[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 82.114.78.0 (diskutimet) në versionin e fundit nga Addbot.
Rreshti 40:
Ndarja e punës është ajo që gjithnjë e më tepër luan rolin që më parë e luante vetëdija kolektive. Ndarja e punës shoqërore trajtohet si ligj i përgjithshëm. Rezultati më i rëndësishëm i ndarjes së punës nuk është se ajo e rrit rendimentin e punës së ndarë, por se këto punë i bën solidare dhe reciprokisht të varuara. Shkaku i ndarjes duhet të kërkohet në dendësinë e shoqërisë materiale (numri i banorëve) dhe dendësisë morale (intensiteti i ndërveprimit – komunikimit) të banorëve. Arsyeja që dendësia materiale sjell ndarjen e punës është lufta për ekzistencë – ku krijon një situatë të atillë që secili të zë një vend, të luajë një rol, të kryejë një funksion. Me ndarjen e punës, Durkheim-i, shpjegon solidaritetin shoqëror, tipet e shoqërisë, zhvillimin e individit, trajtat e së drejtës. Me zgjerimin e ndarjes së punës njerëzit bëhen gjithnjë e më të varur ndaj njëri-tjetrit, sepse çdo njeri ka nevojë për të mira dhe për shërbime që ia sigurojnë të tjetër. Ai e sheh ndarjen e punës vetëm si krijim zejesh dhe profesionesh të ndryshme. Durkemi argumenton se ndarja e punës zëvendëson gradualisht fenë si baza kryesore e unitetit social.
 
Struktura shoqërore e lidhur me këtë lloj të solidaritetit është shumë e ndërlikuar dhe tejet e organizuar. Vetëdija kolektive mbetet/ekziston por zvogëlohet rëndësia e saj, që prek vetëm një pjesë të vogël të jetës sonë dhe përqendrohet vetëm në individë. Mu këtu vërehet rëndësia dallimit në mes të integrimit në sistem dhe integrimit shoqëror. Integrimi në sistem, ndarja e punësunës është mirë e organizuar përmes tregut, shtetit dhe kështu me radhë ; integrim i social – normat dhe vlerat e përbashkëta të shoqërisë – bëhen më pak të rëndësishme. Ne jetojmë dhe punojmë me njerëz me të cilët kemi besime dhe pikëpamje shumë të ndryshme. Në këtë lloj të solidaritetit na duket se kemi kontroll të plotë mbi jetën tonë, se jemi në një shkallë të lartë të pavarësisë ngase varësia jonë nga të tjerët është mirë e fshehur, ndërsa në realitet në shumë gjëra varemi nga të tjerët.
 
=== Ligji restitutiv ===