[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 21:
Kështu, gruaja e Nuhut a.s – siç e cekëm më lart – bashkë me fëmijët ndodheshin në anije. Djali i vetëm që nuk pranoi të ngjitet në anije bashkë me Nuhun quhej Kenan. Ai refuzoi pasi ishte jobesimtar. Kur Nuhu hypi në anije bashkë me besimtarët e tjerë, e ftoi dhe djalin e tij, por ai refuzoi.
Si rezultat i përmbytjes së madhe, u shua e gjithë jeta tokësore. Të gjithë gjallesat dhe kafshët mbi tokë u mbytën dhe u zhdukën. Vetëm jeta ujore nuk u prek. Të gjallët e vetëm në të gjithë tokën, ishin vetëm ata që ishin në anijen e Nuhut.
Sipas një transmetimi të Abdullah ibnu Abasit, Nuhu, besimtarët dhe kafshët qëndruan në anije për gjashtë muaj rresht. Në disa transmetime të ndryshme, thuhet se ata dolën nga anija ditën e Ashures, dita e dhjetë e muajit Muharrem. Këtë ditë, [[Muhammedi]] e agjëronte pasi ishte dita kur profeti Musa kishte shpëtuar bashkë me popullin e tij, ashtu siç kishte shpëtuar dhe Nuhu nga përmbytja më parë. Të gjithë njerëzit që ishin me Nuhun a.s, kur u vendosën sërish në tokë ishin impotentë, të paaftë për të lindur dhe për t'u shtuar. Askujt tjetër përveç Nuhut a.s dhe të shoqes, nuk i lindën fëmijë. Toka u popullua sërish, por vetëm nga familja dhe pasardhësit e Nuhut a.s. Për këtë, Nuhu a.s etiketohet si babai i dytë i njerëzimit.
 
==Fëmijët dhe vdekja e Nuhit==