Universiteti i Mjekësisë, Tiranë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 28:
==Historiku==
'''Universiteti i Mjekësisë, Tiranë''' (''University of Medicine, Tirana'') (UMT) u themelua më datë 23.1.2013 me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Formimi i tij erdhi përmes bashkimit të dy Fakulteteve ekzistuese, Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Infermierisë (i cili tashmë quhet Fakulteti i Shkencave Mjekësor Teknike) dhe nga krijimi i tre Fakulteteve të reja, si risi për fushat specializuese përkatëse në Shqipëri.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë përbëhet konkretisht nga pesë Fakultete: [[Fakulteti i Mjekësisë]], Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Shëndetit Publik.<ref>http://umed.edu.al/universiteti/historiku.html</ref>
Krijimi i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë erdhi si rezultat i dinamikës së zhvillimeve të brendshme në Arsimin e Lartë Publik në Shqipëri dhe të këmbënguljes së strukturave akademike mjekësore që prej më shumë se një dekade kanë punuar për specializimin e metejshëm të Mjekësisë Shqiptare. Fjala e Mjekëve e krijoi këtë institucion me një dedikim special: rritjen e cilësisë dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm, duke bashkuar të gjitha strukturat mjekësore nën drejtimin e një institucioni profesional dhe kompetent që i njeh më mirë problematikat mjekësore dhe i ndjek ato nga afër.<ref>http://umed.edu.al/universiteti/historiku.html</ref>
 
Fillimet e Mjekësisë Shqiptare janë të lidhura ngusht me këtë Institucion të Arsimit të Lartë Publik, pasi [[Instituti i Lartë i Mjekësisë]] (më pas i emërtuar Fakulteti i Mjekësisë) u krijua në vitin [[1952]] dhe ishte një ndër pesë institutet e para të krijuara në Republikën e Shqipërisë, të cilët më pas u grupuan dhe formuan [[Universitetin Shtetëror të Tiranës]](më pas i emërtuar Universiteti i Tiranës) në vitin [[1957]], Institucionin e parë Shtetëror të Arsimit të Lartë Publik.
 
 
==Faktet Akademike==