[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 35:
Në 1444, [[Skënderbeu]] kishte arritur të bashkonte princat kryesorë shqiptarë, nën udhëheqjen e tij në [[Lidhja e Lezhës|Lidhjen e Lezhës]], ku u krijua një konfederatë e [[Principatat shqiptare|Principatave shqiptare]]. Aleanca midis princave vazhdoi t'i mbajë ata të fortë, por në vitet e para, kur [[Murati i II]] nuk ndërmori asnjë veprim kundër Lidhjes, pakënaqësitë në kuadër të aleancës ishin ndjerë, veçanërisht në vitin 1447 kur [[Lekë Dukagjini]], zoti i [[Principata e Dukagjinit|Dukagjinit]] dhe anëtar i Lidhjes, vrau në pritë [[Lekë Zaharia Altisferi|Lekë Zaharia Altisferin]], princ i [[Danjë|Danjës]] dhe gjithashtu anëtar i Lidhjes.
 
Të dy princat kishin qenë në mosmarrëveshje se kush duhej të martohej me Irenë Dushmanin. Irena ishte fëmija i vetëm i Lekë Dushmanit, princ i [[Zadrima|Zadrimës]]. Në 1445, princat shqiptarë ishin ftuar në dasmën e motrës së vogël të Skënderbeut, Mamica, e cila ishte duke u martuar me Muzakë Thopia. Irena hyri në dasmë dhe armiqësitë filluan<ref name=Francione2003p61>{{harvnb|Francione|2003|p=61}}</ref>. Dukagjini kërkoi Irenën të martohej me të, por Zaharia, i dehur, e pa këtë dhe sulmoi Dukagjinin. Disa princa u përpoqën për të ndaluar luftën, por vetëm se u përshinë më shume në njerëzit në ngjarje, duke rezultuar me disa vdekje, deri sa u arrit paqja<ref name=Francione2003p62>{{harvnb|Francione|2003|p=62}}</ref><ref name=Hodgkinson1999pp83>{{harvnb|Hodgkinson|1999|p=83}}</ref>. Asnjëri nga dy kundërshtarët nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim fizik, por pas ngjarjes Dukagjini ishte poshtëruar moralisht. Dy vite më vonë, në 1447, në një akt[[Gjakmarrja| hakmarrjeje]], Dukagjini i zuri pritë dhe e vrau Zaharian.
 
Vdekja e Zaharias e la principatën e tij pa pasardhës, duke përfunduar në duart e nënës së tij, e cila ia dorëzon kështjellën [[Shqipëria Venedikase|Shqipërisë Venedikase]], një zgjerim i pasurisë së [[Republika e Venedikut|Republikës së Venedikut]] <ref name="Fine1994p557">{{harvnb|Fine|1994|p=557}}</ref><ref>Franco p. 84.</ref><ref name="Hodgkinson199983pp8384">{{harvnb|Hodgkinson|1999|pp=83–84}}</ref>. Por Skënderbeu u kërkoi Venedikasve që [[Danja]] t'i rikthehej Lidhjes, pasi që ajo vlerësohej si një rrugë e rëndësishme tregtare, mirëpo Venedikasit e refuzuan kërkesën e Skënderbeut, kështu që Skënderbeu filloj të përgatitej për luftë <ref name="Franco85">Franco p. 85.</ref><ref name="Hodgkinson1999p84">{{harvnb|Hodgkinson|1999|p=84}}</ref><ref name="Francione2003p65">{{harvnb|Francione|2003|p=65}}</ref>.