Përdoruesi diskutim:Lori Elezi/Artizanati: Dallime mes rishikimesh

Latest comment: 9 vjet më parë by Getoar TX
Content deleted Content added
Faqe e re: Tungjatjeta Lori! Mirë se ke fillu punën. U kënaqa duke mësu për artizanatin në Kukës. Po i përmend disa gjëra: (1) '''Shkruaj me fjalët tua.''' Një pjesë e artikullit...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 17 mars 2015 03:40

Tungjatjeta Lori! Mirë se ke fillu punën. U kënaqa duke mësu për artizanatin në Kukës.

Po i përmend disa gjëra:

(1) Shkruaj me fjalët tua. Një pjesë e artikullit duket se është e njëjtë me një shkrim që unë e gjeta në internet. Shkrimin mund ta shohësh në këtë adresë: http://artizanat.nbs.org.al/services-view/kukesi/.

Artikujt në Wikipedi (sikurse edhe hartimet në shkollë), duhet t'i shkruajmë me fjalët tona. Nëse vetëm e kopjojmë shkrimin e dikujt tjetër, bëjmë plagjiaturë. Plagjiatura nuk i bën mirë askujt dhe është e ndaluar me ligj dhe me rregullat e Wikipedisë.

Kur shkruan me fjalët tua, tregon se e kupton temën për të cilën po shkruan.

Nëse patjetër duhet ta përmendësh një fjali të dikujt tjetër (p.sh., Naim Frashëri tha "Punë, punë, nat' e ditë..."), përdori thonjëzat dhe përmende burimin (autorin dhe materialin prej nga e ke marrë thënien).


(2) Përmendi burimet. Trego se ku i ke marrë informatat që i ke përmendë në artikull. Nëse ke mësu për to nga gazeta, shkruaje emrin e gazetës, datën e botimit, faqen ose çfarëdo të dhëna që ndihmon me e gjetë gazetën.

Kështu e bën artikullin edhe më të besueshëm, sepse tregon që ke bërë hulumtim dhe ke lexu për atë që po shkruan. Por edhe na ndihmon të tjerëve ta gjejmë literaturën për temën.


(3) Shkruaj një pjesë hyrëse. Shkruaj të paktën dy-tri fjali përmbledhëse për të gjithë artikullin.


(4) Ndaje artikullin në më shumë pjesë. Për shembull, pjesa "Teknika unikale ne prodhimet artizanale" flet edhe për historinë dhe gjendjen e sotme, jo vetëm për teknikën.


Mos ngurro të më shkruash po pate pyetje.

Të fala, --Getoar TX (diskutimet) 17 mars 2015 02:40 (CET)Reply

Return to the user page of "Lori Elezi/Artizanati".