Alfred Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1510351 i bërë nga Poulichet (diskutimet)
No edit summary
Rreshti 1:
 
{{Gris|Person jo me rëndësi ëublike. Pa referenca. Jo neutral. Etj. Shiko [[Wikipedia: Kuvendi#Grisje e menjëhershme e artikujve biografikë të kopjuar dhe pa referenca|këtu]]}}
Alfred Frashëri (lindur më 20/4/1935 në Korçë) është Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, doktor i shkencave, profesor.
 
== Biografia ==
 
Kreu shkollën e mesme në degën elektrike të [[Politeknikumi "7 Nëntori"|Politeknikumit „7 Nëntori“Nëntori]]“ (1949-1953) dhe u emërua teknik elektrik operator në Bazën e Karotazhit të Ndërmarrjes së Shpimit të Puseve në Patos. Në 1956-1961 ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave si inxhinier gjeolog i specializuar në gjeofizikë. Punoi në Ekspeditat sizmike të ndërmarrjes gjeologjike të kërkimeve të naftës (Vlorë, 1961) dhe në atë gjeofizike të ndërmarrjes gjeologo-topografike të Tiranës (1961-1962). Me hapjen e specialitetit të gjeofizikës në Degën Gjeologjike të Fakultetit të Inxhinierisë, në shtator 1961, A. Frashëri u aktivizua si pedagog, fillimisht i jashtëm, dhe më pas (1962) efektiv. Ai ishte një ndër specialistët e parë, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe kualifikimin e tyre pasuniversitar. Kandidat i shkencave (1974), docent (1982), doktor i shkencave (1987) dhe profesor (1989).
Si pedagog në Universitetin e Tiranës dhe atë Politeknik për 46 vjet dha mësim për 6 lëndë të specialitetit gjeofizik dhe shkroi për disa nga to edhe tekstet mësimore përkatës, si dhe tekste të tjera për probleme të shkencave të Tokës, gjithësej 11 tekste mësimore, vetëm ose me bashkautorë . Në 1998 doli në pension dhe më pas, deri më sot, është profesor i jashtëm. Ka mbajtur leksione të hapura në disa Universitete europiane, në U.S.A. dhe në Kanada. Ka udhëhequr 8 disertantë.
Veprimtarinë pedagogjike e ka ndërthurur me kërkimin shkencor. Ka eksperimentuar dhe zbatuar për herë të parë në Shqipëri metodat e reja gjeofizike, ka kontribuar në zgjerimin e fushave të zbatimit të gjeofizikës, si edhe në rritjen e thellësisë së kërkimeve gjeofizike të vendburimeve të mineraleve të ngurta. Alfred Frashëri është një ndër nismëtarët e kërkimeve gjeofizike për naftën dhe gazin në shelfin detar të Adriatikut, të informatizimit të përpunimit dhe interpretimit të të dhënave gjeofizike, të studimit të burimeve të energjisë gjeotermale. Është bashkëautor i Atlasit Gjeotermal të Europës (1991) dhe i Atlasit të Burimeve Gjeotermale në Europë (2002). Ai ka kryer 73 studime dhe ka drejtuar 28 projekte, nga të cilët 5 ndërkombëtarë. Ka botuar 11 monografi, 12 libra mësimorë, 61 artikuj në periodikun shkencor shqiptar dhe 21 në periodikun shkencor ndërkombëtar, ka referuar në 77 në kongrese e konferenca shkencore kombëtare dhe në 158 ndërkombëtare nga të cilat 32 të mbajtur në Tiranë, si edhe 71 artikuj problemorë në gazetat shqiptare: