[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 10:
Raffaello-ja (i portretizuar që fëmijë nga i ati në Cappella Tiranni në Cagli) qe biri i parë dhe i vetëm i Giovanni Santi-t dhe Maria di Battista di Nicola Ciarla-s. Mbiemri "Sanzio" në fakt nuk është veçse një nga zgjedhimet e mundshme nga italishtja e "Santi", e rrjedhur nga latinishtja "Sancti" me të cilin zakonisht Raffaello-ja, pasi të rritej, do të firmoste veprat e tij. E ëma i vdes herët, më [[7 Tetor|7 tetor]] [[1491]]<ref name=F10>Franzese, cit., fq. 10.</ref>. I ati u rimartua pak më vonë me njëfarë Berardina di Piero di Parte, nga e cila i lindi e bija Elisabetta. Me dy gratë familja e të atit pati zënka për motive financiare<ref name=F12/>.
 
[[File:Raffaello Madonna col Bambino 1498.jpg|thumb|''Madonna me Femijën'' (1498), Casa Santi, Urbino]]
Në formimin e Raffaello-s qe përcaktues fakti i që lindi dhe u rrit në Urbino, që në atë periudhë ishte qendër artistike me rëndësi primare që rrezatonte në Itali dhe në [[Evropa|Europë]] idealet e [[Rilindja|rilindjes]]. Këtu Raffaello-ja, duke pasur akses nëpërmjet të atit në sallat e Palazzo Ducale, pati mundësi të studionte veprat e Piero della Francesca, Luciano Laurana, Francesco di Giorgio Martini, Pedro Berruguete, Giusto di Gand, Antonio del Pollaiolo, Melozzo da Forlì dhe të tjerë<ref name=F10/>.
 
Raffaello-ja, me gjasa, mësimet e para të vizatimit dhe pikturës i mori nga i ati<ref name=V/>, që të paktën nga vitet tetëdhjetë të [[Shekulli XV|kuatroçentos]] ishte në krye të një punishteje (botege) në lulëzim, e angazhuar në krijimin e veprave për aristokracinë vendore dhe për familjen dukale, si seria e muzave për tempietto-n e pallatit, si dhe për pregatitjen e spektakleve teatror<ref name=F10/>. Giovanni Santi për më tepër kishte njohje të drejtpërdrejtë dhe të përditësuar të pikturës bashkëkohëse jo vetëm italiane, siç tregon ''Chronaca rimata'' e tij, e shkruar me rastin e martesës së Guidobaldo-s me Elisabetta Gonzaga-n<ref name=F10/>.
 
Në punishten e të atit, i riu Raffaello mësoi nocionet bazë të teknikave artistike, mes të cilave me gjasa edhe teknikën e afreskut: një nga veprat e para të atribuara atij në fakt është ''Madonna e Casa Santi-t'', pikturë delikate muri në shtëpinë familjare<ref name=F12>Franzese, cit., fq. 12.</ref>.
 
Më [[1 Gusht|1 gushtin e [[1494]], kur Raffaello ishte njëmbëdhjetë vjeç, i vdes edhe i ati. Kjo datë ka ridimensionuar në disa studime kontributin e punishtes atërore në formimin e artistit; është po ashtu e shumëprovuar se si në pak vite, në adoleshencë të plotë, artisti arriti me shpejtësi një maturi artistike që nuk mund të përjashtoi një nisje shumë të hershme të aktivitetit artistik<ref name="www.electaweb.it">{{Cite web | title=www.electaweb.it | website= raffaello e urbino | url=http://www.electaweb.it/mostre/scheda/raffaello-e-urbino-urbino-palazzo-reale/it}}</ref>.