Carlo Collodi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Asgje
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 15:
}}
==Jeta dhe veprimtaria==
.
Kolodi lind në vitin 1826 në Firence.
Domeniko Lorenci, i ati, ishte kuzhinier dhe nëna, Anxholina Orxali shtëpiake. Kjo e fundit ishte me origjinë nga Kolodi (''Collodi''), fraksion i Pesha (''Pescia''), emër që frymëzoi pseudonimin me të cilin mori famë në botë. Familja Xhinori (''Ginori'') i dha mundësi të studiojë. Lorencini i ri jetoi në ''Palazzo Ginori'' në fasadën e të cilit gjendet sot një pllakë përkujtimore.
Nga 1837 deri 1842 hyn në seminarin në ''Colle di Val d'Elsa'', për t'u bërë prift dhe, njëkohësisht, për t'u arsimuar. Ndërmjet viteve 1842 dhe 1844, ndjek leksione mbi retorikë dhe filozofi në Firence, në një tjetër shkollë fetare.
Në 1843, pa mbaruar akoma studimet, fillon të punojë si shitës në librarinë ''Piatti'' në Firence. Hyn kështu në botën e librave dhe më vonë bëhet redaktor e fillon të shkruajë. Nëkësë 1845 siguron një lejë nga kisha, që i jep mundësi të lexojë Indeksin e Librave ndaluar. Në vitin 1847 fillon të shkruajë komente dhe artikuj për ''Rivista di Firenze''.
Në vitin 1848, me shpërthimin e Luftës së Parë të Pavarësisë, u regjistrua vullnetari duke luftuar me studentë të tjerë toskanë. Pas kthimit në Firence themelon një revistë satirike, ''Il Lampione'' (Feneri, censuruar pak më vonë). Në vitin 1849 bëhet sekretar ministrie, në vitin 1850, drejtor i librarisë ''Piatti'', e cila, siç ndodhte shpesh në atë kohë, kishte edhe veprimtari botuese. Në vitin 1853 themelon një revistë të re, ''Scaramuccia''(Sherri), një gazetë teatrale ku shkruan komedi e farsa të shkurtra. Në 1856 shkruan një artikull duke përdorur për herë të parë pseudonimin Kolodi. Në të njëjtin vit botohen veprat e tij të para madhore: Miqtë e familjes dhe [[Një roman në avullore. Nga Firence në Livorno. Guidë historiko-humoristike]].
Në vitin 1859 merr pjesë në Luftën e Pavarësisë, si një ushtar i thjeshtë në Regjimentin e kalorësisë së lehtë, Novara. Pas fushatës ushtarake kthehet në Firence. Në vitin 1860 bëhet cenurues teatral. Në vitin 1868, me ftesë të Ministrisë së Arsimit, merr pjesë në formulimin e një fjalori të gjuhës së folur ''Novo vocabolario della lingua italiana secondo l'uso di Firenze''.