Beteja e Kosovës: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Liridon (diskuto | kontribute) Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 84.73.116.218 dhe 185.67.177.194) dhe riktheu rishikimin 1550062 nga 84.73.116.218 |
No edit summary |
||
Rreshti 1:
'''Beteja e Kosovës''' u zhvillua në rrethinë të [[Prishtina|Prishtinës]], [[Kosova|Kosovë]]
== Beteja e
Depërtimi i vrullshëm i [[Perandoria Osmane|osmanëve]] në [[Gadishulli Ballkanik|Ballkan]] tronditi elitën politike drejtuese
Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, [[Gjon Kastrioti]], etj. Këta, më forca të bashkuara, moren pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 28 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 100.000 ushtarëve osmanë dhe 40.000 luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari shqiptar Marash Nikolla Kopili, i cili arriti të vriste [[Murati i I|Sulltan Muratin I]].
== Pasojat ==
Megjithëkëtë ballkanasit pësuan disfatë të rendë dhe kjo i hapi rrugën sulltanit pasardhës, [[Bajaziti i I|Bajazitit I]], për pushtime të reja në Ballkan. gjatë sundimit të tij, osmanët arritën të vendoseshin diku përkohësisht e diku përgjithmonë në viset e tjera shqiptare, që nga Shkodra e Kruja dhe deri në rajonet e Korçës e të Përmetit.
Në Shqipëri u krijua kështu një situatë e rëndë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Vendi pësoi një copëzim të madh politik. Prijësit e shumtë shqiptarë, duke qenë ushtarakisht të pafuqishëm, përgjithësisht hynë në vasalitetin e sulltanëve dhe nxituan të lidheshin më vende të tjera. Duke përfituar nga një situatë e tillë dhe në marrëveshje me prijësit vendas ose edhe më presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në atë të Artës, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrën (bashkë me rrethinat e saj, Drishtin e Dejën), Lezhën, Durrësin, Butrintin, Pargën etj., që ishin edhe qendra shumë të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit.
|