[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 17:
Në punishten e të atit, i riu Raffaello mësoi nocionet bazë të teknikave artistike, mes të cilave me gjasa edhe teknikën e afreskut: një nga veprat e para të atribuara atij në fakt është ''Madonna e Casa Santi-t'', pikturë delikate muri në shtëpinë familjare<ref name=F12>Franzese, cit., fq. 12.</ref>.
[[File:Raffaello Sanzio - Sacra Famiglia con Rafael, Tobia e San Girolamo, o Vergine del pesce.jpg|thumb|left|Familja e Shenjtë me Rafaelin, Tobian dhe Shen Jeronimin, ose Virgjëresha e peshkut]]
Më [[1 Gusht|1 gushtin]] e [[1494]], kur Raffaello ishte njëmbëdhjetë vjeç, i vdes edhe i ati. Kjo datë ka ridimensionuar në disa studime kontributin e punishtes atërore në formimin e artistit; është po ashtu e shumëprovuar se si në pak vite, në adoleshencë të plotë, artisti arriti me shpejtësi një maturi artistike që nuk mund të përjashtoi një nisje shumë të hershme të aktivitetit artistik<ref name="www.electaweb.it">{{Cite web | title=www.electaweb.it | website= raffaello e urbino | url=http://www.electaweb.it/mostre/scheda/raffaello-e-urbino-urbino-palazzo-reale/it}}</ref>.
 
Nuk dihet se nëpërmjet cilave rrugë piktori i ri arriti të bëhej pjesë e punishtes së Perugino-s: në fakt nuk duket i besueshëm rrëfimi i Vasarit, sipas të cilit Raffaello-ja kishte qenë nxënës i Perugino-s që para vdekjes së të atit dhe madje edhe para vdekjes së së ëmës<ref>Për Vasarin, Pietro Perugino, «pranë vogëlushit, jo pa lotët e të ëmës, që e donte ëmbëlsisht, e çoi në Perugia»</ref>. Me gjasa, më shumë se për një formim të mirëfilltë artistik në Perugia, djaloshi pati mundësinë të frekuentonte me raste punishten e Perugino-s, duke shkuar herë te punishtja e të atit dhe herë te ajo, të paktën deri në vdekjen e prindit: në atë vit Raffaello trashëgoi aktivitetin, së bashku me disa bashkëpunëtorë mes të cilëve mbi të gjitha Evangelista da Pian di Meleto<ref name=F12/> (artist gati i panjohur nga studimet historiko-artistike) dhe Timoteo Viti nga Urbino, me kohë aktiv edhe në [[Bolonja|Bolonjë]] ku ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Francesco Francia<ref name=S323>Santi, cit., fq. 323.</ref>.