilometra kryeqytetit.
Rreshti 17:
Gjatë pushtimit nazi-fashist, Vllamasi kthehet në [[Shqipëri]] dhe inkuadrohet në qeverinë kukull të Shqipërisë. Gjatë diktaturës komuniste kaloi një jetë shumë të vështirë, më shumë nëpër burgje dhe duke punuar deri në pleqëri të thellë.
 
Kujtimet e Vllamasit nën titullin ''Ballafaqime politike në Shqipëri ([[1899]]-[[1942]])'' janë edituar nga historiani Marenglen Verli, dhe mbeten një vepër mjaft e kërkuar nga lexuesit shqiptarë. Autori bën përpjekje për t'i paraqitur ngjarjet realisht dhe në shumë raste çmon veprimet e ish-kundërshtarëve të vet. Në ndërkohë, Vllamasi kritikon hapur personalitete si [[Luigj Gurakuqi]] dhe grupin e irredentistëve kosovarë<ref>Vllamasi S., Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Neraida, 2000</ref>.
 
== Shih edhe këtëBurime ==
 
== Burimi i të dhënave ==
<references />